Marrëdhëniet në çift gjithmonë kanë ulje-ngritjet e tyre, pasi ndikojnë shumë faktorë siç është dashuria, por shpeshherë edhe xhelozia luan rolin e saj. Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme solli në ekranet tona historinë e dashurisë së Durimit me Valentinën, një dashuri e cila kishte nisur nga një njoftim në gazetë. Durimi rrëfeu në studio se ishte njohur me Valentinën disa kohë pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshortja dhe se kishte rënë në dashuri me të menjëherë. Kështu që Valentina dhe Durimi kishin vendosur që të martoheshin dhe në jetë kishin sjellë dy fëmijë. Por si çdo…
Author: tirana
Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka shërbyer si një urë komunikimi midis personazheve të cilët mund të kenë pasur debat ose ndonjë konflikt midis tyre. E tillë ishte dhe historia e Klaudias që u trajtua mbrëmjen e sotme. Ajo kishte zgjedhur programin për të kërkuar falje dhe për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet që kishte me të fejuarin. Historia e Klaudias kishte nisur kohë më pare kur ishte njohur me Artanin dhe kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe…
Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që tregon rrugën që duhet të ndjekin për të siguruar qarkullimin e punonjësve të gjithë ata që kanë një biznes prodhues. “Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën [email protected] numrat e telefonit: 0694122223 0694122224” shkruan Rama. Mbrëmë kryeministri Rama u kërkoi të gjitha kompanive që vijojnë punën, pra që nuk…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se si do të funksionojë udhëtimi me makina nga dita e hënë. Ai shkruan: Kryeministri Rama ne FB: SAPO KEMI MBARUAR KONSULTIMET E QEVERISË NË DISTANCË! TË GJITHË ATA QË DITËN E HËNË DHE NË VIJIM DO TË JENË TË ANGAZHUAR PËR PUNË, NË SEKTORIN PUBLIK APO PRIVAT, DO TË MUND TË QARKULLOJNË ME AUTOMJETE VETËM DERI NË ORËN 08.00 TË MËNGJESIT DHE NGA ORA 16.00 DERI NË ORËN 17.00 TË PASDITES QARKULLIMI I AUTOMJETEVE QË NUK JANË PJESË E SHËRBIMEVE SHTETËRORE NË LËVIZJE APO SHËRBIMEVE PRIVATE QË E KANË…
Ndërsa koronavirusi përhapet, ne po dëgjojmë se si të zvogëlojmë ekspozimin dhe të kujdesemi për veten nëse sëmurem. Këto janë këshilla të rëndësishme, por ne nuk po lexojmë shumë se si mund ta forcojmë imunitetin në mënyrë që nëse të ekspozohemi ndaj virusit, trupi ynë mund të luftojë në mënyrë efektive. Sistemet tona imunitare janë krijuar për të luftuar sëmundjet dhe viruset. Por për fat të keq, sistemi imunitar mund të lodhet nga shumë gjëra tipike për një jetë moderne, siç janë stresi, toksinat, mungesa e ushtrimeve dhe të ngrënit jo të shëndetshëm. Kjo parandalon trupat tanë të luftojnë në…
Kronavirusi i ri është zhvilluar në një pandemi të plotë duke infektuar më shumë se 128 000 njerëz, por a e kishte parashikuar Nostradamus këtë kërcënim viral 500 vjet më parë? Virusi i ri goditi papritur e pa paraljmërim, dhe paniku që ka shkaktuar ka bërë që teoricienët e konspiracionit të mbushin rrjetet sociale me pretendime të pabesueshme për origjinën e tij. Një prej tyre është idea se virusi është lëshuar nga një laborator sekret në Vuhan, të tjetë thonë se është parashikuar në librin e vitit 1981 “Sytë e errësirës” nga Dean Koontz. Por shumica anojnë të besojnë ashtu…
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia sjell pamjet e transportimit të një grua të mbërritur nga Anglia, e dyshuar me koronavirus tek infektivi, ndërsa personeli mjekësor nuk ka veshjen speciale që nevojitet në të tilla raste. Spahia shkruan:
Përkundër faktit se Kina po e kontrollin krizën e Coronavrusit, qeveria e gjigantit aziatik i është kthyer origjinës së pandemisë dhe arsyet e saj. Jo zyrtarisht, për momentin, Kina tregon për një origjinë amerikane të pandemisë, e cila u shfaq fillimisht në Wuhan. Pretendimi i Kinës është që mbërriti në këtë qytet përmes Lojërave Ushtarake Botërore, të cilat u mbajtën (në Wuhan) nga data 18 deri në 27 tetor. I pari që këmbënguli në këtë teori ishte zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zhao Lijian, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter (meqë ra fjala, nuk funksionon në…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore , duke parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria për shkak të koronavirusi ka shpërndarë disa këshilla të dhëna nga Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj. Brataj jep disa këshilla se si të trajtohen në kushte shtëpie disa simptoma që mund të kenë lidhje me koronavirusin. Po kështu ai tregon edhe medikamentet që duhen përdorur. Ndër të tjera shefi i “127” këshillon të gjithë personat që duhet të telefonojnë urgjencën vetëm në raste kur gjendja e tyre vijon të përkeqësohet. “Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë…
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se anti-inflamatori i përdorur gjerësisht mund të përkeqësojë koronavirusin. Ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran i cili është i kualifikuar si doktor dhe neurolog ka psotuar të shtunën se “ Marrja e antiinflamatorëve (ibuprofen, kortizon) mund të jetë një faktor që përkeqëson infeksionin. Në rast temperature merrni paracetamol. Nëse keni marë tashme antiinflamatorë kërkoni këshillat e mjekut”. Zyrtarët e shëndetësisë tregojnë se ilaçet antiinflamatore dihet që janë një rrezik për ata që kanë sëmundje infektive pasi kanë tendencën të zvogëlojnë përgjigjem e sistemit imunitar të trupit. Ministri francez i shëndetësisë ka thënë se pacientët duhet…
Për ta zbutur disi këtë situatë, aktori i humorit Bes Kallaku ka sjellë një parodi me doza humori, duke treguar çfarë ndodh nëpër shtëpitë e shqiptarëve por edhe tek e tij. “Në këto ditë karantinimi, sa me ju heq pakëz stresin. Dëgjim të këndshëm”, shkruan aktori. Tekstin dhe videon i gjeni më poshtë Kam një javë në karantinë, edhe nuk po dal nga shpia. S’ka makina, s’ka as njerëz, ka dhon urdhër policia. Bona dasëm, bona fmin ça m’ka gjet i mjeri unë, po tashi që jena n’shpi po na vje mu njof me grunë. Krejt pallati po na duket…
Ministria e Financave pas denoncimeve të qytetarëve per rritjen e çmimeve pas shperthimit te koronavirusit, ka çuar për ndjekje nga ornaget kopetente 6 farmaci dhe 7 njësi tregtare fruta-perime. Në një njoftim për mediat ministria njofton se duke filluar nga e diela në qytetet kryesore të vendit do të jenë në terren Task Forca, me prezencën e Tatimeve, Policisë, Agjensia Kombëtare e Barnave dhe AKU-së për t’i thënë ‘JO abuzimit”. Njoftimi i plotë: Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave…