Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon bashkëpunimin e të gjithë shqiptarëve për marrjen e masave për të mos përhapur më tej koronavirusin. Në një status në Facebook, Basha i kërkon qeverisë që të bëjë detyrën. Sipas Bashës, qeveria ende nuk ka një plan masash për ti paraprirë qëndrimit në shtëpi të qytetarëve. Reagimi i Lulzim Bashës Ne duhet të marrim urgjentisht masa që ti paraprijmë përhapjes së virusit. Dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i të gjithë shqiptarëve, pa përjashtim: secili prej nesh është një hallkë e rëndësishme e këtij zinxhiri, ndaj ju bëj edhe njëherë thirrje të dashur bashkqytetarë të…
Author: tirana
Në një kohë kur e gjithë Shqipëria është në ankth nga koronavirusi, ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të sjellë panik dhe frikë tek qytetarët shqiptarë. Por këto deklarata janë pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Sali Berishën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social. Qytetarët shprehen se për gjendjen e spitaleve një pjesë të fajit e mban edhe Sali Berisha. Ata i kërkojnë të flasë si mjek dhe të mos përhap panik.
Mjeku Isuf Kalo deklaroi se jo vetëm moshat e mëdha, por edhe të rinjtë që janë të sëmurë me diabet janë të rrezikuar përballë COVID 19. “Edhe moshat e reja janë vulnerable nëse janë të prekura nga diabeti..Për herë të parë ka një fushatë që t’i jepen këshilla të moshuarve, unë mendoj që edhe të rinjtë duhet të jenë më të kujdesshëm përballë këshillave” tha ai në News24. “Ne duam që trupi të rezistojë. Ekuilibri i mirë i diabetit shton rezistencën. Këta besojnë se vitamina C do t’i shpëtojë dhe pinë lëng limoni, por që kjo rrit menjëherë sheqerin”, u…
Mbrëmjen e sotme xhaxhai ka vrarë nipin me armë zjarri pistoletë duke e qëlluar 5 herë pas një konflikti që e kishte zanafillën dy javë më parë. Viktima është Julian Halili 35-vjeç. Ai u qëllua për vdekje rreth orës 18:00 nga xhaxhai i tij Shkëlqim Halili 57-vjeç në fshatin Halil. Viktima është baba i dy fëmijëve dhe njihej si njeri i qetë, jo problematik. Sipas banorëve të fshatit, xhaxhai dhe nipi, që banonin shumë pranë njëri tjetrit në fshat, dy j
Si pasojë e përhapjes të shpejtë të koronavirusit nëpër botë, masa të shumta janë marrë për parandalimin e tij. Mesa duket në Greqi, pavarësisht urdhrave të prera nga qeveria, disa pronar të bizneseve kanë dalë kundra. Burime për Top Channel, bëjnë me dije se policia greke ka arrestuar 45 persona, mes të cilëve 12 janë shqiptarë, pronar të bizneseve, të cilët kanë thyer urdhrin e kryeministrit Micotaqis për të mbyllur bizneset, në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19. Ndërkohë, mësohet se vazhdojnë patrullimet për evidentimin e personave që shkelin rregullat e vendosura nga qeveria.
Koronavirusi i ri (Covid-19) po përhapet shpejt. Më shumë se 145,000 njerëz dihet se janë infektuar dhe mbi 5.400 vdekje janë regjistruar. Pjesa më e madhe e rasteve dhe vdekjeve ka qenë e kufizuar në Kinë, por virusi po përhapet ndërkombëtarisht. Çfarë është koronavirusi? Koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje te kafshët. Shtatë, duke përfshirë edhe virusin e ri, kanë bërë kërcimin te njerëzit, por shumica thjesht shkaktojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin. Dy koronaviruse të tjera – sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers) dhe sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars) – janë…
Thirrjes së emisionit “HIPOKRATI” për të duartrokitur të gjithë mjekët dhe infermierët që janë në ballë të lu ftës kundër koronavirusit i janë bashkuar qytetarët e Tiranës dhe vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me stafin e saj. Siç shihet edhe nga videot e mëposhtëme në ballkonet e pallateve të Tiranës, qytetarët kanë duartrokitur për punën e shkëlyer e plot përkushtim të mjekëve.
Në kohën kur në Shqipëri tashmë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 38 dhe situata është kritike ku shumë njerëz janë izoluar dhe disa të tjerë mundohen të ruhen sa ma shumë, reperi i mirënjohur G-Bani i ka kushtuar këngë koronavirusit. G-BANI sapo ka publikuar klipin “Dorën nuk ta jap” ku i referohet virusit ku shumë shqiptarë tashmë zor se i japin dorën njëri tjetrit në mënyrë për t’u shmangur sa më shumë infeksionit. Ndërkohë kënga ka marrë mbi 5 mijë klikime në pak orë ndërsa teksti është shkruar si gjithmonë nga vetë G-BANI. Për më shumë…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bënë me dije se prej ditës së nesërme në mesnatë të gjitha hyrjet tokësore në Shqipëri nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të mbyllen për të gjithë udhëtarët me autobus mikrobus dhe veturë. Njoftimi i plotë: 🔴 NGA NESËR, E DIELË 15 MARS NË MESNATË, ORA 00.00, TË GJITHA HYRJET TOKËSORE NË SHQIPËRI NGA MALI I ZI, KOSOVA, MAQEDONIA E VERIUT DHE GREQIA, DO TË MBYLLEN PËR TË GJITHË UDHËTARËT ME AUTOBUS, MIKROBUZ APO VETURË! 🔴 KUFIRI TOKËSOR I SHQIPËRISË DO TË…
Mjeku Arben Ivanaj fton të gjithë qytetarët që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, dhe të mos futen në panik, duke qenë se sipas tij mjekët e shërbimit infektiv kanë treguar se janë profesionistë. Ndërkohë lidhur me përhapjen e virusit, Ivanaj u shpreh se kjo është e pandalshme, vetëm se mund të ngadalësohet, dhe tiu jepet kohë mjekëve që të kurojnë rastet. Mjeku foli dhe për numrin e lartë të vdekjeve në Itali, që sipas tij lidhen me plakjen e popullsisë, që mban numrin e parë në Europë. “Janë disa rregulla të higjenës bazë që ne i kemi mësuar tashmë,…
Bilance të trishta, histori të dhembshme, sforco e lodhje pafund, ditë të errëta për një botë të tërë; përtej kësaj panorame të zymtë vjen një lajm i mirë, më në fund. Është gati i pari medikament i specializuar për të sulmuar koronavirusin Sars-CoV2. Bëhet fjalë për një antitrup monoklonal, i aftë për të evidentuar proteinën që përdor virusi për të sulmuar qelizat njerëzore. Studimi është bërë nga një grup i Universitetit holandez të Utrecht, nën drejtimin e Chunyan Wang. Kërkuesit saktësuan se do të nevojiten muaj përpara se ilaçi të jetë i disponueshëm, sepse duhen bërë eksperimentet e duhura për…
Shqipëria e izoluar! 25-vjeçarja shkel urdhrin e “shtet-rrethimit”, por i ndodh e papritura. Mësohet se e plagosura është identifikuar si P. Daka 25-vjeç. Ajo po drejtonte mjetin tip “Passat” por në shkaqe edhe të paqarta ka dalë nga rruga dytësore duke u përplasur me një kamion të parkuar në rrugë që ishte ngarkuar me produkte ushqimore. Si pasojë e kësaj përplasjeje 25-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe po mbahet në vëzhgimin intensiv nga mjekët. Sipas informacioneve të marra edhe pse sot nuk lejohet qarkullimi I makinave nga persona pa autorizim 25-vjeçarja e ka shkelur këtë urdhër pasi ajo nuk…