Author: tirana

Pierfrancesca Graviani, një gazetare italiane, që tani është në karantinë në shtëpinë e saj në Paris, pasi ka rezultuar pozitive për koronavirusin, tregon përmes një lidhjeje video, eksperiencën e saj me covid 19 dhe simptomat që ajo ka kaluar. ’Gjithçka filloi me një fundjavë gjatë të cilës unë shkova tek prindërit në Piacenza, në Itali, tani një zonë e kuqe, por në atë kohë, në fund të shkurtit, nuk kishte asnjë rast. Unë mbërrita në Itali më 20 shkurt dhe u largova më 23’’. Në kthim, ajo kishte bërë testin dhe po atë mbrëmje, kishte marrë telefonatën… ‘’Pranoj se tani…

Read More

Mjeku Tritan Kalo, i cili ndodhet në personelin e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT me pacientët e prekur tashmë nga koronavirusi, ka postuar disa foto duke thënë se edhe kjo betejë do të fitohet. Ai shprehet se eksperienca dhe përkushtimi nuk mungon dhe gjithashtu i bën apel qytetarëve të kenë besim në sakrificat e mjekëve që ndodhen në vijën e parë të luftës me Covid- 19. STATUSI I MJEKUT TRITAN KALO NË VIJËN E PARË të “luftës ndaj Covid-19”…..Ekipi i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”, ka një eksperienca të pasur në përballimin e shumë epidemive në…

Read More

Ndoshta lajmi më i mirë në këto ditë shqetësuese si pasojë e koronavirusit, është ulja e të infektuarve dhe viktimave në Kinë, e cila është konsideruar dhe si origjina e COVID-19. Madje sipas raportimeve të fundit, vendi aziatik ka mbyllur edhe disa nga spitalet e ngritura karantinore, të cilat ishin ndërtuar për të luftuar epideminë vdekjeprurëse. WUHAN- CoVid-19 është cilësuar si koronavirusi kinez, kjo pasi epiqendra e përhapjes së tij ishte në Wuhan, Hubei. Në zonën më të nxehtë ku shpërtheu virusi janë mbyllur të gjithë spitalet e hapura aty përkohësisht për të shëruar pacientët e prekur. Por e gjitha…

Read More

Kriza e koronavirusit po nxitë një situatë më të jashtëzakonshme sesa kriza bankare, tha të enjten Kancelarja Angela Merkel, duke shtuar se vëmendja e qeverisë së saj tani nuk ishte se si funksionon buxheti i saj. “Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në çdo aspekt dhe unë do të thosha më e pazakontë se në kohën e krizës bankare, sepse kemi të bëjmë me një problem shëndetësor, një sfidë shëndetësore për të cilën shkencëtarët dhe mjekësia ende nuk kanë një përgjigje”, tha Merkel. “Pra, është detyra jonë para së gjithash të shpëtojmë jetën e njerëzve, sa më…

Read More

Teksa e gjithë vëmendja në vend është përqëndruar te situata e krijuar nga koronavirusi, duket se shqiptarët nuk ka virus që t’i ndalë për të bërë sherre. E themi këtë pasi një qytetare nga Tirana ka dërguar një video në JOQ, ku shprehet se mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, është regjistruar një sherr mes disa personave, pranë QSUT-së. Ajo thotë se dy persona po ziheshin me njëri-tjetrin dhe po shaheshin me zë të lartë. Sipas saj, policia ndërhyri për të shuar sherrin mes tyre, por njëri prej tyre ka goditur edhe uniformat blu. Më pas, dëshmitarja thotë se në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një lidhje lidhe në Facebook gjatë mbrëmjes së sotme ku ka folur edhe një herë për Koronavirusin. Ai bëri disa njoftime në lidhje me trasnportin se si do funksiononte për kompanitë dhe administratën të cilët e kanë të detyrueshme të vazhdojnë punë. Teksa fliste në sfond dëgjohej djali i tij Zaho dhe në një moment Rama i drejtohet “Të lutem, të lutem” Zaho. Momenti kur i drejtohet djali është në minutë e 6 e 50 sekonda.

Read More

Pandemia e koronavirus i njohur ndryshe si COVID-19 ka bërë që televizionet të marrin masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit. Zonë e Lirë nga Arjan Çani në TV Klan, episodin e kësaj të Premte ka patur një situatë të pazakontë. Moderatori i formatit është shfaqur me maskë fillimisht në ekran, të cilin e ka hedhur më pas poshtë. Ndërkaq ndryshe nga herët e tjera, Arjan Çani duket se ka probleme me zërin, pasi dëgjohet si tepër i ngjirrur. Në studio gjithashtu ka shumë pak të pranishëm, duke mos patur prezencën e asnjë publiku.

Read More

Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët që duan të kalojnë në drejtim të Malit të Zi, se sipas njoftimit të palës malazeze, duke filluar nga ky moment (ora 21:00 e datës, 13.03.2020) deri në një urdhër të dytë, do të bllokohet lëvizja e shtetasve dhe mjeteve që duan të hyjnë apo të dalin nëpërmjet Pikave të Kalimit Kufitar në Muriqan dhe Vermosh, për arsye të COVID-19. Kurse në PKK Hani i Hotit do të vazhdojë lëvizja, si në hyrje dhe në dalje, si për shtetasit edhe për mjetet. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara…

Read More

Mediat të ndërpresin çdo program me më shumë se 2 persona. Kryeministri tha se mediat ku punohet me kondicioner dhe ka më shumë se 2 persona për spektakël janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. “Evitoni kondicionerët, hapni dritaret. Kështu miq, kjo do të jetë jeta jonë në periudhën që kemi para. S’na falet të bëjmë tjetër në këtë të keqe të madhe që na zuri”, tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të treguar nivelin. “Unë jam në shtëpi, por xixat do të fillojnë nesër, do ta marrim me qetësi dhe kokfortësi, stërvitemi me një luftë që nuk do të jetë e shkurtër, nuk kemi parë gjë akoma, dhe kjo pa asnjë shaka, dy javët e ardhshme janë ato që do të tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do të vijojë dhe nuk e kemi përgjigjen sa lart do të ngjitet kurba. Por kjo që po bëjmë është e vetmja rrugë për ta penguar rritjen. Ndjesë…

Read More