Dashi Nëse ju intereson dikush, përvishni mëngët! Hëna është në favorin tuaj dhe ju keni dëshirë që të jeni në qendër të vëmendjes. Sa i takon punës do të keni dëshirë për të vepruar dhe situatat paraqiten mjaft premtuese. Demi Kjo e shtunë do të sjellë përmirësim në dashuri në raport me ditët e tjera, sidomos gjatë pasdites. Keni nevojë për të pushuar dhe për të qenë më të qetë. Bëni kujdes me llogaritë, pasi parashikohen shumë shpenzime. Binjakët Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive në dashuri, ndaj përfitoni pasi që nga e diela, periudha mund të mos ecë…
Author: tirana
Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular. Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat. Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm në këtë periudhë pandemie por jo vetëm. Sa herë që ne prekim telefonin celular, me gishtat tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon. Çfarë Ju Duhet Për Pastrimin e Duhur Të Telefonit Celular.Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten: Ujë të pijshëm Alkool (mbi 70%) Shishe spërkatëse Pambuk Leckë prej mikrofibre Hiqeni telefonin nga karikuesi…
Bilanci tragjik i pandemisë së koronavirusit në Itali. Dita e sotme ka çuar në 1266 numrin e viktimave e në 17 660 numrin e personave të infektuar Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 viktima më shumë e 2547 të infektuar të tjerë. Prej tyre 1328 janë në terapi intensive, 7426 po kurohen në spitale e 6201 të tjerë në kushte shtëpiake. Numri i personave të shëruar është 1439. Vetëm në rajonin e Lombardisë brenda 24 orëve janë regjistruar 149 viktima të tjera e numri i përgjithshëm i tyre është sot 890. Kurse personat e infektuar në Lombardi janë…
Ditën e sotme, në media të ndryshme qarkulloi lajmi se aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku ishte ndaluar nga policia për shkak se nuk kishte lejen e posaçme për të lëvizur. U tha gjithashtu se ai është kthyer nga Italia në datën 8 mars dhe nuk është vetëkarantinuar. Për të gjitha këto, Olsi ka reaguar me një shkrim të gjatë në Instagram ku shfaqet mjaft i indinjuar. “E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqerohet per ne burg” “Na jep mend ne instagram dhe vet del…
Si çdo shqiptar i përgjegjshëm, edhe këngëtarja Marsela Çibukaj ka lënë çdo aktivitet e impenjim, profesional apo jo dhe është mbyllur në shtëpi këto ditë të vështira jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë botën. Nëpërmjet një statusi nē facebook, artistja ka treguar me nota humori ‘anën pozitive’ të të qëndruarit në shtëpi, pra mund të hamë hudhra sa tē duam, duke qenë se kontaktin me të tjerët e kemi evituar. Përveç kësaj, çfarë më mirë se një muzikë e mirë e për më tepër ‘live’ do të na shërbente këto ditë, ndaj Marsela ka zgjidhjen ideale për të mos…
Pas pezullimit të fluturimeve me Italinë, kryeministri Edi Rama njoftoi se nesër në orën 10:00 do të mbyllen hyrje-daljet edhe me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus. “Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!” shkruan Rama.
Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat,Edlira Shkëmbi. Një mjeke nga lagjia “Kala”,një infermier dhe shoferi i ambulancës,kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”,ku janë njoftuar për një paciente asmatike në gjendje të rëndë. Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se, pacientja ishte e qetë ,nuk kishte shenja klinike të krizës asmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale. Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se,kishte prej…
Dy raste me koronavirus janë konfirmuar në Klinikën Infektive të Kosovës. Rastet i konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ku tha se nga analizat e bërë kanë rezultuar dy raste me koronavirus. Mësohet se të prekurit janë një 20 vjeçare nga Italia dhe një 77-vjeçar Kosovar. Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, të qëndrojnë mbi 1 metër larg kur takohen dhe që t’i pastrojnë duart me ujë të ngrohtë mbi 30 sekonda.
Të izolohesh në shtëpi në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së Koronavirusit në mbarë botën, ka dhe anë pozitive. Për këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri edhe mbyllja në shtëpi e ka të mirën e saj. Artistja më në fund mund të fokusohet në albumin e saj të ri që pritet të publikohet së shpejti. Në fotografinë e publikuar ku shihet me dy macet e saj Dafina ka shkruar: “Ana e mirë e të qenit e mbyllur është që unë më në fund mund të fokusohem në veten dhe në albumin tim!” Nuk e dimë se ku ndodhet partneri i saj…
Ndërsa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit vazhdon të rritet në Mbretërinë e Bashkuar por edhe në botë, një ekspert britanik ka zbuluar pse është thelbësore të ndërmerren hapa shtesë kur bëhet fjalë për larjen e rrobave dhe për të vrarë çdo mikrob e virus në to. Ai thotë se është e domosdoshme që rrobat të lahet në mbi 60 gradë, pasi kjo është e vetmja temperaturë që mund të vrasë virusin, përfshirë edhe COVID-19. Deyan Dimitrov, CEO i Laundryheap, tha se një larje në 30 gradë, nuk siguron eliminimin e mikrobeve e viruseve që mbeten në rrobat personale,…
Kemi lexuar gjatë për ushqimet që forcojnë imunitetin edhe para se koronavirusi të bëhej kryefjalë e aktualitetit. Sipas Anthony Ëilliam, mjek popullor amerikan, në një periudhë si kjo që po kalojmë vëmendja duhet të përqendrohet njëkohësisht tek ushqimet që duhet të evitojmë, për të shmangur prekjen nga viruset. Ëilliam thekson se mikroorganizmat e dëmshme që cënojnë metabolizmin tonë duhet të gjejnë terrenin e duhur për të mbijetuar – me pak fjalë, u lipset të ushqehen në mënyrë që të rezistojnë. Dhe, ushqimi më i mirë për viruset janë produktet me përmbajte të lartë yndyre dhe sheqernash. Veza, qumështi, djathi, kosi…
Ish-kryebashkiaku i Partisë Socialiste, Shpëtim Gjika në një status në Facebook, shkruan se është karantinuar në shtëpinë e tij në Vlorë dhe vetëm këto dy ditë ishte njohur me gruan e tij, Adrianën, pasi e kishte harruar fare. me nota humori ish-kryebashkiaku shkruan se gruaja e tij vjen vërdallë në shtëpi, lan e shpëlan, gatuan dhe bën gjithçka. Edhe vajza e tij, sipas Gjikës ishte surprizuar kur e kishte parë të atin në shtëpi. “Këto dy ditë që jam mbyllur në karantinë, vinte vërdallë nëpër shtëpi një grua, dhe goxha grua në fakt, se lante e shpëlante, hekuroste e bënte…