Në këtë pikë ku jemi fatmirësisht të gjithë kanë rënë dakord që mënyra më e mirë për t’u mbrojur nga Koronavirusi është qëndrimi në shtëpi. Ky izolim ka bërë që personazhet e njohur të jenë më aktivë në rrjetet sociale, disa me këshilla se si të vazhdojmë të jemi produktivë pavarësisht se nuk lëvizim nga shtëpia, disa të tjerë me filmat që mund të shohim, librat që mund të lëxojmë apo dhe recetat e veçanta që mund të gatuajmë. Zaimina Vasjari për shembull, me anë të postimit të fundit në Instagram na tregon mënyrën e saj të përballjes me Covid-19.…
Author: tirana
OBSH e ka shpallur zyrtarisht koronavirusin e ri një pandemi. Për të shmangur përhapjen e mëtejshme, njerëzit sugjerohen e detyrohen të vetë-izolohen në shtëpi. Por çfarë produktesh duhet të blini, në mënyrë që të mos dilni çdo dy ditë, duke mos rrezikuar kështu as shëndetin tuaj, e as shëndetin e të tjerëve. Duhet të blini sa më shumë ushqime të konservuara, në mënyrë që të mos skadohen dhe të mos mbaroni në rezerva ushqimore.Siguroheni të keni mjaftueshëm produkte higjienike që ndihmojnë në mbajtjen e higjienës në shtëpinë tuaj, pasi higjiena është kusht i rëndësishëm i jetesës njerëzore, edhe në mos…
Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani bashkë me familjen e tij kanë vendosur që në këto ditë stresi dhe ankthi të largohen nga kryeqyteti për të shkuar disa ditë në fshat. Ditën e djeshme moderatorja, Fatma Methasani tregoi që ishte duke udhëtuar me dy djemtë e jetës së saj, me djalin dhe Alfion. Mirëpo nuk e bëri të ditur destinacioni. Vetëm pak orë më vonë ka qenë Alfio ai i cili nëpërmjet një Instastory tregoi se kanë shkuar në një fshat të Shkodrës. “Shtëpia në fshat paqe e shpirtit”, shkruan ai krah fotos. Çifti dhe Noah kanë vendosur t’i kalojnë së…
Edhe pse nën njoftimin e vazhdueshëm të mjekëve se janë mosha më e rrezikuar, familjarët kanë dështuar të bindin të moshuarit të cilët vijojnë të mblidhen në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Në kontrast me ketë situatë, moshatarët e tyre që i jetojnë ditët në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë janë vendosur prej 5 ditësh në vetëizolim. Jetën e 41 të moshuarve drejtuesja e këtij institucioni Anila Peçi e ka vlerësuar shumë më të rësishme se lëvizjet e tyre të përditshme dhe takimet familjare. Kur shifrat e prekurve në Shqipëri të të prekurve me koronavirus vijnë në rritje, kujdesi…
Mbajtja e dorezave mund t’ju ekspozojë më shumë ndaj koronavirusit. Të paktën kështu ka deklaruar një mjeke në Britaninë e Madhe. Sipas Dr. Simran Deo, dorezat më shumë u rrisin rrezikun e infektimit sesa u mbrojnë. Deo thotë se ato mund të mbledhin mikrobe në sipërfaqe nga persona të infektuar të cilët mund të kolliten apo tështinë afër tyre. Duke folur për Mirror, mjekia shpjegoi: “Ndërsa dorezat mund t’u mbrojnë duart nga kontakti me këto pika, ato gjithsesi do të qëndrojnë në sipërfaqen e dorezave dhe madje mund të zgjasin atje për më gjatë nëse nuk lahen shpesh, duke çuar…
Ai kishte shfaqur të gjitha shenjat e sëmundjes mbrëmjen e kaluar dhe pas kryerjes së testit, kishte rezultuar i infektuar. Futbollisti është futur menjëherë në karantinë dhe raportohet se nuk ka shfaqur komplikacione në gjendjen shëndetësore. Pas lajmit të infektimit të tij, i gjithë ekipi i Chelsea ka përfunduar në karantinë. Mes këtyre personave do të jetë e gjitha skuadra, stafi teknik dhe të gjithë bashkëpunuesit e tyre. Ditën e djeshme, një tjetër rast me koronavirus u konfirmua në ekipin e Juventus-it, Daniele Rugani, i cili gjithashtu është stabilizuar.
Katër ditë më parë, moderatorja Hygerta Sako njoftoi mes dhimbjes se kishte humbur një ndër personat më të shtrenjtë të jetës së saj, të atin. Krahas një poze me të kur ishte e vogël, Hygerta jepte lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait, humbja e të cilit i ka sjellë hidhërim të madh. Ditën e sotme, moderatorja ka shprehur me ndjekësit mungesën e madhe që ndjen për të atin dhe ka publikuar një kolazh me fotot e tyre ndër vite. Hygerta tregon se e humbi babain në një moment kritik për jetën dhe se dhimbja është akoma më…
Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano. Ajo është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur zonë e kuqe. Dhe një nga rregullat kryesore që duhet ndjekur me kujdes për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, është mbajta e distancës 1 metër larg nga njëri-tjetri. Por duket se Rike Roçi ka një problem të vogël. Duke bërë shaka, ish-banorja e “Big Brother” ka postuar në “Instastory” një fotografi të frigoriferit. “Unë largohu ai afrohu!!! Unë largohu aiiiii drejt meje, po ik o frigorifer ikkkk. Respekto 1 metershin. Frigoriferi im nuk respekton distancën me mua”,…
Qeveria ka vendosur masa shtrënguese të rrepta për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit, që deri tani në Shqipëri ka infektuar 33 persona dhe i ka marrë jetën një gruaje.Njerëzit, shumica e të cilëve janë në shtëpi, pasi institucionet apo kompanitë ku punojnë janë detyruar të mbyllin dyert, për të zbatuar masat e vendosura, do ta gjejnë një mënyrë për të kaluar kohën.
Kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale shprehet se banorët që jetojnë në Tiranë dhe Durrës dhe që janë larguar për fundjavë në qytete të tjera të hyjnë gjatë hapjes së rrugëe hyrëse pas mesnatës të së dielës deri në orën 8 të mëngjesit. Sipas Ramës, gjasat janë që ky perimetër të mbyllet përsëri. Rama shkruan: “KUSH BANON NË TIRANË-DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT. SIPAS…
Njerëzit që shërohen plotësisht nga koronavirusi mund të lihen me funksionin ’20 deri 30% ‘më pak të mushkërive, dhe të gazohen për frymë kur ecin shpejt, zbulojnë mjekët e Hong Kongut. “Njerëzit që shërohen nga koronavirusi mund të ngelin me aftësi të dobta të mushëkrive, të cilat do funksionojnë rreth 20-30 % më pak se normalisht dhe mund të kenë vështirësi me frymëmarrjen kur ecin shpejt apo vrapojnë”, zbulojnë mjekët e Hong Kongut. Autoriteti Spitalor Hong Kong bëri këtë zbulim pasi studioi valën e parë të pacientëve që ishin larguar nga spitali dhe ishin shëruar plotësisht nga COVID-19. Nga 12…
Ashtu siç u paralajmërua, ka nisur takimi mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti e Thaçi në fillim të takimit nuk ia zgjatën duart njëri tjetrit, si masë preventive kundër koronavirusit.Takimi vjen pas situatës së fundit politike të krijuar pas paralajmërimeve të SHBA-ve për sanksione ndaj Kosovës si rrjedhojë e mos-heqjes së taksës. Mediat në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje, teksa i njëjti është duke vazhduar me dyer të mbyllura.Kryeministri Kurti ndërkaq sot në një konferencë për media konfirmoi se taksa ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Kjo…