Author: tirana

Përhapja e shpejtë COVID-19 në vende të ndryshme të botës ka bërë që e gjithë bota të alarmohet. Tashmë në shumë vende qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpi, për të qenë më të mbrojtur nga infektimi i mundshëm me koronavirus. Por, ka edhe prej atyre që nuk dëgjojnë rekomandimet, andaj dalin dhe rrezikojnë veten, familjen e të tjerës. Këngëtarja Rozana Radi ka reaguar e indinjuar përmes një postimi në InstaStory, por nuk e ka sqaruar se për çfarë saktësisht e kishte fjalën. “Ra ky virus dhe njohëm të gjithë IDIOTËT”, ka shkruar ajo. Në Shqipëri deri tani janë regjistruar 23 të…

Read More

Nga Prof. Dr. Isuf Kalo/ Në periudhën kur edhe vendi ynë është tashmë i përfshirë në pandeminë vrastare të koronavirusit një nga kontingjentët më lehtë të prekur dhe potencialisht më të rrezikuar nga ana shëndetësore prej tij jeni ju veçanërisht ata më të moshuar ndër jush, me sëmundje të tjera shoqëruese dhe aktualisht me çrregullim të ekuilibrit te diabetit. Paniku, ankthi, izolimi në shtëpi, çrregullimet e dietës e kufizimet jo të zakonshme dhe atmosfera stresante e jetës në kuadrin e masave të domosdoshme kundra kësaj fatkeqësie mund që të kontribuojnë në përkeqësimin e Diabetit dhe të dëmtojnë imunitetin e organizmit…

Read More

Për 24 orë ka patur një rritje prej 10 personash të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, numri total ka shkuar në 33. Hartës së qyteteve të Shqipërisë, ku ka raste të konfirmuara me koronavirus sot i është shtuar edhe Fieri. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Fier janë regjistruar katër raste të reja me virusin Covid-19.Ndërkohë në qytetin e Durrësit, numri i personave të infektuar ka shkuar në 5, mes të kcilëve është dhe një mjek i spitalit të Durrësit, ku qe e shtruar e 73-vjeçarja me Covid-19, e…

Read More

Mjeku i njohur Arben Beqiri ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me situatën e koronavirusit. Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, Beqiri u ka dhënë përgjigje pyetjeve më të shpeshta rreth Covid-19. Postimi i plotë:Pergjigje pyetjeve me te shpeshta rreth Covid 19 1-Sa kohe i duhet virusit nga momenti infektimit deri tek momenti i shfaqjes se semundjes?Duhen rreth 5 dite nga infektimi deri ne shfaqjen e shenjave te semundjes por ndonjehere mund te zgjase edhe 14 dite. 2- pasi sheroheni a fitoni mbrojtje?Eksperienca me virusit e tjera na mson qe organizmi krijon mbrojtje por me kete virus te…

Read More

Këto janë dy shenjat më me fat, 13 Mars 2020. Dashi- Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Luani- Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e shtunë shumë intriguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë…

Read More

Një djalë i ri në Belgjikë u arrestua nga autoritetet vendore, pasi ka bërë në publik një gjest skandaloz për situatën ku ndodhemi. Ai ka hequr maskën, ka lëpirë gishtat dhe më pas me gishtat ka ngjyer tubin e trenit. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale. Autoritetet reaguan menjëherë, duke prangosur të riun, kurse treni është dërguar për dezinfektim, raportojnë mediat botërore. Në Belgjikë janë konfirmuar mbi 315 raste me koronavirus, ndërsa 1 pacient ka vdekur.

Read More

Koronavirusi mund të mos godasë Shqipërinë aq sa ka goditur Veriun e Italisë, por në të kundërt mund të jetë shumë më pak agresiv. Mesazhi i optimizmit vjen nga analiza e profesorit Robert Gallo, studiues më famë botërore, një nga zbuluesit e virusit të SIDA dhe të testit të parë të diagnostikuar të HIV. Sot eshte drejtor i Institutit te virologjise ne Universitetin e Mariland ne SHBA. Sipas Roberto Gallo ”epidemia qe po perhapet tani ne itali nuk eshte njeloj si epidemia qe u perhap ne Kine dhe besoj se nuk eshte e sigurt qe covid i ri do te…

Read More

Policia ka ndaluar aktorin e TV Klan Olsi Bylyku, në një nga postoblloqet e kryeqytetit teksa ky i fundit kishte vendosur të sfidonte urdhrin e Policisë së Shtetit. Bylyku nuk ishte i pajisur me lejen e posaçme siç ka paralajmëruar policia. Ndërkohë, rezulton se ai ka hyrë nga Italia më 8 mars në vend, në një kohë që urdhrat e autoriteteve ligjzbatuese janë të qarta. Policia e ka shoqëruara aktorin për në banesë duke i kërkuar marrjen e masave dhe vetëizolim pasi mund të rrezikojë veten dhe personat e tjerë në marrjen ose përhapjen e koronavirusit.

Read More

Personeli mjekësor që është në vijë të parë në betejën me koronavirusin, do të ketë në dispozicion autobusë të posaçëm për të lëvizur. Ky vendim i Bashkisë së Tiranës për të garantuar transportin e posaçem për personelin mjekësor, funksionon edhe për linjën e Kamzës. Kështu, në bazë të këtij vendimi, infermierët e mjekët në Kamëz apo nga Kamza që janë brenda regjimit spitalor të Tiranës, do të mund të përdorin linjën e transportit urban, duke përcaktuar edhe itinerarin dhe stacionet. Sipas këtij vendimi, nisja e urbaneve do të bëhet nga Kamza në orën 6:20, me stacione: Kamëz, Bathore, Ura e…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo vjen me një mesazh t fortë për të gjithë qytetarët, të cilët po kalojnë momente të vështira për shkak të rasteve të paraqitur në Shqipëri me koronavirus. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kalo thekson se qëndrimi në shtëpi kërkon padyshim disa sakrifica, por bëhet për të përforcuar të drejtat për jetën dhe triumfin ndaj rrezikut që kanos ky virus. Sipas Kalos, vetëndërgjegjësimi ishte dhe do të mbetet ‘kyçi i artë’ për të përballuar këtë sëmundje. Kujtojmë se duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm Tirana dhe Durrësi qëndrojnë në ‘shtetrrethim’ vendim ky i…

Read More

Pamjet që shihni padyshim që nuk i ngjajnë asaj Tirane që ne jemi mësuar të shohim çdo ditë. Rrugë të boshatisura, dhe tek tuk të sheh syri ndonjë makinë, ndërkohë që kryeqyteti ndodhet në ‘shtetrrethim’, në kuadër të forcimit të masave kundër koronavirusit. Dje qeveria urdhëroi që duke nisur nga ora 6:00 e mëngjesit të sotëm, deri të dielën në mesnatë. Urdhri në fjalë përcakton se asnjë mjet privat, nuk do të lëvizte, por vetëm automjetet e autorizuara nga policia e Shtetit. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/2541401376118813/ Pamjet me dron të Tiranës janë siguruar nga LSA.

Read More

Ministri i Brendshëm i Australisë Peter Dutton është prekur nga koronavirusi dhe këtë gjë ai e ka bërë me dije vetë përmes rrjeteve sociale. “U zgjova sot në mëngjes me dhimbje fyti dhe me temperaturëë. Menjëherë jam drejtuar për në spital, ku rezultova se isha pozitiv ndaj koronavirusit”, nënvizon ai. Dutton është shtruar menjëherë në spital, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA-të. Numri një i Rendit në Australi kishte zhvilluar takim me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump.

Read More