Author: tirana

Koronavirusi solli karantinën. Karantina nuk të lejon të shkosh ku të duash të mjekohesh e aq më tepër jashtë shtetit. Kështu sot të varfër e të pasur janë në duar të mjekëve shqiptarë. Pikërisht në këtë kohë dalin në dritë statuse që ndriçojnë figurën e mjekut, i quajnë heronj e super heronj. Mbas gjithë këtyre viteve që i denigruan, që i përzunë, e që i burgosën, kuptuan më në fund se janë një diamant që duhet ta kenë pranë. Doktor Mikel Nakuçi thotë se të mbushur me zili për pushtetin moral të mjekëve, arritën deri atje sa të përhapin shprehjen…

Read More

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story”, në Neës24, se numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri pritet të rritet nga dita-ditë. Tomini sqaroi dhe rastin e Durrësit, ku një 73-vjeçare ndërroi jetë, duke u bërë viktima e parë në Shqipëri nga koronavirusi, duke thënë se para se të shfaqte shenja të virusit vdekjeprurës ajo ka qëndruar në dhomë me dy zonja të tjera, të cilat kanë rezultuar pozitive. Intervista: Në qarqet që ka nisur karantimi, a ka rrezik të përhapjes…

Read More

Këngëtarja Elvana Gjata do të qëndrojë në shtëpi e nuk do të dalë jashtë në ditët e ardhshme, ndërsa qeveria ka marrë masa të ashpra në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ajo mendon se diçka e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte. “Kam anuluar koncerte, por ajo që ka më shumë rëndësi është që të qëndrojmë në shtëpi. Jemi më të sigurt për veten dhe të tjerët. Sa herë në ditë i laj duart? Si kam…

Read More

Shtetasit italianë të konfirmuar si mbartës të koronavirusit të ri mund të përballen me akuza për vrasje nëse ata lëvizin lirshëm nëpër rrugë, pavarësisht se ndaj tyre është dhënë urdhër për të qëndruar në karantinë. Pacientët e dyshuar se janë mbartës të COVID-19 janë urdhëruar që të qëndrojnë brenda në zona të izoluara, në të kundërt janë gjobitur me një gjobë rreth 206 euro. Por tashmë me masat e reja të ndërmarra ato do të përballen me akuza shumë më të rënda nëse infektojnë dikë gjatë shëtitjeve të tyre në rrugë. Mediat italiane bëjnë me dije se këto persona do…

Read More

Tentuan të parkonin makinën pranë varrezave për të ndenjur pak bashkë, për të shkëmbyer ca puthje, larg syrit të botës në këtë gjendje të jashtëzakonshme, por s’u shkoi dhe aq mirë plani. Policia në Ancona pa një makinë të dyshuar pranë varrezave dhe brenda gjeti një burrë dhe një grua, 45 vjeç. Ata u thanë policëve se pas darkës kishin qëndruar mënjanë për pak intimitet, një sjellë në kundërshtim me rregulloren e vendosur në Itali për të parandaluar koronavirusin. Një gjest më shumë se ç’duhet që bëri të ngrihet një padi ndaj tyre. Për të njëjtën arsye, në Torino u…

Read More

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji është vetëizoluar në shtëpi për shkak të situatës që po kalon edhe vendi ynë nga koronavirusi. Ai shprehet se më miër i izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të semurë të izoluar nëpër spitalet tona. Ai shkruan: “Më mirë të izoluar dhe me shëndet të plotë sot, se sa të semurë të izoluar nëpër spitalet tona me 1001 halle dhe me qeveri që çthotë sot nuk thotë nesër! Shpeto veten, familjen dhe ruaj shoqërinë!Shoqëri e mirë janë librat , për këtë fundjavë unë sugjeroj 1-Si vdesin demokracitenga Steven Levitsky, Daniel Ziblatt2- Ne…

Read More

Kryeministri Rama ka folur edhe për lëvizjen me makina private nëse ambulanca nuk vjen dot. Rama tha se përjashtohet rasti kur nuk të duhet asnjë dokument nëse shkon në maternitet. “Për të shkuar në maternitet nuk ka nevojë të tregoni asnjë dokument vetëm të jetë e qartë që ju jeni në makinë dhe është më shumë se cdo dokument tjetër, kaq dhe nuk ka nevojë. Nëse shkon nevoja, ju jeni aty dhe flet vetë prania e tij që po ju shtyn me forcë për të dalë në këtë kohë të vështirë, por ai nuk pyet dhe do ta dalë” tha…

Read More

Asnjë studim nuk ka vërtetuar deri më tani ndikimin e infeksionit në pjellorinë dhe fuqinë e mashkullit, por mjekët në Wuhan të Kinës besojnë se është shumë e mundur të zvogëlohet numri i spermës dhe sekretimi i hormoneve. Mjekët kinezë u kanë bërë thirrje meshkujve me koronavirus të testojnë pjellorinë, pasi është e mundur që sëmundja të ketë efekt negativ në testikujt, sipas Daily Mail. Sipas spitalit Tongja, megjithëse koronavirusi prek kryesisht mushkëritë dhe sistemin imunitar, ai në teori mund të rrezikojë shëndetin riprodhues të meshkujve.Ekspertët mbështesin këtë pretendim që COVID-19 hyn në qelizat njerëzore përmes një proteine të caktuar…

Read More

Sherr me thika në Elbasan, tre të rinj me kapele plagosin 21 vjeçarin dhe largohen Foto ilustruese Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit si pasojë e një sherri me thika. Sipas informacioneve paraprake, tre të rinj me kaple, ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me thikë shtetasin E.C 21 vjeç dhe janë larguar. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Gjendja shëndetësore e tij nuk dihet ende, ndërsa Policia ka nisur hetimet për rastin.

Read More

Në këto momente, një autoambulancë ka mbërritur në ambientet e karantinës te Infektivi në QSUT. Sipas raportimit të gazetarit Erjon Skëndaj brenda saj ndodhet një tjetër pacient i dyshuar me COVID 19. Nga pamjet e para nga mjeti dalin fillimisht mjekë të personelit të pajisur me veshje të përshtatshme e më pas personi i dyshuar. Kujtojmë që në vendin tonë janë 23 personat e prekur nga koronavirrusi. Një prej tyre ka ndërruar jetë (73-vjeçarja në Durrës).

Read More

Mjekët bëjnë thirrje që të mbajmë higjienë personale dhe të vetëizolohemi në shtëpi. Featured image of article: “Dolëm për të marrë të marrë ushqim, e i futëm një xhiro”/ Qytetarët thyejnë rregullat, shëtitje nga liqeniQytetarët tek liqeni12 Mars, 2020 20:01 Përditësuar: 20:05 TIRANË- Shqiptarët nuk izolohen të gjithë për tu mbrojtur nga koronavirusi. Mjekët bëjnë thirrje që të mbajmë higjienë personale dhe të vetëizolohemi në shtëpi. Por këto thirrje nuk dëgjohen nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Ne bëmë një vëzhgim në zonën e liqenit dhe aty pamë që qindra qytetarë kishin dalë në shëtitje, sikur të ishte një ditë…

Read More

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se teste do t’u bëhen vetëm atyre personave që kanë shenja të Koronavirusit, dhe jo të qytetarëve që kanë mundësi ta kenë, ose kanë dyshime, por nuk kanë shenja. “Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si çdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndjej asgjë, por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”.

Read More