“Ata që thonë se kufijtë duhet të ishin mbyllur më parë e kanë gabim. Kufijtë nuk duhet të ishin mbyllur më parë, shikoni si vendet e tjera po veprojnë më ngadalë, Amerika i mbylli vetëm dje, Britania nuk ka vendosur të mbyllë as shkollat. Nuk përshkallëzohen masat me idenë se virusi do të shkojë në Berat dhe hajde të bllokojmë Beratin. Afrimi i temperaturave të larta do të ulë agresivitetin e virusit. Kjo është luftë, nuk e kemi armikun me armë, nuk na bombardon nga lart, e kemi në ajër dhe rreth nesh dhe kërkon të na fusë në trup…
Author: tirana
“Nuk do të pezullohet, por nuk është këshillueshme në grup, askërkund që të grumbullohen të kodrat e liqenit dhe të qëndrojnë për piknik, ecja po, mund të dalim për ajër të pastër, por jo në grup dhe familjarisht. Mos na detyroni të përdorim forcën, mos u mblidhni në bulevardin e Elbasanit për ditën e Verës” tha Rama në përgjigje të interesit të shumë qytetarëve gjatë një komunikimi për mediat.
Kreu i qeverisë Edi Rama lajmëroi Rama se në qendrat tregtare, do të pezullohen të gjitha aktivitetet brenda tyre që nuk janë të lidhur me shërbimin për ushqim apo farmaceutik, dyqane rrobash, parfumesh do të mbyllen. “Ndërkohë që çdo shërbim për ushqimet do të jetë i hapur. Nuk është e nevojshme, është e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të mbledhim bukë në shtëpi. Për blerjen e ushqimeve dhe ilaçe do të lëvizet, nuk ka mungesa. Ushqimoret, furrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura”, shtoi kryeministri
Kreu i qeverisë Edi Rama lajmëroi se Fasonët dhe call center do të mbyllen deri në një moment të dytë, dhe nëse pasi të rihapen do të konstatohen sërish që nuk i kanë përmbushur kushtet, do të mbyllen përgjithmonë. “Po ju shpjegoj se nesër edhe fasonët dhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për sigurinë dhe nëse standardet, që janë të thjeshta nuk do të garantohen do të marrim masa drastike, që do të bien në shpatullat…
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kanë aplikuar për viza. Në njoftim thuhet se për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte datë 13, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Postimi i plotë Për shkak të kufizimeve në qarkullimin rrugor, ditën e premte, më 13.03.2020, sektori i vizave do të jetë i mbyllur. Duke filluar nga e hëna, më 16.03.2020, në rast se nuk do të ketë ndryshime, ne do të jemi përsëri në shërbimin tuaj. Përgjithësisht për hyrjen në sektorin e vizave duhet patur parasysh: Nisur nga…
Policia e Shtetit ka publikuar masat që do të aplikohen qysh nga dita e nesërme në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në kuadër të këtyre masave, policia bën me dije se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë: 1. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit. 2. Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën,…
Shpallja zyrtare e gjendjes së Pandemisë botërore nga OBSh-ja, vendosja e kurrorës së virusit në më shumë se 100 vende dhe përhapja e tij në çdo kontinent, i ka vënë vulën këtij pushtimi pothuaj virtual dhe pushtimi tërësisht real cep më cep të globit. Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit U bënë shumë ditë që gjithë njerëzimi është nën pushtetin absolut të frikës. Shpallja zyrtare e gjendjes së Pandemisë botërore nga OBSh-ja, vendosja e kurrorës së virusit në më shumë se 100 vende dhe përhapja e tij në çdo kontinent, i ka vënë vulën këtij pushtimi pothuaj virtual…
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka njoftuar sot se është vetëizoluar, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, ka shfaqur simptoma të dyshimta dhe po testohet për COVID-19. Vetë kryeministri nuk paraqet shqetësime, por çdo aktivitet që parashikon praninë e tij fizike është anuluar ose shtyrë. Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior. Kryeministri Trudeau deklaroi gjithsesi se është aktiv dhe po merr pjesë online në të gjitha mbledhjet, edhe në atë kushtuar pikërisht koronavirusit, që…
Kryeministri Edi Rama jep tjetër informacion të rëndësish¡m për qytetarët shqiptarë lidhur me depërtimin e koronavirusit në organizëm. Përmes disa fotografive të publikuara në “Facebook”, Rama tregon se si koronavirusi merr peng qelizat e njeriut, duke çuar deri në vdekje.
Ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus në Itali ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113. Numri i pacientëve në terapi intensive është 1153. 6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie. Numri i personave të shëruar është 1258. Statistikat e sotme konfirmojnë përsëri rajonin e Lombardisë si më të prekurin nga pandemia me 8725 të infektuar e 744 viktima. Deri më sot në Itali janë kryer 86 011 tampone. Rajoni me numrin më të ulët të personave pozitivë nga koronavisrus…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpjeguar urdhrin e ri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve private për të frenuar përhapjen e COVID-19. Në një deklaratë ajo tha se personeli shëndetësor dhe të gjithë personat me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale përjashtohen nga ky urdhër. “Përjashtim nga rregulli i përcaktuar në pikën 1 dhe 2 të këtij urdhri bëhet për autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi me funksion publik dhe ato që transportojnë mallra. Autorizimi për qarkullimin e autoambulancave, automjeteve që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra kryhet sipas…
lleshajMinistri i Brendshëm Sandër Lleshi në një mesazh në Twitter ka deklaruar se orët në vijim do të jenë vendimtare për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Lleshi ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërkohë që ka thënë se Policia dhe Ushtria po vijojnë kontrollet për kufizimin e lëvizjeve në gjithë vendin. “Situata përballohet kur secili bën pjesën e tij. Ndërkohë që punonjësit e shëndetësisë, të policisë, ushtarakët e të tjerë duhet të mbajnë barrën kryesore, të tjerët duhet të bëjnë një gjë më të thjeshtë, por po aq të rëndësishme: të qëndrojnë në shtëpi. Policia, e…