Në një moment kur të gjithë njerëzit janë izoluar nëpër shtëpi dhe tentojnë të ruhen nga koronavirusi, Rama ka vendosur t’u dërgojë një tjetër mesazh krahas daljeve të shpeshta në Facebook. Ai ka regjistruar një mesazh zanor ku i kërkon shqiptarëve të lajnë duart dhe të bëjnë kujdes. “Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, thotë ai në regjistrim.
Author: tirana
LETRA E PLOTE: Më 17 janar 2020 muskujt e mi po më dhimnbin të gjithë. Mund të kem patur pak ethe, por dhimbja nuk ishte aq e fortë sa për t’u vënë re. Duke parë mbrapa në kohë është pak e frikshme, sepse shtëpia ime dhe shkolla ku unë studioj japonisht janë brenda një rrezeje prej 5 km nga Ëuhan, ku besohet se virusi ka origjinën. Për të trajtuar dhimbjen e muskujve mora disa tableta, sepse mendova: ishte një ftohje normale. Tani që unë mendoj për këtë, them se kam humbur kohën më të mirë për trajtimin e virusit, duke…
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë masa të ashpra për koronavirusin, i cili tashmë ka prekur deri tani 25 shtetas. Rama kërkoi nga qytetarët zbatimin e tyre me rigorozitet, ose në të kundërt do të përballen me sanksione. “Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare. Sot kemi marrë një sërë masash të reja, e kërkojmë ndjesë për kufizimet e mëdha. Nëse jetoni në Tiranë e Durrës përulësisht zabtojeni, kjo luftë nuk luftohet ndryshe. Do blindohet qarkullimi i makinave private nga Tirana e Durrësi. Nga nesër do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private, dhe transporti ndërurban si…
Një person, i cili kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, nuk ishte vetëkarantinuar , siç është rregulli i detyrueshëm, por lëvizte i qetë në Tiranë. Ai u ndalua nga policia e shtetit dhe është dërguar me Urgjencë në spital pasi nuk ndihej mirë. E gjitha kjo është bërë “live” teksa drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu në terren duke bërë kontrollet, pikërisht kundër këtyre personave të “pabindur” që vijnë nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen. ” Hape krahun dhe njofto ambulancën. Është kthyer para dy ditësh nga Italia dhe nuk po ndihet mirë dhe do të njoftohet shërbimi i Urgjencës…
Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem. “Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkalëlzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama.Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. “Ne kemi në dorë ta…
Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se sa të rëndësishme janë masat kufizuese të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kreu i qeverisë tha se kjo luftë fitohet vetëm duke u ndërgjegjësuar dhe duke u përshkallëzuar me masa të forta deri në ekstrem. “Këto masa janë domosdoshmëri për të ruajtur Shipërinë nga përshkallëzimi agresiv i koronës mbi të afërmit tanë”, tha Rama. Kreu i qeverisë tha se 80% e kalon koronavirusin pa shenja dhe pa e kuptuar. Edhe në 20%-shin tjetër, jo të gjithë bëhen për spital dhe humbin jetën. “Ne kemi në dorë…
Analisti i njohur shqiptar Fatos Lubonja ka pasur nje histori udhëtimi nga Italia gati 2 javë më parë dhe për shkak të rrezikut të infektimit nga virusi Covid-19 ka zgjedhur të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij. Këtë e ka bërë të ditur për publikun gazetari Sokol Balla, i cili teksa i drejtonte pyetje drejtorit të Urgjencës Kombëtare, tha: “Nga fjala e kryeministrit paradite dhe sot në mbrëmje, unë kam dhe ndonjë pyetje. Ka shumë njerëz që nuk e kanë të qartë si funksionon vetëkarantinimi që e kanë kërkuar autoritetet. Si vlen karantinimi. Pra çdo njeri që ka qenë jashtë kur…
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Ilaçi i përdorur për artrit reumatoid dhe që po jep rezultate të mira në rastet e rënda të pneumonisë intersticiale të shkaktuar nga koronavirusi, do të shpërndahet falas në spitalet që po luftojnë për të shëruar rastet e rënda të infeksionit. Pas rezultateve pozitive të marra më parë në Kinë dhe tani edhe në Itali për disa pacientë të sëmurë rëndë dhe që pasi janë trajtuar me këtë ilaç kanë patur përmirësime, komuniteti shkencor po tregon interes për përdorimin e tij. ‘Tocilizumab’ është një antitrup monoklonal që vepron si një anti-inflamator. Falë bashkëpunimit midis…
Koronavirusi ka mbërritur brenda qeverisë së Spanjës. Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria Në këtë situatë e gjithë qeveria, përfshirë kryeministrin Petro Sanchez u janë nënshtruar analizave të cilat priten të dalin pak orë më vonë. “Bashkëjetuesi i ministres, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, tha qeveria në një deklaratë, ndërsa shtoi se ministrja është izoluar tanimë.
Një kamion me targa të Shkupit është pëmbysur në aksin rrugë nacional Librazhd- Prrenjas vëndin e quajtur Xhyrë. Nuk dihet akoma nësë ka njerëz të lënduar nga aksidenti. Policia ka shkuar në vendngjrje dhe po kryen hetimet paraprake që çuan në shkaqet e këtij aksidenti.
Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria. Ajo shtoi se “të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen”. “Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë.
Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë mesditës së sotme në kryeqytet. Shkak i këtij zjarri është bërë një bombol gazi. Banesa e përfshirë nga flakët ka qenë në katin e parë të një pallati në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme në njerëz, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.