Author: tirana

Imazhi i një doktoreshe me maskë që mban në krah ‘Italinë” e plagosur ka bërë xhiron e botës. Fotoja është shpërndarë në të gjithë Italinë në shenjë sensibilizimi për të gjithë mjekët dhe infermirerët të cilët në këtë periudhë po përballen me një nga vështirësitë më të mëdha që vendi i tyre ka pasur. Fotoja për herë të parë është publikuar në rrjetet sociale nga ‘Shoqata Kombëtare e Karabinierëve’ dhe është shpërndarë nga mijëra njerëz në pak minuta.Kujtojmë që Italia është vendi i dytë pas Kinës për numrin e të infektuarve me koronavirus. Deri tani në vendin fqinjë janë prekur…

Read More

Si masë e marrë për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri, është mbyllur përkohësisht poliklinika e specialiteteve në Fier. Për qytetarët do të bëhen gati recetat elektronike nga mjekët specialistë. Në këtë mënyrë shmanget fluksi në poliklinikë. Një rol shumë të rëndësishëm ka mjeku i familjes që delegon rastin te specialisti. Sipas shefes së shërbimit në poliklinikën e Fierit, Gerta Gjini do të punohet vetëm me rastet urgjente. Për çdo rast kontaktohet 127-a. Mjekët specialistë janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.

Read More

Qeveria italiane shpalli masa të tjera shtrënguese në luftën kundër koronavirusit. Kryeministri, Giuseppe Conte iu drejtua popullit Italian me një fjalim dramatik. Ai fillimisht falenderoi italianët që kanë pranuar flijimin e shumë të drejtave të fituara me gjak e mundime dhe sot të mohuara nga epidemia dhe tha se kjo tregon se jemi një komb i shkëlqyer. Pastaj ai renditi masat e reja qeveritare që përfshijnë: mbylljen e të gjitha aktivitetet tregtare, me përjashtimin e farmacive, parafarmacive dhe produkteve ushqimore të paktën deri më 25 mars. Ndërmarrjet industriale do të qëndrojnë të hapura por me masa sigurie si dhe transporti…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka dhënë lajmin se ditën e sotme ka ndërruar jetë vjehrri i tij, por në këtë situatë me koronavirusin është shprehur se përcjella në banesën e fundit do të bëhen krejtësisht vetëm dhe se pritjet do të bëhen në një moment të dytë. “Pas njê semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur këtë mëngjes se nga sot në mesditë, nuk ka më transport urban në Tiranë dhe po ashtu as në qytetin e Durrësit. Kreu i qeverisë bëri të ditur se po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët të cilët janë të detyruar të lëvizin për t’i shërbyer qytetarëve në këtë situatë që Shqipëria po kalon me prekjen nga COVID-19. “Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, thotë Rama.

Read More

Në një kohë kur për shkak të koronavirusit janë pezulluar disa aktivitete, kjo masë ka prekur dhe Kishën Katolike, e cila ka forcuar masat. Kisha Katolike, përmes një dekreti, vendosi që të pezullojë aktivitetet dioqezane dhe aktivitetet famulltare. DEKRET Fort të dashur meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, besimtarë, Duke vlerësuar situatën e ditëve të fundit e krijuar nga Covid-19 në Shqipëri, duke pasur parasysh urdhëresën nr. 132, datë 08.03.2020, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, po ashtu Letrën e Konferencës Ipeshkvore të datës datës 29 shkurt 2020, duke vlerësuar përvojën e kishave simotra në vende të tjera, pas konsultimit…

Read More

Italia është në një kolaps total pas përhapjes së frikshme të koronavirusit. Mes bilancit tragjik prej 827 viktimash, dyshohet që dy prej tyre të janë emigrantë shqiptar. Sipas Report Tv, mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, janë edhe dy trupat e pajetë të dy emigrantëve shqiptar që mendohet se nuk ia dolën të triumfonin në betejën me koronavirus. Në tragetin e mbërritur ditën e sotme, siç është paralajmëruar edhe më parë, u sollën 32 kamionë dhe 2 autovetura. Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin…

Read More

Mjekja shqiptare Rubjona Xhani u shpreh se situata në vendin fqinj agravoi për dy shkaqe, ndërsa paralajmëroi se kulmi i të prekurve do të jetë në fund muajit mars. ‘Numri është gjithmonë në rritje dhe presim që të rritet më shumë. Masat që janë marrë kanë ndryshuar nga dita në ditë dhe sot po shohim

Read More

Kryeministri Italian, Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregare, përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë. “Të gjitha dyqanet do të mbyllen, përjashtuar atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimoret. Industritë do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se transporti publik të Tiranë do të ndërpritet plotësisht si një tjetër masë drastike e ndërmarrë nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. “Menjëherë sapo të shkëpus lidhjen me ju do të nënshkruaj urdhrin për ndërprerjen e plotë të transportit publik në

Read More