Author: tirana

Sipas informacioneve të fundit 4 shqiptar rezultojnë mes të prekurve nga koronavirusi në Greqi, ku bëhet fjalë për shqiptarë me origjinë nga Saranda, (minoritarë me shtetësi të dyfishtë) qe jetojnë në ishullin Zakynthos (Zante). Vëlla e motër dhe bashkëshortët e tyre, të moshës 55-60 vjeçarë. Një çift janë pronarë të një restoranti në zonë turistike që funksionon vetëm gjatë sezonit veror, ndërsa çifti tjetër pronarë të një mini market, gjithashtu kryesisht sezonale. Duke shfrytëzuar periudhën jashtë sezonit, 2 çiftet udhëtuan me grupin e pelegrinëve në Izrael dhe Egjipt, nga ku 54 persona kanë rezultuar pozitivë dhe një 66 vjeçar humbi…

Read More

Një 72-vjeçare ka gjetur vdekjen në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. “BalkanWeb” mëson se gruaja ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale dhe për pasojë ka humbur jetën. Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus. Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes.

Read More

Të gjitha pikat e UKT-së dhe arkat do të jenë të mbyllura deri në një njoftim. Ky vendim është marrë pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Ndërkohë nga ky institucion theksohet se shërbimi do të merret vetëm në Zyrat Qendrore. Njoftimi: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, njofton të gjithë abonentët se duke filluar nga dita e sotme, datë 12.03.2020, do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Njësitë UKT. Për të shmangur çdo grumbullim apo kontakt që mund të ekspozojë qytetarët dhe punonjësit me virusin e ri, COVID-19 (Coronavirus) njoftojmë se Pikat UKT dhe arkat do të jenë…

Read More

Me një situatë të vështirë dhe të pazakontë po përballet e gjithë bota, por Italia ditët e fundit po përjeton një moment të vështirë Situata nga koronavirusit konsiderohet si nga më të këqijat në Itali dhe për këtë arsye shumë njerëz kanë vënë në lëvizje imagjinatën e tyre për të gjetur mënyra për t’u mbrojtur nga virusi. Ky burrë në Romë ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i mbajtur njerëzit larg tij, aq sa këshillohet në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit. Ai ka prerë një disk druri me rreze 1 metër dhe e ka “veshur” atë për të mos…

Read More

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve. Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose idrasha. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave. Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroËeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj. Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet,…

Read More

Pas mesazheve te shumta permes rrjeteve sociale, ne nje situate qe e ka cilesuar lufte, dhe pasi ka vendosur masat drastike qe i ka pagezuar edhe si shtetrrethim per shkak te koronavirusit, kryeministri Edi Rama u eshte drejtuar qytetareve edhe me mesazhe permes telefonit celular. Ne mesazh, qe mund ta lexoni te plote me poshte, Rama u lutet qytetareve per shume kujdes, per larjen e duarve shpesh dhe moslevizjen nga shtepia. Ja cfare apeli ben: Mesazhi i derguar me SMS Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos leviz nga shtepia per qejf. Hap dritaren sa te mundesh. Ruaju nga…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në një konferencë për mediat deklaroi se policia ka ngritur gjithsej 66 pika kontrolli në qytetet më të rëndësishme të vendit, nga Shkodra në veri, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e deri në Lushnjë e Vlorë. Veliu theksoi se të gjithë ata persona që kanë ardhur nga zonat e prekura nga koronavirusi duhet të vetë-karantinohen, pasi në të kundërt do të marrin gjobë prej 5000 euro. “Që prej ditës së djeshme, Policia e Shtetit dhe ushtria janë duke kryer kontrolle në qytetet e Tiranës, Lezhës, Lushnjës, Fierit, Shkodrës, Vlorës etj. Kontrollet e…

Read More

I ftuari i dytë në emisionin “Glamour Zone” ka qenë aktori i njohur i “Portokallisë” Erdit Asllani. Gjatë intervitës ai ka treguar se Florian Binaj shpesh i thoshte “o gjirokastrit si nuk na i dhe një kafe”. “Flori shpesh më thoshtë “o gjirokastrit si nuk na dhe një kafe” dhe 3 mëngjese rresht tek lokali i punës i paguaja kafet Florian Binës sepse mu ngjit keq edhe i thoja atij banakierit mos i thuaj kush, thjesht thoji e ke të paguar. Flori nuk e di as sot këtë gjë”, shprehet Erdit Asllani.

Read More

Rritja e temperaturave në jug të vendit është shoqëruar edhe me daljen e guximtarëve që hyjnë në ujrat e ftohta të detit Jon. Në plazhet e Vlorës mëngjesin e kësaj të enjte ka patur guximtarë që janë futur në det për të provuar ujin e kripur. Edhe në rrugët e qytetit të Vlorës ka shumë pak kalimtarë ndërsa baret dhe restorantet janë mbyllur,

Read More

Pasi lajmëroi vendimin drastik të ndërprerjes së qarkullimit të automjeteve private nga e premtja deri të dielën në mesnatë, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndërsa ka bërë me dije se sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike duhet të akreditojë automjetet pranë drejtorisë së policisë. Ky është një tjetër vendim i lajmëruar nga Rama për të bërë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, i cili deri më tani në vendin tonë ka shënuar 23 të infektuar dhe një viktimë. “Sipërmarrjet që kryejnë shërbime transporti mallrash apo shërbime furnizimi me mallra ushqimore apo farmaceutike…

Read More

Ndërgjegjësimi në rritje për përhapjen e koronavirusit Covid-19 kudo në botë, do të thotë që të gjithë do të duhet të sfidojnë zgjerimin e përhapjes, përmes masave të ndryshme. Nëse keni një rast të konfirmuar të sëmundjes koronavirus Covid-19 por nuk keni nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor, profesionistët e shëndetit sugjerojnë vetë-izolimin. Kjo do të thotë të ndaheni nga njerëzit e tjerë në mënyrë, që të bëheni më të mirë pa infektuar askënd tjetër. (Ekspertët rekomandojnë gjithashtu izolimin ose karantinën për ata që kanë kontaktuar një profesionist të shëndetit dhe tregojnë simptoma të sëmundjes – përfshirë ethe, kollë të…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesës së kredive. Ai thotë se është një nga masat e propozuara nga PD dhe se situata emergjente kërkon masa emergjente. “Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël! Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara…

Read More