Author: tirana

Çezare Prandeli, ish-trajneri i Italisë dhe Fiorentinës në Seria A, në një intervistë për mediat italiane ka deklaruar se koronavirus deri më tani i ka marrë tre persona të cilët i njihte. 62-vjeçari ndër të tjera e ka cilësuar si shumë dramatike faktin që të afërmit nuk po mund ti qëndrojnë afër personave të cilët po luftojnë me jetën në spitale. “Kam humbur miq dhe është diçka dramatike fakti që familjarët nuk kanë mundësi të qëndrojnë pranë të dashurve të tyre në momentet e fundit. Dy nga tre personat që njihja ishin tifozë të zjarrtë të Fiorentinas. Pjesa më e…

Read More

Qindra adhurues hindu në Indi organizuan një festë të pirjes së urinës së lopës, me bindjen se kjo pije do të mbaj larg koronavirusin nga ata. Aktualisht ende nuk ka një vaksinë për të “luftuar” këtë pandemi (e cilësuar së fundmi me këtë term nga OBSH), e cila deri tani në të gjithë globin ka infektuar më shumë se 150,000 mijë persona ndërsa më shumë se 5,400 mijë të tjerë kanë humbur jetën, shkruajnë mediat e huaja. Të alarmuar nga këto të dhëna, një grupim i quajtur “Akhil Bharat Hindu Mahasabha”, mirëpritën “festën” e pirjes së urinës në kryeqytetin e…

Read More

Mjeku Isuf Kalo i jep përgjigje edhe pyetjeve të të gjitha qytetarëve për paqartësitë që kanë. I pyetur nëse të bërit dush çdo natë para gjumit mund të mbante larg virusin, mjeku Kalo u përgjigj se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë. Ndryshe ai këshillon se duhet ta mbajmë trupin të hidratuar. “Trupi nuk duhet të jetë i thatë, këshillohet të pijnë herë pas here ujë”, tha ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër masë drastike për izolimin e vendit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Rama shkruan se nga nesër në mesnatë në orën 00:00, duke nisur java e ardhshme, do të mbyllen kufijtë tokësorë me vendet fqinje, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, dhe do të lejohet vetëm transporti i mallrave. Një qytetar i ankohet se si do veprohet me emigrantët që i mbarojnë ditët nga pasaporta dhe nuk mund të kalojnë kufirin grek pasi i bie që të gjobiten. Rama i shkruan se një gjë e tillë nuk do të ndodhë Replikat Qytetari: Mirëmbrema Zoti Kryeminister Edi…

Read More

Bota është trembur dhe frikësuar nga virusi i ri që po qarkullon dhe që nuk njeh kufij. Po përhapet me një shpejtësi të frikshme, saqë shumë vende janë detyruar të marrin masa drastike, mes tyre edhe Shqipëria, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Virusi që fillimisht shpërtheu në Kinë tani është përhapur në thuajse çdo vend të globit dhe sipas të dhënave nga “Jonhs Hopkins University”, në të gjithë botën numërohen 155.817 të prekur. Viktimat në të gjithë botën regjistrohen të jenë 5814, ndërsa të shëruarit janë 74.276.

Read More

Në një kohë kur situata nga koronaviruis sa vjen e rëndohet me rritjen e numrit të infektuarve, tashmë të shtrirë në disa qytete të vendit, çudirat dhe humori i shqiptarëve nuk ndalet. Një nga videot e montuara e ka shpërndarë kryeministri Rama. Ai shprehet se është matur disa herë të ndajë disa humore me telefonatat ku dilte zëri. Kryeministri Rama shkruan: “EDI JAM”  Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam…

Read More

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë. Xhaxhai ka vrarë nipin me armë zjarri pistoletë duke e qëlluar 5 herë në derën e shtëpisë pas një konflikti që e kishte zanafillën dy javë më parë. Viktima është Julian Halili 41-vjeç. Ai u qëllua për vdekje rreth orës 18:00 nga xhaxhai i tij Shkëlqim Halili 50-vjeç në fshatin Halil.

Read More

Dashi Kjo e diel do të sjellë emocione mjaft të bukura, por nëse jeni duke jetuar mes dy historive, ka ardhur momenti të zgjidhni. Sa i takon punës, mund të keni dëshirë që të nisni diçka të re. Demi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në dashuri, sidomos sa i takon historive të reja të dashurisë. Edhe në punë, gjërat do të ecin mirë. Mund të merrni një konfirmim, por nëse duhet të bëni një zgjedhje veproni menjëherë, pasi që nga e diela, mund të ketë ngadalësime, për shkak të ndikimit tranzit…

Read More

Mjekët janë sot në pararojë të luftës kundër koronavirusit dhe për këtë shkak kryeministri Edi Rama 4 ditë më parë vendosi në mbledhjen e qeverisë që t’u japë nga një mijë euro plus rrogë në muaj gjatë periudhës që virusi është prezent, ndërkohë sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të kenë 500 euro plus gjatë COVID-19. Por Sindikata i ka dërguar një letër kryeministrit duke i kërkuar që të vlerësojë infermierët edhe me një pagë shpërblim dhe kjo t’u kalojë në llogaritë personale në momentin më të afërt të mundshëm. Kerkese e hapur Kryeministrit te Shqiperise, z. Edi Rama. …

Read More

Nëse jeni mërzitur nga Facebooku, Instagrami apo portale, atëherë mund të vizitosh online, nga divani i shtëpisë 12 nga muzeumet më të famshme të botës. Google Arts dhe Kulturë në bashkëpunim me 500 muzeume dhe galeri arti në botë ka ndërtuar ture virtuale dhe ekspozita online të disa prej galerive dhe muzeumeve më të famshme të botës, përfshi këto më poshtë. Muzeumi Britanik, Londër Është një muze ikonë, i ndodhur në zemër të Londrës. Ju mund të vizitoni online mumjet egjiptiane dhe rrasat me shkrimin më të vjetër në botë të quajtura Rosetta Stone. Muzeumi Guggenheim, New York Përmes Google Street View mund…

Read More

Eshtë ndarë nga jeta njeriu simbol i punës dhe i dashurisë për jetën, mjeshtri i madh i gurit Muhedin Makri.I vendosur tek dyqani i tij, aty te kreu i Pazarit Karakteristik, mjeshtri me punët e tij u bë vitrina magjike, ku qindra e mijëra vizitorë vendas e të huaj ndaleshin e mahniteshin.Mjeshtri me punët e tij u tregoi gjithë botës se gurin e gdhend dashuria për jetën.

Read More

Ashtu si në Itali, edhe në Tiranë qindra qytetarë iu bashkuan nismës për të duartrokitur stafin mjekësor i cili është në radhën e parë të betejës ndaj koronaviruesit. Ndërkaq, nuk kanë munguar edhe ironitë e mjekëve, të cilët duke falenderuar qytetarët për këtë vlerësim në këto momente të vështira, u kanë kujtuar atyre që t’I vlerësojnë edhe në ditët e tjera të vitit dhe jo veç në këto ditë. Një prej tyre është edhe mjeku Sotirqa Lako. “Duartrokitjet do te me pelqenin. Optimizem dhe Frymezim. Por 15 minuta sot jane shume, na i shperndani minutat per muajt dhe vitet pasardhese.…

Read More