Shkencëtarët në Londër janë afër zhvillimit të një vaksine për llojin e coronavirusit Covid-19, thanë ata. Rezultatet tashmë janë përfunduar me sukses në minj dhe mund të jenë gati për testet njerëzore deri në qershor, shkruan Metro.co.uk. Eksperimentet janë duke u udhëhequr në Imperial College London nga doktor Robin Shattock. Ata kanë bërë thirrje për më shumë fonde dhe thanë se një vaksinë mund të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm. Studiuesi i lartë Dr Paul McKay i tha Daily Express: “Unë kam marrë rezultate nga një muaj pasi injektova vaksinë në minj dhe vaksina funksionon vërtet, vërtet mirë”. Ekipi…
Author: tirana
Nisur nga situata e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, mesohet se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të udhëzojnë menjëherë gjytarët dhe prokurorët për t’i vendosur personat në arrest- shtepie ose masa të tjera alternative të sigurimit personal. Mësohet se përpos qëllimeve humanitare, propozimi i ministres së Drejtësisë vjen me qëllim që të shmanget vendosja e personave të tjerë në institucionet e paraburgimit, si masë paraprake që merret për të shmangur çdo rrezik që mund të vijë për jetët njerëzore. Gjithashtu, Euroneës…
Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Mediet fqinje raportojnë se këtë të diel ka shkuar në katër numri i të vdekurve nga virusi vdekjeprurës. Raportohet se viktimë është një 53-vjeçar nga Kozani, i cili ishte i shtruar në spitalin AHEPA.
Nëse keni pasur në lagje një instrumentist, që shpesh mund t’ju ketë mërzitur me provat që bënte në shtëpi, sot do ta vlerësoni më shumë se kurrë. Pas duartrokitjeve për mjekët që po luftojnë me koronavirusin, një nismë e veçanta është ndërmarrë nga ministria e Kulturës dhe në fokus janë instrumentistët. Sot, në orën 12:00 ata kanë një mision të veçantë: të zgjojnë me muzikë shqiptarët që janë nëvetëkarantinim. “Hapni dritaret Lëreni muzikën të hyjë në shtëpitë tuaja Ftojmë të gjithë instrumentistët, të zhgjojnë qytetin me tingujt e tyre Bëjmë muzikë nga shtëpia Ditën e diel ora 12:00”, shkruhet në…
Kryeministri Edi Rama publikon në “Facebook” një hartë, që sipas tij, tregon sa shpejt ka vepruar Shqipëria në rang evropian për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Një ndër masat e menjëhershme të qeverisë shqiptare ishte mbyllja e shkollave, dhe në hartë kryeministri tregon pikërisht kronologjinë e këtij vendimi. “🔴 NË KËTË HARTË QË TREGON KRONOLOGJINË E MBYLLJES SË SHKOLLAVE, MUND TË SHIHET SE SA SHPEJT KA VEPRUAR SHQIPËRIA NË RANG EUROPIAN!”, shkruan Rama. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/202539501063978/?t=5&v=202539501063978
Me një foto me të gjithë kolegët e QSUT-së, mjeku i njohur Tritan Kalo, jep 10 këshilla ndaj qytetarëve se si të luftojnë në këto kohë kundër koronavirusit, duke u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre. Ai ndan edhe një mesazh të fortë ndaj politikës shqiptare. “Do ia dalim së bashku me ju. Ne punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza”jemi një ekip, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “Shpëtimin e jetëve tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”. Ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo…
Pas ankesave të shumta të qytetarëve për abuzimin me çmimet në situatën e krijuar nga koronavirusi, Policia e Durrës ka kryer kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë e qytetit. Nga kontrollet, uniformat blu kanë proceduar dy pronarë farmacish, të cilën akuozhen për “Fshehje të të ardhurave”. Njoftimi i policisë: Durrës Strukturat e DVP Durrës, kontrolle të befasishme në të gjitha farmacitë, për parandalimin e tregtimit të medikamenteve me çmime abuzive dhe fshehjes së të ardhurave. Finalizohet operacioni i koduar “Medikamenti”. Procedohen penalisht 2 pronare të farmacive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që të blejnë menjëherë sa më shumë tampona me qëllim që të kryhen në kohë analizat, teksa vë theksin që duhet ketë karantina edhe në rrethe, që të mos dynden të gjithë në Tiranë. Në këtë formë, thekson Basha, do të ketë një trajtim më të dedikuar për pacientët. Sipas tij, mungesa e krijimit të ambienteve të posaçme në rrethe duhet të realizohet menjëherë, në të kundërtën pasojat do të jenë të rënda. Një tjetër çështje të rëndësishme për të cilën Basha i bën thirrje qeverisë është dërgimi i ushqimeve…
DASHI Nëse jeni ne një lidhje do tregoheni shume kërkues dhe striktë ndaj partnerit. Ky i fundit nuk do ndihet rehat dhe mund te dojë edhe t’iu braktise. Beqaret duhet te kenë besim edhe tek vetja dhe tek miqtë e tyre te ngushte. Vetëm ne atë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Shpenzimet do i kryeni pa u menduar gjatë dhe mund te futeni edhe ne borxhe. DEMI Nëse nuk doni ta vini shume ne rrezik lidhjen tuaj sot, mos luani shume me zjarrin. As mos e acaroni atë dhe as mos i kërkoni gjëra te tepruara. Mendoni…
Ditët me diell i lanë vendin shirave dhe temperaturave më të ulëta. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke sjellë reshje. Gradualisht gjatë mesditës reshjet përfshijnë dhe pjesën tjetër të vendit ku në zonat malore do ketë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 °C deri në 18°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja politike e PS Tiranë, Elisa Spiropali ka festuar sot ditëlindjen. Ndryshe nga herët e tjera, kjo ditëlindje e ka gjetur Spiropalin të izoluar bashkë me familjen për shkak të periudhës së koronavirusit. Ajo ka publikuar në profilin e saj një foto të dy fëmijëve dhe ka zbuluar për herë të parë portretin e plotë të djalit. “Festojmë ditëlindjen e mamit, pa shoqni po me shumë dashni”, ka shkruar Spiropali bashkangjitur fotos.
Koronavirusi i ri është duke alarmuar të gjithë botën. Por së fundmi shpresë për “frenimin” e kësaj epidemie kanë dhënë shkencëtarët britanikë, të cilët pretendojnë se kanë zbuluar kurën kundër COVID-19 dhe testet e kryera fillimisht tek mijtë, kanë rezultuar efikase. Shkencëtarët në “Imperial College London” shprehen se vaksina e krijuar prej tyre për të luftuar virusin ka rezultuar e suksesshme në trajtimin tek minjtë, ndërsa në qershor mund të fillojë dhe aplikimi tek njerëzit, shprehën shkencëtarët. “Kam marrë rezultatet një muaj pas injektimit të vaksinës te minjtë dhe ajo vërtetë ka funksionuar”, u shpreh shkencëtari Paul McKay. Sakaq, aktualisht…