Author: tirana

Në shtëpinë e “BBV” ka hyrë Livia këtë mëngjes. Ish konkurrentja ka hyrë dhe menjëherë ka shkuar në dhomën e gjumit për të ngacmuar Gjestin, Laertin dhe Rozanën. Rozana kur e ka parë nuk i ka mbajtur dot lotët. Livia dhe Rozana kishin një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëra tjetrën brenda shtëpisë. Livia ka shkuar më pas te Ola dhe i ka thënë: Ti çfarë je duke bërë në vendin tim? Më pas shkon te Laerti dhe i thotë: Kur isha unë ishe i urtë, sa ika unë nisën të të puthin. Hajde shkojmë te Valbona.

Read More

Dy gjyqtarë federalë kanë urdhëruar administratën e presidentit Amerikan Donald Trump që të rikthejë mijëra punonjës të shkarkuar nga puna në mënyrë masive nga Agjencia për Eficencë të Qeverisë që drejtohet nga njeriu më I pasur I botës Elon Musk. Vendimi vjen pasi u gjetën shkelje ligjore në mënyrën se si u realizuan pushimet nga puna . Në San Francisko, gjyqtari William Alsup konstatoi se shkarkimet u udhëhoqën nga një zyrtar qe nuk kishte autoritetet ligjor per kete ceshtje . Në Baltimore, gjyqtari James Bredar deklaroi se punonjesve nuk iu ishte dhene njoftimi I detyrueshem paraprak prej 60 ditesh. Me…

Read More

Shpresat për një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-ja në Ukrainë po lëkunden pas pikëpyetjes së madhe që Vladimir Putin ngriti mbi gjasat e uljes së armëve për një muaj. Shefi i Kremlinit një sërë kushtesh të vështira që kërkohen që Moska për ta marrë pushim zjarrin në konsideratë. “Ideja ne vetvete është korrekte, dhe ne e mbështesim. Por vazhdojmë te mendojmë se kjo ndërprerje e luftimeve duhet të jetë e tillë që të çojë në paqe afatgjatë dhe të eliminojë shkaqet fillestare të kësaj krize”, tha Putin. Donald Trump i cili ishte edhe ai që kërkoi pauzën 30 ditore në…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i tha Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte se kontrolli i SHBA-së mbi Groenlandën është i nevojshëm për të rritur sigurinë ndërkombëtare, duke përshkallëzuar fushatën e tij për të aneksuar ishullin strategjik Arktik. I pyetur drejtpërdrejt për perspektivën e aneksimit, Trump tha: “Unë mendoj se kjo do të ndodhë”. “Mendoj se kjo do të ndodhë. Thjesht mendoj se pse nuk e kam bërë më parë këtë gjë, por jam tani i ulur me një person i cili mund të jetë shumë i dobishëm. E dini, ajo na duhet për sigurinë ndërkombëtare, jo…

Read More

Plarent Ndreca, deputet i Partisë Socialiste por tashmë dhe kandidat për këtë parti në listë hapur, tha në Euronews Albania se në vija të përgjithshme palët politike, kryesisht dy forcat më të madha PS dhe PD, duhet të ndryshojnë. Sipas Ndrecës, nevojën më të madhe për rinovim e ka më së shumti Partia Demokratike. “Të dyja palët politike duhet të ndryshojnë. Ata që marrin pushtetin do të thotë që janë të suksesshëm dhe se kanë kaq të nevojshme për të ndryshuar pasi kanë ardhur me ekip fiues. Kemi kuptuar që për shkak të faktit që kemi një opozitë të dobët,…

Read More

Bisedimet për koalicionin mes partive të Unionit Kristian (CDU/CSU) dhe Partisë Social Demokratike (SPD) për formimin e qeverisë së re në Gjermani kanë nisur zyrtarisht. Siç raporton “Der Spiegel’, delegacionet nga Unioni Kristian Demokrat (CDU), Unioni Kristian Social (CSU) dhe SPD-ja dje u takuan në Berlin. Grupet e punës, secili prej partive i përbërë nga 16 anëtarë, kanë një afat deri më 24 mars për të hartuar një marrëveshje koalicioni. Priten negociata të ashpra mes palëve edhe për çështjet e emigracionit, buxhetit, taksave dhe mbrojtjes. Drejtuesit e CDU/CSU-së dhe SPD-së thuhet se kanë vendosur rregulla të rrepta për anëtarët e…

Read More

Si çdo vit, edhe në qytetin e Kavajës, Dita e Verës u prit me entuziazëm të madh nga fëmijët e kopshteve. Ata kaluan natën duke përgatitur ëmbëlsira, të cilat sot, në mënyrë simbolike, i dhuruan njerëzve si shenjë gëzimi dhe bujarie. Sipas historisë, zanafilla e “Ditës së Verës” nis në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj, ditën e 14 Marsit. Kjo festë popullore identifikon sot edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në…

Read More

Federata e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar fanellat e reja që Shqiponjat do të veshin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror FIFA 2026. Lojtarët e drejtuar nga Silvinjo do të veshin fanellat e reja që në ndeshjen e parë të fazës së kualifikimeve që do të zhvillohet më 21 mars kundër Anglisë. Fanellat e reja (fanella e parë e kuqe, fanella e dytë e bardhë dhe fanella e tretë e zezë) përbëhen nga një grafikë e veçantë e stampuar, e cila, duke nisur nga simboli i shqiponjës dykrenore, përfshin një seri të pasur referencash të elementëve natyrorë dhe kulturorë karakteristikë…

Read More

Deputeti Dashnor Sula ka braktisur Partinë Demokratike për t’iu bashkuar partisë së Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”. Lëvizja e tij ka sjellë reagimin e kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga Elbasani u shpreh se Sula kishte bërë një zgjedhje të gabuar, por ende kishte kohë për ta reflektuar. “Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë.” Nga Elbasani, ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Berisha përsëriti thirrjen…

Read More

Për shkak të motit të keq, është pezulluar lundrimi edhe për tragetin e linjës me Italinë. Prej datës 13 mars, pezullimi ishte për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimi, ndërsa kapiteneria e Vlorës njofton për pezullim edhe të tragetit Vlorë-Brindisi. Situata përmirësohet duke nisur nga e diela datë 16 mars.

Read More

Dy të rinj janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit. Autoritetet kanë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë. Të arrestuarit janë Daljon Barci dhe Haxhi Qyra. Konkretisht, Daljon Barci iu gjetën dhe sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje.

Read More

Në prag të nisjes së kualifikuesve të Botërorit 2026, dy ndeshjet e para të së cilave i luan përballë Shqipërisë në “Wembley” dhe Lituanisë në Talin, trajneri i Anglisë, Tomas Tuchel ka publikuar listën e kombëtares së Anglisë. Për herë të parë tekniku gjerman i “Tre Luanëve” ka thirrur dy mbrojtës të rinj, Dan Burn të Newcastle dhe 18-vjeçarin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly. Sakaq në kombëtaren angleze rikthehen Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Curtis Jones. I pranishëm në listë është edhe Kylie Walker, pavarësisht se anglezi bëri një kalim surprizë në merkaton e janarit nga Manchester City te Milan. Reparti…

Read More