Author: tirana

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me mendje të ftohtë se si të rregulloni gabimet tuaja. Përsa i përket dashurisë, jeni konfuz në lidhje me zgjedhjet që keni bërë. Një surprizë e bukur në mbrëmje, do i japë ngjyra lidhjes tuaj duke bërë që të besoni ëndrrat tuaja. Beqarët duhet ti japin fund kritikave ndaj të gjithëve dhe ndaj gjithçkaje. Në punë parashikohet një ditë e mirë, pasi yjet do të lehtësojnë çdo marrëveshje që do ndërmerrni. Demi Në dashuri gjërat po…

Read More

Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër arresti për deputeten britanike dhe njëherazi ish-ministren e Punës Tulip Siddiq. Sipas Komisionit Kundër Korrupsionit (ACC) Siddiq akuzohet se ka marrë tokë në mënyrë të paligjshme si pjesë e hetimit të më të gjerë të regjimit të tezes së saj, Sheikh Hasina, e cila u rrëzua nga posti i kryeministres në gusht. Deputeti i Hampstead dhe Highgate, e cila dha dorëheqjen nga posti i sekretarit ekonomik të Thesarit në janar, u emërua në urdhër-arrestin së bashku me më shumë se 50 të tjerë. Avokatët e Siddiq mohuan akuzat, duke thënë se ishin “të…

Read More

“Mos e hidhni votën në kënetë”, kështu u shpreh Rama gjatë fjalimit të tij të mbajtur me emigrantët shqiptarë në Milano. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe partitë e reja duke i ironizuar ato se sipas tij nuk kanë asnjë tjetër të re veç fytyrës së tyre, ndërsa shtoi se i kanë mbushur listat e mbyllura, me familjarë të tyre. Gjithashtu Rama bëri thirrje pa dallim, drejtuar edhe demokratëve, se 11 maji nuk është një ndeshje futbolli, por një përballe me historinë, ndërsa theksoi se PS i duhet një fitore popullore dhe se kurrsesi nuk mund të humbë shansi i…

Read More

“Pasaporta e BE siguron pensionet dhe çdo shqiptar do të marrë kontributet kudo ku po punon”, kështu është shprehur Rama në fjalimin e mbajtur me emigrantët shqiptarë në Milano. Gjithashtu u shpreh: “Pasaporta europiane e BE nuk është një tjetër dokument udhëtimi, por është një status i ri qytetarie…Një status që për ne si banorë ndër më të vjetrit të këtij kontinenti që mbase si askush tjetër kemi ngrënë dynjanë për të ngritur kokën dhe për të ardhur këtu dhe të kemi dinjitet me atë pasaportë. Ne bëmë një përpjekje shumë të gjatë që më në fund qeveria italiane t’i…

Read More

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, teksa u ka bërë thirrje të votojnë PS dhe numrin 5, u shpreh se vota e tyre është votë për të ndryshuar historinë. Rama tha se 11 maji është fundi I historisë së Shqipërisë jashtë Evropës, që sipas tij nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin që fshihet nën mustaqet e tij. Edi Rama: Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve që dhe ju dhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do të kenë mundësi të zgjedhin pa patur nevojë…

Read More

Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin me shqiptarët në Milano, u ka bërë thirrje emigrantëve të votojnë PS pasi vetëm kjo parti do të garantojë drejtësinë e re dhe të pavarur duke u integruar në Bashkimin Evropian. Edi Rama: Drejtësia, frymën dhe shpatën e së cilës e sollëm për herë të parë në jetën e vendit tonë, si një shpatë që është në duart e një drejtësie të pavarur kur në Shqipëri s’ka patur kurrë një drejtësi të pavarur. Ne duhet gjithsesi ta garantojmë, duke e futur Shqipërinë në BE, atje ku drejtësia e re e pavarur do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano se qeveria italiane ka firmosur dokumentin e fundit për njohjen e pensioneve. Duke e quajtur kryeministren italiane “motër”, Rama iu drejtua emigrantëve se për të mbërritur në këtë moment, ata pritën shumë, por nëse Shqipëria do të ishte vend anëtar në BE, pasaporta evropiane do tu jepte të drejta njësoj si italianët apo cdo qytetar i Bashkimit Evropian. Edi Rama: Me hyrjen në BE, mundësitë tona do të jenë shumë më të mëdha për të mbështeutr njerëzit, por me hyrjen në BE gjithsecili do të marrë pasaportën europiane. Pasaporta…

Read More

Dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale, Rama dhe Berisha do të masin forcat në diasporë. Të dy janë shpërngulur në Itali në takime paralele me emigrantët, në Milano dhe Breshia. Kryesocialisti prej 1 muaji ka nisur përgatitjet për këtë takim, ndërsa kryedemokrati nuk mbetet pas, kur vetëm disa ditë më parë njoftoi se do të ishte në Breshia. Rama dhe Berisha do të jenë vetëm 100 kilometra larg njëri-tjetrit, për të treguar në numra, mbështetjen nga emigrantët, në vendin me regjistrimet më të larta nga diaspora. Mbi 90 mijë emigrant shqiptarë janë regjistruar për të votuar nga Italia, ose…

Read More

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një makinë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.

Read More

Protesta kundër oligarkisë janë mbajtur në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. Nën moton “Të luftojmë oligarkinë”, demonstratat u udhëhoqën nga senatori I Vermontit Bernie Sanders dhe kongresmenia e Nju Jork Aleksandra Ocasio Cortezl Të dy kanë qenë udhëhequr tubime të ngjashme javët e fundit. Protesta u fokusua shumë në pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara, ndikimin e parave pista në politikë dhe përpjekjet e Elon Musk për të zvogëluar qeverinë. Në fund të fjalës së tij Senatori Sanders i tha turmës se ai e ka parë në çdo shtet, që qytetarët amerikanë nuk e duan oligarkinë. Protesta…

Read More

Raketat ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, në sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve këtë vit, duke vrarë të paktën 21 persona teksa banorët u mblodhën për shërbesat e kishës të së dielës, thanë zyrtarët lokalë. Të paktën 34 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë plagosur gjithashtu sipas zyrës së prokurorit për rajonin Sumy. Javën e kaluar, një sulm raketor rus vrau 20 persona në qytetin qendror të Kryvyi Rih. “Shumë njerëz u vranë sot si rezultat i sulmit me raketa,” tha Artem Kobzar, ushtrues detyre i kryebashkiakut të Sumy, duke konfirmuar numrin e të vdekurve. Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmet…

Read More

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, G-Bani ka deklaruar se kanë nisur ta kërcënojnë pasi i doli në krah Gjestit dhe dënoi aktin e dhunës nga Jozefin Marku. “Kanë fillu kërcënimet e para nga njerëz që asociohen me Jozin siç thonë. Gjithë ju që kërcënoni, jetën e jap dhe terrorin nuk e pranoj. Jetën e jap, hajde, jetën e jap! Po mendimin tim do të them gjithmonë, përherë. Kjo që ka bërë është e papranueshme, jam kundër nuk do ta bëja kurrë, distancohem nga ajo gjë 1000%, as nuk dua lidhje fare me një njeri që sillet ashtu.…

Read More