Author: tirana

Juristi Kreshnik Spahiu flet për votën e emigrantëve. Ai thotë se PS ka epërsi ndaj partive të tjera. Për të të njëjtët emigrantë marrin pjesë në çdo miting të partive të vjetra apo të reja. ”4 parti kanë epërsi për votën e diasporës, ato që kanë më aktive PD, PS ‘Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia’, pasi kanë punuar më shumë në diasporë. Në diasporë do të ketë probleme, sepse fleta e votimit i shkon një familje në një adresë dhe ata të gjithë do e plotësojnë bashkë. Unë kam parë në Milano në Breshia në disa qytete të tjera që…

Read More

Në Luksemburg ka nisur konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku Shqipëria do të çelë grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Europian-“Tregu i Brendshëm”. Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës. Rama do të mbajë fjalën hapëse, në emër të Shqipërisë ndërsa në emër të BE, deklarata do të mbahet nga Radosław Sikorski, ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE. Në përfundim të punimeve të konferencës, Rama, ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë Radosłaë Sikorski dhe Komisionerja…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ish-kapitenin e skuadrës italiane të Interit, Andrea Ranocchia, i cili vizitoi Shqipërinë këtë fundjavë. Gonxhaj dhe Ranochia biseduan për një mundësi konkrete për të ngritur “Inter Football Academy” në kryeqytet, së shpejti. Për ministrin kjo do të ishte një ide dhe objektiv i merituar për punën e shkëlqyer që po bën Inter Club Albania dhe do të ishte një mundësi e artë zhvillimi sportiv e edukativ për Kombinatin e në rang vendi. ”Me ish-kapitenin Andrea Ranocchia dhe delegacionin zyrtar te Inter në Tiranë, folëm për mundësinë konkrete të…

Read More

Bayern Munich duhet të bëjë pa Manuel Neuer edhe në sfidën e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Interit. Gjermanët shpresonin ta rikuperonin portierin veteran për ndeshjen e dytë, por kjo nuk ka ndodhur. 39-vjeçari ende nuk është rikthyer në stërvitje pas problemeve fizike dhe do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj Interit në “San Siro”. Neuer do të mungojë edhe në fundjavë për ndeshjen e kampionatit ndaj Heidenheim, ndërsa gjasat janë që të rikthehet për sfidën ndaj Mainz më 26 Prill. Jonas Urbig pritet të mbrojë portën e Bayern Munich ndaj Interit në Milano. Gjermanët vijnë në…

Read More

Kandidatja e PS për deputete në Lushnje, Kiduina Zaka ka dalë në një deklaratë për shtyp, pas lajmit lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për PD duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar. Zaka tha se fushata nuk është një arenë shpikjesh dhe intrigash. ”Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka…

Read More

Deputeti i PS-së, Vullnet Sinaj ka komentuar kandidimin e tij në listën e hapur të PS për qarkun e Vlorës. Sinaj u shpreh se mbështet plotësisht vendimin e Ramës dhe kryesisë së PS për vendosjen e deputetëve aktualë në lista të hapura, duke e cilësuar si një hap që i afron më shumë me qytetarët. ”Në fillim kisha dyshime nëse duhej të garoja sërish. Por gjatë kësaj fushate kam kuptuar se ishte një nga zgjedhjet më të mira. Na ka ballafaquar me qytetarët dhe na ka ulur me këmbë në tokë. Ajo karrigia në parlament nuk është e jona, por…

Read More

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka thënë se shtatë deputetë nga komunitetet pakicë joserbe do të votojnë pro konstituimit të Kuvendit të ri dhe një qeverie të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. “Ne jemi për Qeverinë Kurti për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe ka shumicën e shqiptarëve. Tash po i relatizojmë numrat, por është 42.3% [numri i votave të LVV-së], është shumë, është thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë dhe për neve ky është një vlerësm i qytetarëve të Kosovës i rëndësishëm…

Read More

Gjesti ka bërë një kërkesë nga Vëllai i Madh për të organizuar një dasmë në shtëpi me Egli Takon. Edhe pse kanë ngelur vetëm katër finalistë, brenda do të ketë një atmosferë të mrekullueshme. Këngëtarja Remzie Osmani së bashku me Nexhat Osmanin, do të performojnë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram. Veç Gjestit dhe Eglit, në shtëpi janë edhe këngëtarja Rozana Radi e aktori Laert Vasili. Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill (e shtunë).

Read More

Glamping Albania Adventure, sipas kryeministrit Edi Rama është një kamping buzë Vjosës që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin. Për Ramën kjo nxit akoma më shumë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Përmetit përmes eksperiencave të sporteve ujore, ekoturizmit dhe agroturizmit si një xhevahir për promovimin e ekonomive lokale. ”Glamping Albania Adventure, një lule e re që ka mbirë buzë Vjosës, model që bashkon përvojën e kampingut me komoditetin, një përvojë krejtësisht ekologjike, me energji 100% të pastër e në respekt të plotë me natyrën duke nxitur akoma më shumë zhvillimin e qëndrueshëm të zonës së Përmetit përmes eksperiencave të…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar sot në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë. “Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore. Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror. Pasojat e luftrave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike. Mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma…

Read More

Ministrat e Jashtëm të BE-së, rikonfirmuan mbështetjen për antarësimin e Shqipërisë në BE. Kryediplomatja Kaja Kallas tha se vendi ynë ka bërë reforma domethënëse. “Kam takuar kryediplomatët nga Ballkani Perëndimor. Edhe në takimin e ministrave të Jashtëm ne e bëmë të qartë se stabiliteti në këtë rajon është thelbësor. Nëse shikoni hartën, këto vende janë gjeografikisht në Evropë. Ato duhet të jenë pjesë e familjes sonë evropiane, ndaj procesi i integrimit është shumë i rëndësishëm për këtë. Vëmë re se Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë hapa të rëndësishëm domethenës me reformat integruese. Jam e bindur se këto dy…

Read More

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi sot një kompani tekstile në Lushnjë, nga ku siguroi se qeveria do ndërmarrë çdo lehtësi për të mbështetur sektorin e biznesit. Balluku theksoi rëndësinë e kësaj kompanie në punësimin dhe ekonominë lokale. ”Tek fasoneria AL-TEXTILE, ku prodhohen veshje profesionale për industri të ndryshme, falë bashkëpunimit me kompani europiane. Sebi jeton në Tiranë, por prej 9 vitesh ka ngritur sipërmarrjen e saj në qytetin e Lushnjës, duke i shërbyer punësimit dhe ekonomisë së qytetit. Kemi mbështetur dhe do të vijojmë të mbështesim çdo nukël ekonomike duke krijuar lehtësira për të nxitur…

Read More