Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë dy elektricistë, pas vdekjes së një punonjësi të OSHEE-së, i cili humbi jetën një ditë më parë në fshatin Mërtish, Divjakë. Viktima, Xh. Sh., 32 vjeç, punonjës i OSHEE-së, dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një linje, për shkak të mosshkëputjes së energjisë. Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasit Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë, të cilët rezultojnë të jenë përkatësisht elektricistë të OST dhe OSHEE. Dy të ndaluarit dyshohet se…
Author: tirana
Ilaria Sula mbeti e vrarë nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili e goditi tre herë me thikë në shtëpinë e tij, kjo pasi 22-vjeçarja shqiptare i kërkoi që t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre. Universiteti më i madh i Romës, La sapienza, në të cilin Ilaria studionte për shkenca statistikore, ka zgjedhur të nderojë studenten shqiptare, e cila mbeti viktimë e femicidit në Itali. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e universitetit, u vendos që një prej sallave të La Sapienzës të mbante emrin e Ilaria Sulës. “Hapësirat e reja të studimit brenda Godinës…
Evropa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë pasi vendet u goditën nga ndikimet e qarta të ndryshimeve klimatike, moti ekstrem dhe temperaturat rekord në vitin 2024, tregon një raport i zgjeruar vjetor. Rreth 100 shkencëtarë dhe ekspertë kontribuan për raportin evropian të klimës, të udhëhequr nga OKB-ja, që zbuloi se viti i kaluar ishte më i ngrohti në histori për kontinentin. ”Stuhitë ishin shpesh të rënda dhe përmbytjet ishin më të përhapurat që nga viti 2013, duke marrë të paktën 335 jetë dhe duke prekur rreth 413 000 njerëz”, sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore Meteorologjike…
Administrata Trump ka thënë se po ngrin më shumë se 2 miliardë dollarë në fondet federale për Universitetin e Harvardit, disa orë pasi kolegji elitar refuzoi një listë kërkesash nga Shtëpia e Bardhë, raporton BBC. “Deklarata e Harvardit sot përforcon mentalitetin shqetësues të të drejtave që është endemik në universitetet dhe kolegjet më prestigjioze të vendit tonë”, tha Departamenti i Arsimit në një deklaratë. Shtëpia e Bardhë i dërgoi një listë kërkesash Harvardit javën e kaluar, të cilat tha se ishin krijuar për të luftuar antisemitizmin në kampus. Ato përfshinin ndryshime në qeverisjen e saj, praktikat e punësimit dhe procedurat…
Shpenzimet e shqiptarëve për shëndetin po rriten vit pas viti, si pasojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së barrës së sëmundjeve, por ritmet janë përshpejtuar dukshëm pas pandemisë Covid-19. Rishikimi i llogarive kombëtare nga INSTAT referoi se në vitin 2023, familjet shqiptare harxhuan për shëndetin mbi 84 miliardë lekë, ose mbi 840 milionë euro. Kjo shifër e gjeneruar nga anketa e buxhetit të familjeve ishte 8% më e lartë se në vitin 2022 dhe 41% më e lartë se në vitin 2019 para pandemisë Covid- 19. Barra e sëmundjeve kronike është rritur rreth 6% çdo vit pas pandemisë sipas…
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka reaguar ashpër ndaj valës së komenteve dhe reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, pas incidentit të ndodhur në “Big Brother VIP”, ku Jozi goditi Gjestin. Në një intervistë për “Zona Zero” në Top News, me gazetarin Milaim Zeka, Topi u shpreh se reagimi masiv në rrjete sociale nuk është një shprehje spontane e opinionit publik, por një lëvizje e orkestruar, që sipas tij, mund të ketë në sfond ndikime të shërbimeve të huaja sekrete. “Unë nuk dëshiroj të futem në trajtimin e nivelit kulturor në shoqëri dhe specifikisht te brezi i ri. Edhe në…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Nën tingujt e këngës “Get Ready”, Rama shkruan: MIRËMËNGJES dhe me momentet e një dite të bukur për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj t’ia kaloni sa më mirë sot. Kujtojmë se ditën e djehsme në Luksemburg u hap grupkapiturlli i radhës, ‘Tregu i Brendshëm”, ndërsa Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët ku i pranishëm ishe edhe kreu i qeverisë Rama,. U shpreh se synimi është që brenda 2025 të hapen të gjithë grupkapitujt.
Kjo e martë do të jetë nën mbizotërimin e motit me shi, por temperaturat do të jenë të larta. Gjatë pasdites pritet që intensiteti i shiut të bjerë, duke i lënë më pas vendin kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 6 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Dashi Do përjetoni emocione pa fund ne krahët e atij qe dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur me për cilin doni te kaloni jetën. Beqaret nuk duhet t’i besojnë tërësisht personave qe ne takimin e pare. Ndonjëherë pamja zhgënjen. Demi Jeta juaj ne çift nuk do ketë shume vështirësi gjate kësaj dite, megjithatë nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte, mendoni t’i bëni ndonjë surprize te këndshme partnerit. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos fillojnë një lidhje me personin e pare qe do takojnë. Financat do jene inkurajuese dhe aspak…
Mentor Sopjani, ish-gjyqtari dhe vëzhguesi i FSHF-së u nda nga jeta. Lajmi i trishtë është njoftuar se ka humbur jetën pas një gjendje kritike shëndetësore. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka shprehur ngushëllimet dhe e ka konsideruar një humbje për komunitetin e futbollit. ”Një lajm i trishtë ai i ndarjes nga jeta të Mentor Sopjanit, ish-arbitrit që dha një kontribut të vyer me vite me radhë në fushën e futbollit dhe më pas edhe jashtë saj, si vëzhgues. Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë…
Në Shkodër u prezantua sot studimi i fizibilitetit të hekurdhës Durrës-Prishtinë. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë. Në ceremoninë e rastit morën pjesë autoritete të larta shtetërore të dy vendeve si dhe kryetarët e bashkive ku pritet të kalojë hekurudha, si Shkodra e Gjakova. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se ky është një moment historik për Shqipërinë. ”Nuk flitet për një hekurudhë por për një lidhje kombëtare pasi është hekurudha kuqezi, flitet për një nukël gjeopolitike e cila e kthen kombin shqiptar…
Koalicioni ”Nisma Shqipëria Bëhet”, zhvilloi këtë të hënë pasdite një takim elektoral në zonën e “Ali Demit”. Kryetari Endri Shabani tha se duhet prishur rrjeti i merimangës që ka zaptuar Tiranën dhe Shqipërinë. ”Në këtë lagje, kam parë prindërit e mi që thonin Shqipëria si gjithë Europa. Tani edhe më pesimisti nuk e mendon kështu. Po çfarë i mungon Shqipërisë të ishte si Sllovenia apo vendet baltike? Rrjeti i merimangës ka penguar gjithçka. Nuk është një parti, por një rrjet që ka kapur gjithçka, rasti më tipik është Ali Demi. Fijet e krimit dhe të fortëve morën fushën dhe i…