Author: tirana

Kryepolici Ilir Proda zhvilloi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një takim me përfaqëuesit e kompanisë ”Meta PlatformsINC”, Kateryna Kruk, drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Birger Witt, Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore. Objekt i diskutimit ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale. ”Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan një takim në kompaninë RITECH, një kompani model e zhvillimit të teknologjisë së informacionit me 300 të punësuar në Shqipëri dhe 200 në Kosovë e Maqedoni. Rama theksoi se 100% e të punësuarve në këtë kompani janë vajza e djem shqiptarë me një moshë mesatare rreth 30 vjeç dhe pagë mesatare 2500 euro. Kryeministri theksoi se që ka ardhur koha që shteti të futet dhe të financojë në kompanitë që operojnë në fushën e teknologjisë dhe të përfitojë nga ato. Rama solli në vëmendje…

Read More

Antoni Gaudí, arkitekti i famshëm katalanas që i dha jetë Bazilikës Sagrada Família në Barcelonë, është vënë zyrtarisht në rrugën drejt shenjtërisë. Papa Françesku ka njohur “virtytet heroike” të tij, një hap i parë i rëndësishëm në procesin e gjatë të kanonizimit në Kishën Katolike. Gaudí i kushtoi 12 vitet e fundit të jetës ndërtimit të Sagrada Famílias, një kishë që edhe sot, më shumë se 140 vjet pas fillimit të saj në vitin 1882, mbetet e papërfunduar. Papa Benedikti XVI e shuguroi këtë kishë në vitin 2010, duke e përshkruar atë si “një lavdërim për Zotin i bërë prej…

Read More

Vrasësi i Ilaria Sulës, Mark Antony Samson, rrëfeu përpara prokurores të gjithë skenën kur i mori jetën studentes shqiptare në dhomën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Samson ka treguar se çfarë bëri pasi vrau Ilarian dhe si e futi trupin e saj në valixhe, të cilën më vonë e hodhi në një zonë pyjore jashtë Romës. Në rrëfimin e tij tronditës, 23-vjeçari me prejardhje nga Filipinet tregon se e vrau Ilarian ndërkohë që prindërit e tij ishin në shtëpi. Pasi e dhunoi Ilarian, e cila u vërtetua nga autopsia e një dite më parë, Samson pranon që…

Read More

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës ka vënë në pranga një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. I arrestuari është shtetasi A. H., 48 vjeç, i cili u ndalua teksa tentonte të hynte në territorin shqiptar. Nga verifikimet rezultoi se A. H. ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve…

Read More

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë vendimin për një rast të rëndë abuzimi familjar që tronditi opinionin publik: shfrytëzimin e një fëmije të mitur në rrjetin social TikTok për përfitime financiare. Babai i fëmijës, Armando Kumaraku, u dënua me 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyshja e tij, Natasha Rombula, u dënua me 2 vite e 3 muaj burg. Gjykata ka vendosur gjithashtu heqjen e të drejtës së prindërimit për Armando Kumarakun, si një masë plotësuese ndaj dënimit penal. Ngjarja, që u bë publike disa muaj më parë, zbuloi se babai dhe gjyshja kishin përdorur për…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur pretencën për ish-drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili akuzohet për ndërhyrje të paligjshme në hetimet e dosjes “Toyota Auris”. SPAK kërkoi 4 vite e 6 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 3 vite burgim. Zarka akuzohet se ka ndikuar në hetimet për çështjen “Toyota Yaris”, dosje e ndërlidhur me ngarkesën prej 3.4 milionë eurosh të sekuestruara në makinat Toyota Auris, të ardhura në Portin e Durrësit në vitin 2018.

Read More

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Tiranë. Një 37-vjeçar i identifikuar si Ledian Lato ka kërcënuar me armë zjarri një grua. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamed Deliu”, ku ai dyshohet se e ka kanosur 40-vjeçaren për motive të dobta. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, në mënyrë që të mund të bëjë betimin si deputet i legjislaturës së nëntë. Dorëheqje kanë dhënë edhe anëtarët e tjerë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Read More

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një takim me drejtuesit e bizneseve të vogla në Tregun Industrial në Tiranë. Ai u shpreh se në 100 ditët e para, amnistia fiskale do të jetë jo vetëm për bizneset, por edhe për gjobat e qytetarëve. “Jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël, sepse është biznesi që punon më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejtë dhe më mirë për mirëqenien e njerëzve. Për biznesin e vogël do të ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë. E kemi pasur 6 dhe 6 do e zbresim…

Read More

Të hënën u prezantua në Shkodër projekti hekurudha ‘Kuq e Zi’, e cila do të lidh Prishtinën me Durrësin. Për këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “Hekurudha Kuq e Zi tashmë merr udhë”, shkruan Rama. Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ku shprehet se edhe ky i fundit do të votojë numrin pesë të PS. Teksa iu përgjigj një komentuesi në rubrikën ‘Sy m’sy’ për shit-blerjen e votave, Rama tha se ‘këneta ka para, e keni parë sa e ka paguar Latifin”. “Jo, vëlla nuk kemi lekë për vota, s’e kemi bërë më parë, nuk e bëjmë sot. Pashë që kishin dalë ata që jepnin lekë nga këto paratë e kënetës, se këneta ka shumë para. E keni parë sa e ka paguar Latifin dhe ku i…

Read More