Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është arrestuar të hënën në Broward County, Florida. Sipas autoriteteve lokale, 44-vjeçari, emri i plotë i të cilit është William Gutiérrez-Levy, u ndalua nga Zyra e Sherifit në Weston dhe më pas u transferua në burgun kryesor të Kontesë. Ai akuzohet për dehje në një vend publik, shkaktim shqetësimi dhe shkelje të rendit publik. Levy u paraqit përpara gjykatës të martën pasdite, ku gjykatësi caktoi një garanci prej 500 dollarësh dhe urdhëroi që ai të qëndrojë larg zonës ku dyshohet se ka ndodhur incidenti. Deri në orët e vona të pasdites së së martës,…
Author: tirana
Këtë vit, Bashkimi Evropian pritet të ashpërsojë mekanizmin e pezullimit të vizave, duke ia bërë më të lehtë Brukselit të heqë regjimin pa viza për qytetarët e 61 vendeve që aktualisht e gëzojnë atë – përfshirë të gjitha vendet aspirante për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. Propozimi për të shtuar më shumë arsye në mesin e atyre ekzistuese për pezullimin e udhëtimit pa viza ishte iniciuar nga Komisioni Evropian qysh në vitin 2023, dhe Këshilli i BE-së – i cili përfaqëson 27 vendet anëtare – e miratoi qëndrimin e tij për këtë çështje…
Evropa po përballet me një thatësirë të pazakontë për këtë periudhë të vitit, duke rrezikuar seriozisht bujqësinë, industrinë dhe zinxhirët e furnizimit. Vendet më të prekura përfshijnë Gjermaninë, Poloninë, Ukrainën dhe Spanjën, ndërsa alarmet janë ndezur nga Observatori Evropian i Thatësirës. Muaji mars shënoi temperaturat më të larta ndonjëherë të regjistruara, ndërsa reshjet munguan në pjesën më të madhe të kontinentit. Ekspertët paralajmërojnë se situata ngjan me vitin 2018, kur Evropa u godit nga një valë e madhe thatësire. Në Gjermani, më shumë se gjysma e vendit është prekur rëndë, me tokën bujqësore në gjendje alarmante. Lumi Rhine ka rënë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas raportimeve të mediave ndërkombëtare në lidhje me një propozim të pretenduar nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff. Sipas raportimeve, Witkoff kishte zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara dyshohet të ketë qenë edhe ndarja territoriale e Ukrainës dhe njohja e disa rajoneve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse. Zelensky e cilësoi këtë si të papranueshme, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të diskutueshme.
Kjo e mërkurë do të jetë me mot të kthjellët, teksa temperaturat do të shënojnë sërish rritje. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 10 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë në 30 gradë Celsius. Nuk do të mungojnë as vranësirat, të cilat do të jenë kalimtare. Era do të fryjë me shpejtësi maksimale 60 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.
Dashi Një ditë e gjallë, plot energji dhe impulse instinktive. Ju dëshironi të bëni, të lëvizni, të pushtoni. Por kini kujdes të mos e teproni ose të mos thoni diçka shumë. Një takim interesant mund të shkundë rutinën. Demi Sipas horoskopit të Paolo Fox, keni nevojë për siguri, qetësi dhe një rutinë që ju qetëson. Është një kohë e mirë për të vendosur gjërat në rregull dhe për të sqaruar situatat në pritje. Merrni kohë për veten tuaj, qoftë edhe vetëm për një frymëmarrje të thellë. Binjakët Ju jeni në modalitetin social aktiv: mesazhe, ide, muhabet dhe ndoshta edhe ndonjë…
Këtë pasdite gjatë takimit me të rinjtë e Kamzës, një zë nga rruga u dëgjua duke thirrur ”Rama ik”. Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj duke e ironizuar dhe tha se ai është zë i mbytur i kënetës. “Po, po do iki, mos ki merak. Tha “Rama ik”. Se duhet në këto raste gjithmonë, na duhet ndonjë hudhër, edhe sikur mos të na vijë, do të duhet ta sajojmë. Shumë faleminderit për solidaritetin, por për mua, unë do shqetësohesha sikur mos të dilte ai zëri i mbytur në kënetë. Unë këtu me ju, ai atje tek pullë”, u shpreh Rama. Ai…
Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zhvilloi këtë pasdite një takim me të rinjtë në Tiranë, ku theksoi se arsimi është një pikat kryesore të koalicionit. Për të ndryshimet e mëdha vijnë nga pak njerëz, nuk vjen menjëherë. ”Është dita që më shumë të dëgjoja me ju të rinjtë. Pasi kishim këtë model të rinjsh, që nuk mallkojnë dhe servilosen. Duam ta sjellim të renë si koncept të jetuarit dhe të menduarit. Modelin e të riut kritik. Ka të rinj që i bien për shkurt, por në fakt ky model e ka sjellë Shqipërinë në këtë derexhe. Arsimi është…
Drejtuesja politike e PS-së për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali i bëri apel sot të rinjve në Kamzë të votojnë për PS-në. Në takimin me të rinjtë , Spiropali tha se ata duhet ta investojnë këtë votë që Shqipëria të jetë në dyert e BE-së dhe të hyjmë të ulemi në atë tryezë si të barabartë. ”Ju e dini më mirë se unë se si ishte Paskuqani para pak vitesh e si është sot. Si ishte Kamza e si është sot. Mund të themi me plot gojën që puna që është bërë këtu nga kryebashkiaku Rakipi me mbështetjen e Kryeministrit…
Kryesocialisti Edi Rama në një takim me të rinjtë në Kamzë, tha 2 vjet më parë u tha banorëve se nëse do i jepnin mundësinë të vazhdonin punën e nisur do të bënin për Kamzën, Paskuqanin e të gjithë banorët shumë më tepër akoma. ”Ngado të shohësh dhe në çdo drejtim të kërkosh gjen se është ku e ku me çfarë ishte dhe kupton sesa shumë vite u humbën qorrazi. Sesa shumë vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie. A thua se vota është biletë për të shkuar në stadium dhe a thua se besimi për t’ia…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja po vijon turin e tij elektoral në kryeqytet, me prioritet zonën e Kombinatit. Ai ka vizituar një prej bizneseve fasoneri të brandit “Made in Albania”, por jo vetëm, pasi janë edhe fabrikat e këpucëve që punësojnë gra e të rinj. ”Këto biznese janë motorët e heshtur të ekonomisë sonë, që meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje”. Po nga ana tjetër, ka zhvilluar takim edhe në Njësinë 11, me disa banorë të zonës. ”Në çdo cep të Tiranës, me zemrën plot nga mikpritja dhe besimi! Në Njësinë 11, ndamë shqetësime të përditshme dhe…
2 muaj i lirë. Daut Laze ishte shpallur personi më i kërkuar nga Policia, pasi ishte aratisur nga burgu i Shënkollit. Ai u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 6 të cilët kishin marrë informacione se Laze do të shkonte në banesën e tij në zonën e Astirit. Laze tha policëve se fshihej në disa xhami në Tiranë gjatë kohës së arratisë, kryesisht në zonën e Freskut, Kombinatit, Yzberishtit dhe Astirit. Ushqimin e merrte nga besimtarë myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Prej dy muajsh efektivët kontrollonin herë pas here banesën e tij, por nuk e gjenin. Dyshohet se ka qëndruar…