Author: tirana

Drejtuesi politik i PS në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me disa të rinj që votojnë për herë të parë në zgjedhje. Çuçi theksoi rëndësinë e që ka vota për të rinjtë dhe pse ajo nuk duhet të shpërdorohet në drejtim të gabuar. ”Përgjegjësia jonë është që ne duhet ta ndajmë me ju sidomos me ju që jeni votues për herë të parë atë që ne kemi bërë për Vlorën në përgjithësi e pastaj për Shqipërinë, që vota juaj të mos shkojë dëm, të mos shkojë për të kaluarën dhe kthimin mbrapsht, por të jetë një fuqi e…

Read More

Presidentja Vjosa Osmani i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryesuesit të seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, duke theksuar se garantimi i funksionimit kushtetues të institucioneve është përgjegjësi thelbësore e saj si Presidente. Osmani ka potencuar se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që e mundëson, e jo që e pengon, themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve. Ajo citoi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. K072/20, ku thuhet se strukturat kushtetuese duhet të interpretohen në mënyrë që të “jetësojnë dhe jo të bllokojnë” funksionimin e pushteteve të dala…

Read More

Shkolla e mesme “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan ka përfunduar dhe është gati që të presë mbi 650 nxënës dhe mësues. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ambientet e kësaj shkolle, e cila do të sigurojë një mjedis të përshtatshëm për mësim dhe zhvillim. ”Gjithçka është gati në shkollën e re “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, që do të presë mbi 650 nxënës dhe mësues në klasa të reja, laboratorë e palestër moderne, me standarde europiane, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Elbasanit”, tha Rama. Në bashkinë e Elbasanit janë financuar 3 objekte shkollore: Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”,…

Read More

PD vendimin e GJKKO për incineratorin e Tiranës, një thërrime në përgjegjësinë e atyre që e ideuan dhe firmosën. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se pavarisht vendimit të togave të zeza, për incineratorin e Tiranës vijojnë ende të paguhen çdo ditë 88 mijë euro. Për të Partia Demokratike ka provuar se i gjithë projekti është shkruar në zyrat e Ramës, Agaçit dhe Veliajt, personazhe që sipas saj, nuk kishin asnjë lidhje me incenerimin dhe djegien e mbetjeve, duke marrë një kontrate prej 130 mln eurosh, dhe që sot po shkon në 390 mln euro, që ndryshe…

Read More

Lehtësitë fiskale dhe përmirësimi i klimës së biznesit kanë nxitur investimet e reja të bizneseve në sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi pastiçerinë “Nela” në Tiranë. Për të është shembull i sipërmarrjes vendase që zhvillohet falë përkushtimit, cilësisë dhe mbështetjes së duhur. Gonxhja u njoh nga afër me punën e këtij biznesi, sfidat dhe synimet që ka kjo sipërmarrje për të ardhmen. “Ky është një biznes familjar, i cili tregon qartë se kur krijohen kushtet e favorshme për investitorët, përmes lehtësirave fiskale, thjeshtimit të procedurave dhe politikave që inkurajojnë prodhimin…

Read More

Loredana Brati komenton situatën e paprecedentë nga Jozi me Gjestin, ku tha se ai nuk ishte mirë. Ajo zbuloi për publikun edhe se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e BBV. ”Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ”shko në studio”, dhe ”më vjen keq”. Ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar”.

Read More

Sali Berisha bashkë me kryestrategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, organizuan një takim me të rinjtë e FRPD-së. Berisha tha se Rama është një lloj narkoditatori që nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese dhe as votën e lirë. Për të fasada e Ramës ka marrë fund në dy institucionet Europiane. ”Seanca në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe të Sigurisë u dha situata dramatike e Shqipërisë. Edi Rama një lloj narkoditatori që nuk respekton vendimet e gjykatës kushtetuese, nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve. U paraqitën me vërtetësi të madhe, qendrimi i tij ndaj pluralizmit dhe kundërshtarëve politikë.…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha thotë se qeveria shqiptare e ka në fokus sigurinë rrugore. Për të fuqizimi i Policisë përmes edhe teknologjisë bën një monitorim në të gjitha akset e vendit. Hoxha ndau rezultatet krahasuese të jetëve të humbura si pasojë e aksidenteve, mjet-individ nga viti 2012 e deri vitin e kaluar. ”Në vitin 2012 numri i jetëve të humbura ishte 334, në 2024 ishte 175 viktima në aksidente. Aksidentet me pasojë vdekjen mjet me këmbësor ku ne sot kemi rreth 35% të rasteve që përfshihen në këto aksidente, na detyron që të punojmë më shumë në këtë fushë”,…

Read More

Strategu amerikan, Chriss LaCivita thotë se e vetmja e ardhme që shqiptarët mund të kenë në Shqipëri, është nëse Sali Berisha zgjidhjet kryeministër. Komentet i bëri gjatë një takimi me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku i pranishëm ishte edhe Berisha. LaCivita po ashtu i bëri thirrje demokratëve se vendi ka nevojë për një zgjim dhe edukim të elektoratit, për t’i treguar mënyrën se si Edi Rama sipas tij, ka dështuar keqazi në këtë vend. Pjesë nga fjala Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim,…

Read More

Kandidati për deputet i PS, Endrit Braimllari iu përgjigj akuzave të përsëritura të ngritura nga Ilir Meta në drejtim të tij. Edhe pse nuk e përmendi me emër, Meta akuzoi Braimllarin se u konvertua nga anëtar i Partisë së Lirisë në socialist, pasi doli nga dyert e SPAK. Nga ana e tij, Braimllari thotë se Meta është shpifës, dhe se me të do të merret pas 11 majit. ”Nëse ajo më adresohet mua, më vjen keq që është kthyer në një shpifës dhe shantazhues serial, që kërkon të mbulojë dështimet e lidershipit të tij. Ato janë çështje me të cilat…

Read More

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve që të votojnë PS, e cila në fletën e votimit renditet me numrin 5. Rama me një fotoje ka ironizuar opozitën dhe drejtuesin e fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. “VOTO 5 se mbeti edhe Latifi i shkretë në penxhere për të marrë gjithë ato lekët e Bufit dhe për të ikur nga sytë këmbët më 11 maj”, shkruan Rama.

Read More

Kryestrategu amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së. LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë. “Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj”,-u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”. Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik. ”Ju keni aftësinë dhe mundësinë…

Read More