Author: tirana

Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian deri në 2027, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë e njësisë 1, 2 dhe 3 në Tiranë për Shqipërinë 2030 në BE. ”Mbyllja e negociatave nënkupton që 1 mijë vetë nga ana jonë nën drejtimin e 38 negociatorëve të ndarë në grupe duhet të negociojnë çdo lloj gjëje për të bërë marrëveshjen deri në 2027 që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. Nga ana tjetër janë 1 mijë të tjerë që merren me çdo detaj me zogjtë, peshqit, kafshët, pemët, ujërat, industrinë, shëndetësinë, me drejtësinë, të gjitha, çdo gjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në njësitë 1, 2 dhe 3 në Tiranë, ku theksoi rolin e PS-së në ndërtimin e vendit. Rama u shpreh se gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, Shqipëria ka qenë më mirë nga sa ishte më parë, duke shtuar se të gjitha forcat e tjera politike janë aty për ta shkatërruar vendin. ”Gjithmonë kur PS ka marrë qeverinë, vendi ka qenë gjithmonë më mirë nga se ishte. PS ndërton Shqipërinë. Të tjerët janë këtu për të shkatërruar. Më 1992, populli u bashkua dhe votoi PD. PD u votua edhe nga ata…

Read More

Gjatë një takimi në Vaqarr, Sali Berisha iu drejtua qytetarëve dhe sidomos diasporës shqiptare me një mesazh të fortë për ndryshim dhe kundër abuzimeve të qeverisë aktuale. Kreu i PD-së i bëri thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë në votime më 11 maj dhe të refuzojnë çdo formë presioni, duke përfshirë fotografimin e votës. Pjesë nga fjala Ju bëj thirrje në emër tuaj, të gjithë vëllezërve në diasporë, të cilët po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit, që është viti i tyre për tu ndarë me këtë të keqe të madhe, që po…

Read More

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu. Ambasadori shprehu vlerësimin e lartë për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti. Duke iu drejtuar kryetarit Shehu, ambasadori e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e…

Read More

Unaza bujqësore Muriqan-Fermë (Cërrik) është një investim i rëndësishëm që lidh tri bashki: Cërrikun, Belshin dhe Elbasanin. Ky projekt është në shërbim të zhvillimit bujqësor dhe turistik të zonës, është një ndihmë e madhe për fermerët e zonës dhe rritjen e eksporteve. Ministri dhe drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka ndarë foto nga inspektimi që kreu së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla. Për Maznikun ky investim rrit turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin ekonomik në tërë Dumrenë. ”Në kantierin e segmentit Muriqan-Fermë të unazës bujqësore në Cërrik, një investim i…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili garon për deputet në listën e hapur, tregon për gazeta ”Panorama” se si po e zhvillon fushatën elektorale pavarësisht izolimit në qeli. ”Jam shumë i kënaqur nga angazhimi i shumë njerëzve të rinj që kurrë s’kishin përfituar nga LSI dhe janë në ballë të betejës tonë për Fitore dhe Liri! Fushata ime ecën shumë mirë. Çdo ditë dërgoj 50-100 letra për shokë te miqtë kudo e marr plot të tilla. E theksoj, tani deputetët e sigurt dhe gjithë kandidatët në listat e hapura të PL, duhet të jenë pa ndërprerje në…

Read More

Drejtuesi politik i PD për qarkun Tiranë, Belind Këlliçi ka vijuar me takimet në Njësisë 9. Teksa ka postuar foto nga takimet, dhe bën thirrje për votë ndaj PD, Këlliçi jep edhe një mesazh. Sipas tij, qeveria e ka kthyer Shqipërinë si një çiflig për të zhvatur dhe jo Atdhe për të përfaqësuar. Për të hapat e përbashkët deri në 11 maj i japin fund jo vetëm kësaj qeverie, por të gjithë këtij modeli politikëbërje! ”Ecim së bashku në rrugët e paasfaltuara dhe të shkatërruara, për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që Tiranën dhe Shqipërinë e kanë parë si çiflig…

Read More

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se do të rritet buxheti për Federatën e Atletikës. ”Nuk mund të qëndrojmë në vendnumëro, vetëm me një pistë atletike, si ajo që është ndërtuar nga bashkia e Tiranës. Duhet të gjejmë rrugë alternative dhe të krijojmë një hapësirë edhe për atletikën në bashkëpunim edhe me Federatën e Atletikës, sepse është mbretëresha e sporteve. Dhe sepse na duhet, sa i përket edhe kulturës fizike, atletika është kyçe”, tha gjatë prezantimit të vizionit për sportin në Shqipërinë 2030, pjesë e fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, në Tiranë. Po ashtu Rama tha se synimi është…

Read More

Festim Bezhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës, ka rrëfyer detaje. Ngjarja ndodhi në janar të vitit 2021. Ai ka parë 4 persona të zbrisnin nga një makinë Range Rover. Më pas i kërkonin zhvendosjen e një trupi në një automjet tjetër si edhe një kazëm e një lopatë. I pyetur nga prokurorët në sallë Bezhdili tha se ishte ndjerë i frikësuar dhe se ishte bindur urdhrave të tyre. Nuk e ka njohur viktimën dhe nuk e dinte se cili ishte personi i pajetë. Por ata i kanë kërkuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot kantierin e autostradës Elbasan-Lekaj, pjesë e Korridorit VIII, një autostradë e kategorisë A, me një gjatësi totale prej 40,7 kilometrash. Segmenti rrugor që fillon nga fshati Bradashesh (Elbasan), kalon në Peqin dhe përfundon në Rrogozhinë, pritet të përfundojë pranverën e ardhshme. Ministrja Balluku tha se po punohet me ritme të mira. Balluku në një postim në Facebook, teksa ka ndarë fotot, shkruan se kantieret e infrastrukturës janë një provë e qartë e transformimit të rrjetit rrugor shqiptar. ”Ky është një nga korridoret më…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe drejtuese politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu thotë se në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik. ”Në gjithë këto vite ia kemi dalë të kthejmë sportin në vëmendje për të rritur kulturën sportive dhe për të promovuar jetesën e shëndetshme. Duke filluar që nga shkollat dhe duke vijuar me infrastrukturën sportive për ta bërë sportin dhe për ta kthyer në një motor të vërtetë ekonomik për…

Read More

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të mërkurë vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur tek investimet strategjike në këtë sektor, si dhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend. Duke folur mbi infrastrukturën sportive, Rama tha se ka ende nevojë për të bërë shumë akoma, ndërkohë që u ndal te projektet e stadiumeve të reja. ”Për stadiumet kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit, që tani janë në fazën e garave për partnerin privat”, tha Rama. Kryeministri informoi se të gjitha këto projekte do të…

Read More