Author: tirana

Lulzim Basha bashkë me kandidatin për deputet Abaz Tafa, zhvilluan takime me qytetarë dhe të rinj në Njësinë 12 në Tiranë. Në qendër të bisedave ishte rëndësia e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit dhe nevoja për një ndryshim të vërtetë në drejtimin e vendit. Basha theksoi se modeli aktual i qeverisjes është i dështuar dhe se Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit europian me një model të tillë. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme janë një mundësi për qytetarët, sidomos për të rinjtë, për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të mbështetur drejtësinë. ”Ne jemi një lëvizje që synon t’i…

Read More

Zonat historike me tradita të qytetit të Burrelit, po rilindin falë investimeve që po kryhen në infrastrukturën e tyre, duke i dhënë një tjetër vlerë arkitekturës së qytetit dhe turizmit në rritje, kjo falë edhe investimeve të rëndësishme të Rrugës së Arbrit e Tunelit të Murrizit, që e kanë sjellë më afër veriun e bukur të vendit. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së ishte sot në Burrel, ku fillimisht inspektoi sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”, një nga zonat historike që po rilind nga e para. Kurse kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, tha se po bëhet një…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një takimi sot në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale të qeverisë. Ajo u shpreh se këto paketa që ofrohen nga qeveria kanë fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve. ”Bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato…

Read More

Edhe këtë të enjte ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim raporti për verifikimin e mandateve. Seanca e sotme ishte vazhdim i seancës të së martës, ku dështoi të votohet raporti për verifikimin e mandateve të deputetëve. Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari, tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike. ”Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në…

Read More

Një mësues 55-vjeçar është arrestuar nga policia i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënësve të mitura. Fatmir Hoxha mësuesi i Histori Gjeografisë, dyshohet se ka ngacmuar me fjalë, por edhe me prekje 14 vjeçaret në ambientet e shkollës. Veprimet e rënda janë vënë re nga kolegët e tij të cilët më pas e kanë referuar ngjarjen në drejtorinë e shkollës. Ka qenë drejtori i shkollës ai që ka denoncuar në polici 55 vjeçarin Fatmir Hoxha. Ky i fundit sapo ka mësuar hetimet ndaj tij ka tentuar të arratiset, por është ndaluar nga efektivët në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë policia ka…

Read More

Berisha po e pranon, se administrata Tramp nuk po i përgjigjet. Heqja e non-gratës, po duket mision i pamundur, por doktori paralajmëroi sesa të vijë në pushtet, do t’i kundërpërgjigjet presidentit Trump, me tarifat. Duke filluar nga bimët mjekësore, meqë ato, janë eksporti ynë kryesor në Amerikë. “Shtruat çështjen e tarifavee, shumë e drejt, qëndrimi ynë është negociata me SHBA, për zero tarifa. Ne do e vendosim zeri tarifa, me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet me zero tarifa, e ju. Po nëse Trump nuk do t’i bindet presionit të qeverisë së ardhshme Berisha? “Supozojmë se SHBA nuk adapton…

Read More

Në takimin e tij me qytetarët në Burrel, kryeministri Edi Rama u shpreh se paketat sociale që qeveria shqiptare ofron për çdo qytetar në çdo cep të vendit, ka një rëndësi të veçantë me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, duke nisur nga kujdesi shëndetësor, strehimi social, mbështetja për punësim dhe bonuset e veçanta sipas kategorive Gjithashtu u shpreh se bonusit të bebes do të rikonceptohet dhe se në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore. “Buxheti i mbrojtjes sociale; Sot ka arritur në pothuasje 300 milion euro. Kur ne…

Read More

Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Burrel foli për paketat sociale, me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë, të rinjtë dhe të moshuarit. Rama tha se programi i bonusit të bebes do të rikonceptohet duke filluar nga viti 2026, ku në vend të ndihmës financiare me çek, do të ketë pagesa mujore. “Do ta rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare. Sipas numrit të fëmijët, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet.…

Read More

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të radhës është ndalur në Burrel, ndërsa u shpreh se falë punës së përkushtuar qyteti është transformuar. Gjithashtu në fokus të fjalës së tij ishte edhe paketa sociale, duke nënvizuar se ka një program ambicioz për strehimin. “Kjo zonë ka malet dhe ka yjet e mahnitshme…Ky qytet nuk njihet më në krahasim se me çfarë ishte. Burreli është kthyer në një nga zonat më të kërkuara”, tha Rama. Më tej shtoi se pasuria e patundshme e familjeve do të rritet në mënyrë të ndjeshme. “Kam shumë besim që do të kemi një impakt…

Read More

Një automjet është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar në autostradën Thumanë-Kashar. Si pasojë e zjarrit siç shihet edhe nga foto mjeti është shkrumbuar plotësisht. Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i automjeti ka arritur të shpëtojë.

Read More

Gjigantët kinezë të shitjes me pakicë në internet Shein dhe Temu kanë paralajmëruar klientët amerikanë se mallrat do të bëhen më të shtrenjta nga java e ardhshme, pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifa të larta për mallrat nga Kina. Në deklarata pothuajse identike, kompanitë rivale thanë se kanë parë rritje të shpenzimeve operative “për shkak të ndryshimeve të fundit në rregullat dhe tarifat e tregtisë globale”, duke shtuar se do të bëjnë “rregullime çmimesh” nga 25 prilli Faqet e blerjeve kanë fituar dhjetëra miliona klientë në SHBA, të tërhequr nga çmimet e tyre ultra të ulëta. Popullariteti i tyre ka…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në një takimin elektoral në njësinë nr.15, teksa ka prezantuar edhe programin për fshatin. “Fshati shqiptar ai që përjetoi regjimin e Edi Ramës. Këto pasoja filluan me reformën e qeverisë vendore, ku ju humbët shërbimet që kryheshin në komunë dhe kjo ju la ju pa shërbime. Me reformën territoriale, Rama i dha një goditje qeverisjes së qytetarëve, e cila kishte misione të rëndsishme për zhvillimin e zonave rurale. Gjatë viteve 2005-2013 ne kishim një raport me komunat e vendit: bëni ju projektet, ne t’ju financojmë! Dhe funksionoi. Qeveritë vendore projektonin rrugët dhe objektet…

Read More