Author: tirana

E çuditshme, por Gjesti ka folur sërish për Xhenetën. Sot në një bisedë me Rozanën, ai tha se kur të dalë jashtë nuk ka punë me Xhenetën, ku as sytë nuk ka me mi pa tha këngëtari. Kujtojmë që Xheneta u fut për pak minuta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku videot u bënë virale për reagimet e tyre kur u pamë. Gjesti: As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç. Rozana Radi: Po nëse ajo kërkon? Gjesti: Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka këtu. Nuk mundet me pas kërkim. Rozana Radi: Sa ke…

Read More

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për zvkryeministren, njëkohësisht edhe drejtuesen politike të Fierit, Belinda Balluku. Bardhi e akuzon Ballukun për “korrupsion zgjedhor” për punësimet në administratë. Nga ana tjetër, Bardhi i bën thirrje SPAK-ut të dëshmojë luftën ndaj krimeve zgjedhore, duke thënë se nuk ka parë një angazhim konkret nga prokuroria. Ky rast, sipas Bardhit, provon se Balluku është duke blerë drejtpërdrejt vullnetin e shqiptarëve. Deklarata e plotë nga Gazment Bardhi Ditën e sotme kam dorëzuar në SPAK provat e pakundërshtueshme të korrupsionit zgjedhor të Belinda Ballukut dhe bandës…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama në një takim me gratë e vajzat e qarkut Dibër, vlerësoi mbështetjen e tyre, ndërsa solli në vëmendje përfshirjen e grave në forumet e partisë dhe në vendimmarrje. ”Sot kur sapo hyra më është kujtuar takimi i parë në PS-në e Dibrës. Të gjithë burra mbyllur në një strofull njëri hidhte e tjetri priste, nuk merrja vesh as çfarë thoshin as me kë e kishin, as ku donin të dilnin. Në atë kohë kam thënë se nëse PS nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’i japi komandën dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën,…

Read More

Kyeministri Edi Rama inspektoi rrugën që lidh Urën e Cerenecit me Peshkopinë, një segment i rëndësishëm që plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më tej distancën mes Dibrës dhe Tiranës. I shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri dhe kryetari i bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kryeministri bashkëbisedoi po ashtu edhe me disa banorë të zonës të cilët vlerësuan investimet e qeverisë për këtë qark. ”Çfarë t’u them për dibranët, matjanët e bulqizakët, për ta paska qenë kjo punë se me Tiranën u puthitët, me Librazhdin, Pogradecin e Korçën u puthitët. Tani çfarë t’ju bëjmë më shumë”, tha Rama,…

Read More

Kjo e enjte ka shënuar një rritje të fluksit të qytetarëve shqiptarë që hyjnë përmes pikës kufitare të Kapshticës për festën e Pashkës. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë nga Greqia në territorin shqiptar 4147 persona. Nga ana tjetër, numri i qytetarëve që kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë është ndjeshëm më i ulët 2426 persona janë regjistruar në dalje gjatë së njëjtës periudhë kohore. Situata në pikën e kalimit kufitar është paraqitur e qetë dhe e menaxhuar mirë. Qytetarët që kanë udhëtuar shprehen se nuk kanë hasur asnjë problem, si në doganën shqiptare, ashtu edhe në atë greke.

Read More

Tre të afërmit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj u bënë protagonistë të një incidenti me efektivët e Forcës Operacionale dhe agjentë të BKH-së. Ata akuzohen për “goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim nga Prokuroria e Fierit. Prokuroria përmes një komunikate për mediat sqaron se ka regjistruar procedim penal për Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçakun. Sqaron në detaje përplasjen që të afërmit e Kapllanaj patën me forcat e rendit dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare. I gjithë episodi ka nisur në një kohë kur një agjent i BKH-së, i shoqëruar nga efektivët ka qenë duke zhvilluar…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Burrel. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryeministri Rama inspektoi punimet në godinën e ish-Shtëpisë së Oficerëve, e rilindur si banesë sociale dhe Qendër Multifunksionale. Godina është vënë e gjitha në shërbim të familjeve të cilat ishin bërë pjesë më herët e programeve të ndihmës ekonomike dhe strehimit në bashki, duke përfituar tashmë një mundësi reale për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të pasur më në fund shtëpitë e tyre.

Read More

Drejtuesi politik i PS për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku flet për pritshmëritë që kanë në këto zgjedhje. Mazniku thotë se PS do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën. ”Ne do të marrim më shumë se 9 mandate në Elbasan. Në rang vendi PS merr më shumë se 78 mandate. Unë besoj tek lidhja e politikës me qytetarin. Nuk ka magjistar që mund të zëvendësojë lidhjen e politikës me qytetarin. PS ka njerëz edhe në fshatin më të thellë të Gramshit dhe përqasim programin me hallet e qytetarëve, kudo ata…

Read More

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi u takua me banorë dhe biznese ne lagjen Mbrostar Ferko në Fier. Për të banorët u ankuan për mungesën e investimeve, ndërsa u shpreh se rrugët ishin si në mesjetë dhe nuk kishte as sistemim të ujërave të zeza. ”Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq shumë vite”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë Nuk ka dështim më të madh për një qeveri…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 nga 9 personat e përfshirë në konfliktin e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja e rëndë ndodhi brenda ambienteve të një lokali në afërsi të Liqenit Artificial. Në kërkim është shpallur 51-vjeçari Adriano Shabanaj, i cili gjatë konfliktit qëlloi me armë zjarri, por fatmirësisht nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person. Sipas policisë, konflikti ka ndodhur për motive banale mes personave, të cilët ishin lidhje shoqërore me njëri tjetrin. Fillimisht në ambientet e lokalit kanë kanë qenë 7 prej tyre, e më pas kësaj tavoline i janë bashkuar dhe dy persona të tjerë.…

Read More

Zonat historike me tradita të qytetit të Burrelit, po rilindin falë investimeve që po kryhen në infrastrukturën e tyre, duke i dhënë një tjetër vlerë arkitekturës së qytetit dhe turizmit në rritje, kjo falë edhe investimeve të rëndësishme të Rrugës së Arbrit e Tunelit të Murrizit, që e kanë sjellë më afër veriun e bukur të vendit. Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së ishte sot në Burrel, ku fillimisht inspektoi sheshin “Ahmet Zogu” dhe lulishten “Geraldinë”, një nga zonat historike që po rilind nga e para. Rama po ashtu shkruan në një postim në Facebook, thekson se kjo është…

Read More

Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho flet për bashkëpunimin me PD dhe angazhimi i strategut amerikan Chris LaCivita. ”Një nga risitë më të mëdha të fushatës sonë është bashkëpunimi me Chris LaCivita, strategu që ka drejtuar fushatën e presidentit amerikan Donald Trump. Ai sjell një tjetër energji dhe fokus tek mesazhet që denoncojnë 12 vitet e krimit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës”,-u shpreh Xhixho. Ajo u ndal edhe te vendimi i Ilir Metës për të qenë pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës, duke e cilësuar si një akt frymëzimi. ”E gjithë përpjekja për izolimin e Metës…

Read More