Author: tirana

Kryeministri i vendit Edi Rama, duke folur në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” tha se aplikimi i saj ka prodhuar përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset. Ai theksoi se Shqipëria po aplikon inteligjencën artificiale për negociatat me Bashkimin Evropian. “AKSHI ka marrë dhe flamurin e AI, fati e deshi, që një ndër krijuesit e Open dhe Chat GBT të ishte një shqiptare, Mira Murati, me të cilin jemi lidhur që javën e parë kur doli Chat GPT dhe sot falë bashkëpunimin me Mirën dhe Chat GBT sot negociatat Shqipëria i bën me inteligjencë artificiale.…

Read More

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëndrueshme është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit. “Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin jug-jug-lindje në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra”, thuhet në njoftim. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motit pritet në orët e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit në rubrikën Sy m’Sy” theksoi se qeveria nuk bën premtime elektorale, por programet e prezantuara janë pjesë e planeve për zhvillimin e vendit dhe nuk përdoren për qëllime elektorale. Ai theksoi se qëllimi kryesor është integrimi i Shqipërisë në BE, të tjerat janë historia dhe përralla pa vlerë. “Ne jemi qeveria, dhe ne nuk bëjmë premtime elektorale. Nuk kemi bërë as në 2021, as 2017 në aspektin e punëve, sepse në aspektin e punëve ne ndajmë informacione me publikun. Ëndrra jonë është një: Shqipëria në BE, të gjitha të tjerat janë përralla. Janë plane qeverisëse,…

Read More

Kryeministri Edi Rama përsëriti mbështetjen ndaj drejtësisë, duke theksuar se ishte Partia Socialiste që ‘ia dorëzoi shpatën’ për të hetuar njerëz të pushtetshëm. Nga rubrika ‘Sy m’sy’ ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama tha se drejtësinë nuk e solli as BE dhe as Amerika. Rama nuk kurseu akuzat as ndaj Sali Berishës duke thënë se dha urdhra nga dritarja për të vrarë protestuesit e 21 janarit. “Në drejtësi kanë qenë dhe janë ish ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot në numër. Unë kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish ministria,…

Read More

Krujë- Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasi 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen 69 vjeçe. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë 33vjecari është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Fjala “PAQE” në gjuhën frënge, angleze, arabe dhe hebreje është projektuar në Kullën Eiffel të Parisit, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj palestinezëve të cilët po humbin jetën në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite. Gjithashtu një grup aktivistësh u tubuan poshtë Kullës Eiffel, duke mbajtur pankarta me fjalët paqe në gjuhën angleze ‘Peace’ dhe arabe ‘Salam’, të cilët bënë thirrje për solidaritet global me Gazën. Kulla Eiffel e ndriçuar me fjalën “PAQE” është një gjest simbolik që përdoret shpesh për të promovuar unitetin, solidaritetin dhe jo dhunës gjatë kohërave të tensioneve apo tragjedive globale.…

Read More

Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës. Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet…

Read More

Komisioni i BE-së propozon zgjerimin e listës së vendeve të sigurta të origjinës edhe me shtatë vende. Azilkërkuesit nga këto vende në të ardhmen nuk mund të kenë sukses me aplikimet për azil në vendet e BE-së. Komisioni i BE-së ka publikuar një listë me shtatë vende, që këtej e tutje konsiderohen si vende të sigurta të origjinës. Lista përfshin Kosovën, Indinë, Bangladeshin, Kolumbinë, Egjiptin Marokun dhe Tunizinë. Kërkesat për azilnga njerëzit që vijnë prej këtyre vendeve në të ardhmen mund të shqyrtohen në vendet anëtare të BE-së me procedurë të përshpejtuar, sepse ata kanë pak shanse për të fituar…

Read More

Pasditen e së enjtes, Papa Françesku, do të vizitojë burgun Regina Celli në Romë. Arsyeja e vizitës është që Papa t’u dhurojë Ungjillin të burgosurve me të cilët do të takohet. Sipas informacioneve të deritanishme, Papa Françesku nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e pagëzimit të nesërm. Megjithatë, thuhet se nuk është e pamundur që Papa të bëjë edhe një herë një “surprizë”, siç ka ndodhur shpesh ditët e fundit. Duke pasur parasysh faktin se vitet e fundit ceremonia e legenit është bërë gjithmonë nëpër burgje, ku Papa Françesku donte t’u lante këmbët të burgosurve.

Read More

Kjo e enjte do të vijojë të jetë me temperatura të larta. Vranësirat nuk do të mungojnë gjatë ditës, teksa pritet të ketë reshje të pakta shiu në zonat veriore, por jo vetëm. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 9°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtës mbi 65 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim deri në 6 ballë.

Read More

Dashi Dite përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Demi Dashuria në çift do shkojë më së miri gjate kësaj dite. Ne planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme. Binjaket Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kanë në…

Read More

Drejtuesja politike e socialistëve për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, vijoi sot takimet në Bashkinë Rrogozhinë. Pas vizitave në disa sipërmarrje të rëndësishme për zonën, Spiropali, bashkë me kandidatët Pandeli Majko dhe Antonela Dedej, u takuan pasditen e sotme me banorë të Gosës. ”Objektivi ynë është Pasaporta Europiane, që shqiptarët të jenë të barabartë mes qytetarëve të Bashkimit Europian. Shqipëria, nga nje vend i refuzuar, është bërë sot kampione në vrapimin drejt BE. Nuk na e fali njeri këtë rekord, nuk na shtroi njeri tapetin e kuq, por e arriti qeveria socialiste dhe Edi Rama, me punë e përkushtim për Shqipërinë.…

Read More