Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin ku katër persona mbetën të plagosur në një atentat. Katër të plagosurit janë, dy kushërinj djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, shoku i dy kushërinjve dhe shoferi i kompanisë “Pelikani” dhe familjes Demiraj.Pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D.Demiraj kishte ditëlindjen. Në Pjezë kanë shkuar djali dhe nipi i pronarit të kompanisë private “Pelikani Security” pra D.Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç…
Author: tirana
Më shumë se një milion fëmijë po përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, paralajmëroi UNICEF. Gjithashtu raportohet se dhuna e bandave, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e aksesit në ndihmën humanitare po kërcënojnë familjet dhe po rrisin rrezikun e urisë. “Ne jemi përballur me një skenar në të cilin prindërit nuk janë më në gjendje të ofrojnë kujdes dhe ushqim për fëmijët e tyre, për shkak të dhunës së vazhdueshme, varfërisë ekstreme dhe krizës së vazhdueshme ekonomike,” shpjegoi Gita Narayan, përfaqësuese e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët në Haiti. Dhuna po kufizon aksesin e fëmijëve në ushqim në…
Ka hapur dyert për profesionistët Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve “New York 2025”. Në panairin e 125-të ndërkombëtar të automjeteve i cili po zhvillohet në qytetin New York të SHBA-së janë ekspozuar modelet e fundit të automjeteve të kompanive të ndryshme. Në panairin e parë dhe më të madh të automjeteve në Amerikën e Veriut, për dy ditë me radhë anëtarët e industrisë së automjeteve dhe të mediave do të kenë mundësi t’i shohin nga afër mjetet e ekspozuara. Panairi për publikun do të hapet më 18 prill ndërsa do të qëndrojë i hapur deri më 27 prill. Panairi ndërkombëtar i…
Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të freskëta dhe e lagështa me origjinë Veriperëndimore. Vranësirat dhe shirat do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit. Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori. Era…
DashiDo kërkoni me ngulm gjatë kësaj dite më shume liri në jetën në çift, por do e kuptoni se në fakt nuk është ajo që iu leverdis më shumë. Nga pasditja do bëni me shumë lëshime për të ruajtur një klime harmonike. Nëse jeni beqare do bëni një takim i cili do ua ndryshoje jetën. Jeni me shume sesa duhet bujare me të tjerët dhe i ndihmoni financiarisht. Kujdes sot sepse situate do jetë problematike. DemiMerkuri do e animojë jetën tuaj në çift. Për pjesën më të madhe, dita do jetë pozitive, sensuale dhe e ngrohtë. Përfitoni sa të mundni!…
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dibër, dhe ndër të tjera tha se është PS ajo që ja dha shpatën e drejtësisë Altin Dumanit. Për këtë ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili thotë se Rama mashtron, sepse të gjithë e dinë që bashkë me dyshen e Trekëndëshit të Bermudës janë investuar që të ishte dikush tjetër. Për të ishte ambasada e SHBA-së që e kapi me ”presh në duar” dhe u detyrua të pranonte Dumanin. ”O Rame, e paske hapur thesin në Dibër. Si kishe thon, “ne ia dhamë shpatën e drejtësisë Dumanit në dorë”. E Rame, kujt ia…
Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetrët e Beratit ku prezantoi edhe kanditatët e PD për këtë qark. Drejtuesi i Departamentit ”Brain Gain” në PD, Andi Mustafaj tha se politika shpesh kërkon frymëzim, aq më shumë kur përballesh me të keqen. Duke reflektuar mbi sfidat e mëparshme, Mustafaj i falënderoi mbështetësit dhe anëtarët e partisë për qëndresën dhe guximin e treguar, duke theksuar se ata janë model për të ardhmen. Fjalimi i tij ishte një thirrje për unitet dhe besim në fitoren e ardhshme. ”Kërkohet shpesh frymëzimi në politikë, dhe ky frymëzim bëhet akoma më i nevojshëm kur merr…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku informoi se javën e ardhshme do të nxirret për konsultim publik drafti i ligjit “Për sektorin energjetik”. Në tryezën ”Tregu i energjisë dhe aktorët e tregut”, mbajtur sot me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat, Balluku u shpreh se ”e shikojmë të rëndësishme që të kemi një ligj që do të na përgjigjet në vijimësi, në të gjithë kuadrin e tij pa pasur nevojë për ndryshime të herëpashershme dhe luhatje me proceset që kanë të bëjnë me investimet në sektor”. Ajo ftoi aktorët në treg të paraqesin propozimet e…
Qeveria ”Rama 3” ka marrë sot vendimin me miratimin edhe të VKM-së për ndryshimet në rritjen e sigurisë publike në shkolla dhe kriteret. Në shkollat që kanë kapacitet nga 80 deri në 700 nxënës, do të ketë të paktën 1 oficer policie me shërbim sigurie, kurse në ato me më shumë se 700, do të shërbejnë 2 oficerë sigurie. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81, të ligjit nr.82/2024, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i…
Pak para takimit në zyrën Ovale me presidentin Trump, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se është e bindur se do të ketë një marrëveshje mes SHBA-së dhe Evropës. Ajo shtoi se qëllimi i saj për këtë vizitë është të punojë drejt kësaj dhe të ftojë Trumpin në Itali, ku shpreson të organizojë një takim mes Trump dhe Evropës. ”Mendoj se mënyra më e mirë është që ne thjesht të flasim sinqerisht për nevojat që secili prej nesh ka dhe të gjejmë veten në mes”,-thotë ajo.
Kandidatja për deputete e PD-së në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me profesionistët e lirë. Ajo prezantoi zyrtarisht tabelën e re të taksave të PD-së, e cila parashikon taksa 0% për profesionistët e lirë dhe masa të drejta fiskale për shtresën e mesme. Tabaku theksoi se filozofia ekonomike e PD është ndërtuar mbi besimin tek individi dhe tek shtresa e mesme si motori i zhvillimit të vendit. Po ashtu ajo bëri të ditur se PD do të rishikojë nenin 12 të ligjit, që aktualisht penalizon profesionistët e lirë që kanë nënkontraktorë. Ajo e quajti këtë nen një…
Kreu i SPAK, Altin Dumani u bë pjesë e takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në Dibër. Emri i tij u përmend si një burrë i kësaj zone. Sipas Ramës, kreu i SPAK u bë i fortë se PS me reformën në drejtësi, i dorëzoi në duar shpatën e ndëshkimit. ”Ju këtu në Dibër keni dhe drejtuesin e SPAK, e keni këtu. Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani? Ne i dorëzuam drejtësisë shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë”, tha Rama. Kryeministri nuk la pa vlerësuar figurën e tij, kjo duke u ndalur tek integriteti i tij…