Author: tirana

Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, kanë vijuar takimet me banorë në zonën e ”Pazarit të Ri” në Tiranë. Basha gjatë takimeve shpalosi programin për pronat, ku tha se pronarët do kompensohen nëse ka prona të lira ose në të kundërt do u jepen para me vlerë tregu. ”Parimi i programit tonë është ky. Prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari, shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor kundër pronarit që e ka pronën të lirë. Pjesërisht apo totalisht. Aty ku toka nuk është…

Read More

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se falë investimeve të shumta, bregdeti i Lezhës do të kthehet në një nga bregdetet më të frekuentuar dhe me vlerë të shtuar të Mesdheut. Në një bashkëbisedim me përfaqësues të bizneseve në Tale (Lezhë) mbi nismat e qeverisë për të lehtësuar shërbimet ndaj tyre, Rama u ndal te projektet shumë ambicioze për zhvillimin e zonës së Lezhës. “Në periudhën e dy viteve të fundit, sidomos posaçërisht vitin e fundit, ne po shohim projekte shumë ambicioze që po na vijnë për shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Territorit nga kjo zonë dhe me iniciativën e…

Read More

Vijojnë takimet e partive politike për zgjedhjet elektorale për 11 majin. Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj këtë të premte është takuar me qytetarë dhe tregtarë të Kurbinit. ”Partia Demokratike është garancia për Kurbinin dhe për mbarë Shqipërinë. Ne premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme”. Postimi i plotë Në Kurbin me qytetarët dhe tregtarët, të cilët pushteti në ikje nuk i mbështeti kurrë! Programi i Partisë Demokratike-Paketa e Dhembshurisë, që do të implementohet në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do të japë impakt të mënjëhershëm në çdo familje…

Read More

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektuan nga afër punimet në Spitalin Rajonal të Lezhës, i cili do të ofrojë kushte bashkëkohore për afro 200 mijë banorë të zonës. Ky spital që do të bashkëveprojë edhe me maternitetin përmes një korridori lidhës, për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore tashmë me kushte e aparatura bashkëkohore për afro 200 mijë banorë të zonës. Ministrja Koçiu tha se kanë përfunduar 92% e punimeve. ”Punimet nisën vitin e shkuar dhe përfundojnë në qershor. Janë plotë 4000 metra katrorë sipërfaqe të ndërtuara dhe…

Read More

Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës. Ajo është një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë. ”Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës”,-tha Tabaku. Për të ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime…

Read More

Një tjetër infrastrukturë e rilindur spitalore në vend është Spitali bashkiak i Mirditës. Bashkë me maternitetin e integruar brenda tij, janë një qendër kyçe e shërbimit shëndetësor në veri të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama vizitoi mjediset e reja të Spitalit, urgjenca e të cilit pret 70% të gjithë urgjencave dhe problematikave që ndodhin në rrugën e kombit. ”Këtu jemi në spitalin bashkiak të Mirditës, i cili si infrastrukturë shëndetësore ka një pozicion shumë të rëndësishëm sepse përveç bashkisë së Mirditës i shërben edhe të gjithë qarkut. Spitali i Mirditës pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti. Me fondet e rindërtimit u…

Read More

Sali Berisha gjatë një takimi në një biznes fason në Krujë, e ka cilësuar si katastrofike rënien me 35% të euros në tregun shqiptar. Për të kjo ka shkaktuar dëme të mëdha për sektorin e eksportit dhe mijëra vende pune. Berisha akuzoi qeverinë se ka lejuar pastrimin e parave dhe ndërhyrje të paligjshme në treg. Ai premtoi se pas 12 majit, nëse Partia Demokratike fiton, do të krijohet një bord kompensimi për eksportuesit, që do të rimbursojë humbjet e shkaktuara nga zhvlerësimi i euros. Pjesë nga fjala Vetëm rënia e euros me 35%, për eksportuesin është katastrofë. Çfarë kemi ndërmend…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me gjimnazistë dhe votues për herë të parë. Ai kërkoi që ata të ndikojnë edhe te prindërit për të zgjedhur ofertën më të mirë politike. ”Ju që votoni për herë të parë nuk do duhet të humbisni këtë shans. Unë mendoj që ka ardhur koha që rinia të votojë sipas bindjes që ajo krijon dhe sipas realitetit që ajo sheh dhe duhet të shkëputet nga detyrimi familjar që herë pas here ndodh dhe shkon me preferencën politike të prindërve. Madje duhet të ndikojë te prindërit që të bëjnë…

Read More

Një tjetër artiste me plot stil, zë të veçantë dhe me një të ardhme të sigurt në muzikë i është shtuar tregut shqiptar. Bëhet fjalë për bukuroshen Edona Hossli, e cila publikoi projektin e saj të parë një vit më parë, me titullin “Pikë në zemër”, një këngë mjaft e bukur, realizuar nga produksioni i videove DremaFilms. Kompania Shqip Vibes merret me menaxhimin e saj për të gjitha projektet në vazhdim. Edona në bashkëpunim me Studio ARecording, ka gjetur një rrugë të sigurt për të sjellë projekte cilësore dhe premtuese. Ajo jeton në Zvicër, por me origjinë është nga Prizreni.…

Read More

Kantina e prodhimit të verës “Arbëri” një sipërmarrje e familjes Kaçorri, në zonën e Mirditës, ka rikthyer traditën e shijes së veçantë të verës Kallmet. Kjo kantinë i ka dhënë emër jo vetëm kësaj zone, por edhe Shqipërisë në botë, për cilësinë e veçantë të verës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, njëherësh drejtues politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja, vizituan nga afër këtë kantinë, ku pranë saj po ngrihet edhe një bujtinë. Rama tha se vera e prodhuar në kantinën “Arbëri”, me vreshtat e mbjella në kodrat e larta të Bukmirës, i ka kaluar kufijtë…

Read More

Marrëveshja e koalicionit CDU/CSU dhe SPD që synon të qeverisë Gjermaninë për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është kritikuar ashpër nga industria vendase e ndërtimit, e cila dhe kështu, ankohet se ka mangësi të mëdha në këtë drejtim. Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit . Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja…

Read More

Mediat pranë opozitës shpërndanë një lajm se kandidati i PS në qarkun Tiranë (bashkia Kavajë), Eldian Çepeli, ishte përfshirë në një konfkikt fizik me kryetarin e PS-së në Kavajë. Çepeli i hedh poshtë pretendimet duke theksuar se është shpifje e ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët. Ai nënvizon se këto shpifje tregojnë tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal. Postimi i plotë: Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë. Duke hedhur poshtë…

Read More