Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, këtë të shtunë morën pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit për qytetin e Korçës. Sipas ministres Balluku ky është një investim strategjik synon ndërtimin e një rrjeti modern për shpërndarjen e gazit. Balluku tregoi pse Korça u zgjodh si vendnisja e projektit. Sipas saj arsyet kryesore janë niveli i lartë i disiplinës së konsumatorëve, rëndësia e qytetit si një qendër turistike dhe zhvillimi i bujqësisë në rajon. “Korça është një konsumator model që ka treguar sukses në çdo projekt pilot, ka paguar faturat rregullisht dhe është treguar bashkëpunues.…

Read More

Berisha iu përgjigj deklaratave të Ramës gjatë vizitës në Dibër, duke e akuzuar për fyerje kolektive ndaj burrave të kësaj zone dhe për dështime të rënda në menaxhimin e projekteve madhore. Berisha tha se Rama foli “me gjuhën e pushtuesit dhe të kopukut”, duke fyer dinjitetin e dibranëve. “Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon”, theksoi ai, duke kujtuar rolin patriotik të kësaj treve në historinë kombëtare. “Këtu tani do i them Edi Ramës këto fjalë: Në Dibër, në këtë sallë ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe gjuhë e kopukut. Të dyja. Në…

Read More

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot Pashkën, një nga festat më të rëndësishme të besimit të krishterë, që përkujton ngjalljen e Jezus Krishtit. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi, në mesazhin e tij, tha se Pashka është e vërteta themelore e besimit dhe jetës. Ai theksoi se ngjallja e Krishtit sjell gëzim për të gjithë njerëzit, pasi simbolizon mundjen e vdekjes armikut të përbashkët të njerëzimit. Kryepeshkopi Joan përkujtoi edhe ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas, duke theksuar se ai tashmë ndërmjetëson për besimtarët pranë Zotit dhe se trashëgimia e tij…

Read More

Trafiku i rënduar edhe kilometrik ka bllokuar qarkullimin në segmentin e Unazës së Madhe të Tiranës nga Liqeni Artificial deri te ish sheshi Shqiponja. Më të rënduar e bën situata mungesa e punonjësve të qarkullimit rrugor, duke e kështu situatën në mëshirë të fatit. Për shkak të këtij kaosi, shoferëve u duhen minimalisht 90 minuta për të arritur të aeroportin e Rinasit.

Read More

Sali Berisha prezantoi në Dibër programin, të cilin e cilësoi si koalicionin më të madh politik në 32 vitet e fundit, me 25 parti të bashkuara. Ai theksoi se me misioni i tij është i qartë për të ndryshuar realitetin shqiptar. ”Në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti, nuk kam ambicie as për para as për luks. Kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj”. Berisha tha se programi përqendrohet tek njerëzit në nevojë dhe do të sjellë ndryshime të prekshme brenda 100 ditëve. “Nga e nisim ne këtë…

Read More

Policia e Tiranës ka krijuar bindjen se shënjestër e sulmit në Lundër, nuk ishin 4 personat që po lëviznin me automjetin “Gclass”. Kjo bindje përforcohet nga informacionet mbi babain e dy fëmijëve të mitur që si pasojë e plagëve, janë nisur drejt Romës për mjekim të specializuar. Hetuesit kanë nisur me verifikimin e automjeteve “G-Class” pronarët e të cilëve jetojnë në zonën rezidenciale të Lundrës. Ky hetim do të konsistojnë në marrjen në pyetje të këtyre personave, që në atë orë mund të kenë frekuentuar atë segment rrugor. Një tjetër pistë ku policia po i përqendron hetimet, është edhe tek…

Read More

Nga një bastion i Partisë Socialiste si Maliqi, kryeministri Edi Rama ka kërkuar një votë historike në 11 Maj. Kjo për ta përmbushur sipas tij ëndrrën mbi 30-vjeçare për anëtarësimin në BE. “E kemi bërë si zakon që takimin e parë në çdo vrap drejt finisht ta bëjmë në Maliq për të marrë energjinë e madhe pozitive që ka në këtë stacion dhe në këtë bastion të palëkundur të PS. Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore…

Read More

Uragani i grave dhe vajzave socialiste që pritën Kryeministrin Rama në Dibër para dy ditësh i ka trembur jo pak demokratët e këtij qarku. Teksa sot presin kryetarin demokrat Sali Berisha për takim elektoral në Peshkopi, demokratët kanë “transferu” dibranët e Tiranës drejt qarkut. Kjo është bërë publike nga vetë drejtuesi politik i Dibrës për demokratët Xhelal Mziu. Ky i fundit në rrjetet e tij sociale ka publikuar video të vargut të makinave të mbushur me simpatizantë demokrat me flamuj në duar teksa përshkojnë tunelin e Arbrit. Mziu duket se e ka më të lehtë të mbushe Sheshin me zgjedhës…

Read More

Nga Demokracia Rinore te Inovacioni, nga Startup-et te Garancia Rinore dhe Mbështetja Studentore. Me këto tema nisi takimi i organizuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në sheshin “Italia”. Të rinjtë – nxënës, studentë dhe profesionistë të sapodiplomuar – morën pjesë aktivisht në këtë event ku u prezantuan programet prioritare të Qeverisë. Ministrja Muzhaqi theksoi se mbështetja për të rinjtë me programe konkrete është një mënyrë për të shpërblyer angazhimin e tyre. “Kemi disa shtylla shumë të rëndësishme ku Qeveria investon për të rinjtë. Një prej tyre është demokracia dhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrje. Kemi…

Read More

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri. Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Kjo, pasi këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend. “Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për…

Read More

Adoleshenti që mbeti i plagosur në Lundër, është nisur jashtë vendit, kjo për të vijuar terapinë mjekësore. Atentati me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur. Të katër personat u dërguan në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, 11-vjeçari dhe 17-vjeçari janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Read More

Drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë fotot nga një takim që e quan 100% të vërtetë. Balluku thekson se ka qenë e rrethuar me dashuri nga njerëzit e punës në fushën e Myzeqesë. Për të, Shqipëria 2030 i takon shqiptarëve dhe jo kënetës. ”E gjithë atmosfera që duket në këto foto është 100% e vërtetë. Rrethuar me dashuri nga njerëzit e punës, në fushën e Myzeqesë, në zemër të saj, në Allkaj. Biseduam dhe bëmë planet për të ardhmen, ashtu siç myzeqarët e meritojnë. Ndërkohë që të tjerët merren me përbaltjen, ndërkohë…

Read More