Author: tirana

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti informon se janë gjetur dhe identifikuar 11 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ata janë identifikuar pas 26 pranverash në pritje dhe ankth. Postimi i plotë Pas 26 pranverash në pritje e ankth të familjeve, 11 të zhdukur gjatë luftës janë gjetur dhe identifikuar në varrezën masive në Bishtazhin. Pas masakrës në Kralan, forcat shtetërore të Serbisë, i kishin rrëmbyer dhe groposur në varreza masive, në përpjekje që t’i zhdukin, bashkë me dëshmitë e krimeve. Më 2 prill 1999, ata, bashkë me qindra burra dhe…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar në Londër me Sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy, dhe Ministrin e Shtetit për Evropën, Amerikën e Veriut dhe Territoret e Jashtme, Stephen Doughty. Në fokus të takimit kanë qenë forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet parlamentare. Mbështetja e vazhdueshme e Mbretërisë së Bashkuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Samiti i ardhshëm i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 Maj 2025, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike si energjia, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia. “Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është i vetmi që ka shkuar për të bërë ngushëllime pranë familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi. Kjo pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Haxhi Thaçi. Konjufca u fotografua në Burajë duke lënë edhe një shënim në librin e zisë. Ai u shpreh se Haxhi Thaçi si atdhetar pati ndikim të madh në formimin e jetës dhe karrierës së presidentit Hashim Thaçi, i cili luajti një rol kryesor në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh e plak të urtë i cili…

Read More

Parlamenti i Serbisë pranoi zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit Milosh Vuçeviç. Duke nisur një afat 30-ditor për formimin e një qeverie të re ose shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Vuçeviç aleat i presidentit Vuçiç, dha dorëheqjen më 28 janar pas protestave që shpërthyen pas shembjes së një tende në një stacion treni në Novi Sad në nëntor, ku humbën jetën 15 persona. Vuçiç duhet të propozojë një kryeministër të ri deri më 18 prill. Nëse ai nuk e bën këtë, zgjedhjet do të mbahen brenda 45 deri në 60 ditë. Opozita kundërshton zgjedhjet e parakohshme dhe kërkon një qeveri të përkohshme…

Read More

Një bisedë ”shumë të mirë”, e cilësoi presidenti amerikan Donald Trump bisedën telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky. ”Ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi Trump në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth Social. ”Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.

Read More

Erion Braçe ka thumbuar kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, teksa shprehet se beteja e tij për fshatin dhe bujqësinë nuk do të ndalet. Në një postim në rrjetin e tij Facebok, Braçe përmes një video shprehet se nuk do të pyesë për ministrat që flenë, vegjetojnë, mendohen 1 vit, 2, 3, 6 vjet e që vijojnë të mendohen pa bërë asgjë duke e lënë fshatin nën harresë. Ndër të tjera, ai tha se do të vijojë betejën për TVSH-në e bujqësisë, që sipas tij ka bërë dëme kolosale.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar edhe një herë takimin me shqiptarët e Greqisë, në 29 mars në Kretë. Në një postim të bërë në Facebook ka ironizuar sërish kryetarin e PD dhe opozitën. “Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa. Unë: Normal, 5 me 1. Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë. 29 MARS NË KRETË”, shkruan ai.

Read More

Policia e Shtetit ka zbuluar në Laknas të Tiranës një shtëpi bari në ambiente të mbyllura. Vëllezërit Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi kishin përshtatur banesën e tyre për këtë veprimtari kriminale. Bashkë me ta u prangos edhe një punonjës i OSHEE-së. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike. Nën akuzë u mor edhe babai i të dyshuarve për moskallëzim. Policia shpërndau edhe pamjet e operacionit, ku mësyn në ‘shtëpinë e barit’ të pajisur me mjetet më të sofistikuara për kultivim, teksa gjeti edhe drogën e mbjellë dhe një sasi të paketuar dhe…

Read More

Xhamia historike e Plumbit në Shkodër do t’u rikthehet besimtarëve, me kushte optimale në muajin maj. Xhamia e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja inspektoi sot punimet në Xhaminë e Plumbit në Shkodër. “Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër, është një projekt që synon të rikthejë plotësisht vlerat historike dhe arkitekturore të këtij monumenti unik, duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, u shpreh ministri Gonxhja. Pjesa më problematika, tashmë ndër shekuj, i përmbytjes së zonës përreth xhamisë ka marrë tashmë një zgjidhje shumë elegante dhe paksa…

Read More

Gjesti dhe Egli Tako kanë pasur sërish një përplasje. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, ata janë zënë tani dhe kjo hatërmbetje erdhi nga këngëtari. Artisti hodhi akuza për produksionin për shkak të disa videove që janë publikuar pa dijeninë e tij. ”Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”, u shpreh nga ana tjetër Gjesti. Tutje konkurrenti shtoi: ”Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua, ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo…

Read More

Pas telefonatës me Putin, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka konfirmuar se do të zhvillojë edhe ai një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump. ”Nëse kemi një marrëveshje të tillë, do ketë një listë objektesh, civile, energjetike, infrastrukturore. Ne do ta përgatisim këtë listë dhe do t’ua japim partnerëve tanë. Nëse rusët nuk godasin objektet tona, ne nuk do t’i godasim objektet e tyre”, tha Volodymyr Zelensky. Putin në një dalje për mediat u shpreh se trupat ruse po bëjnë gjithçka për të zbrapsur forcat ukrainase në rajonin Kursk. shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi se nuk kishte folur me…

Read More

Gazment Bardhi ka drejtuar akuza drejt PS-së për manipulime dhe presione elektorale në qarkun e Fierit. Në qendër të akuzave të tij ishte Blendian Dalipaj, një emër që e lidh me bandat elektorale të PS-së. Postimi i plotë Banda elektorale e Belinda Ballukut në qarkun e Fierit gënjen veten kur mendon se me paratë e korrupsionit do të nënshtrojë qytetarët e Fierit. Bledian Dalipaj, një nga anëtarët më të zëshëm të bandës elektorale të PS në qarkun Fier, mund të fshihet përkohësisht pas numrit spanjoll për të dhënë porosi për krime elektorale. Ndaj vartësve dhe punonjësve të administratës, por e…

Read More