Protestë përpara gjykatës së Korçës nga përfaqësues të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit, 25 vjeçarit i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç. Sot në gjykatë pritet të zhvillohet seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim themeli. Me pankarta në duar ”Drejtësi për Dritson Kurtin”, protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar “pastrim” të Partisë Demokratike nga të gjithë ata të cilët do të korruptohen dhe grabisin qytetarët. Ai u shpreh se një gjë e tillë është parashikuar në programin e PD, ndërsa shtoi se do të lokalizohet çdo qindarke e vjedhur dhe do t’u kthehet shqiptarëve.
Një 22 vjeçar është arrestuar në Maliq për veprën penale dhunë në familje. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje. Policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Një orë e gjysmë në SPAK, Erion Veliaj merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Kjo është hera e parë që kryebashkiaku i Tiranës merret në pyetje pas caktimit të masës së sigurisë arrest me burg nga gjykata dhe transferimit të tij në paraburgimin e Durrësit. Kujtojmë se Veliaj akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Një stallë bagëtish është përfshirë nga flakët në fshatin Revonik të Korçës. Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 25 derra dhe një sasi bazë ushqimore. Paraprakisht dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.
Maqedonia e Veriut do t’i varrosë sot trupat e të vdekurve nga zjarri tragjik në Koçan. Të paktën 59 njerëz vdiqën dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan, në orët e hershme të 16 marsit. Trupat e të vdekurve do të varrosen në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Koçanin, Shtipin, Shkupin, Strumicën dhe fshatin Obleshevë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut urdhëroi institucionet shtetërore dhe këshilloi qeveritë lokale dhe punëdhënësit e sektorit privat t’i lirojnë të gjithë të punësuarit në territorin e Koçanit nga detyrat e punës për ditën…
Një 44-vjeçar i identifikuar si Ilir Biba është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi i vodhi me dhunë çantën një shtetaseje në rrugë.Blutë kanë sekuestruar çantën e 54-vjeçares në cilësinë e provës materiale. Autori akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Njoftim: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, një 54-vjeçareje, kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit I.…
VlorëFinalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Explosion”. Falë inteligjencës policore dhe ndërhyrjes operacionale, bëhet e mundur sekuestrimi i 3 armëve zjarri dhe një sasie lënde eksplozive plastike të ndarë në 10 kallëpe. Vihet në pranga një 57-vjeçar, i cili posedonte dhe mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale. Bazuar në të dhënat e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e specializuara të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Explosion”, duke goditur një rast të…
GJKKO i ka komunikuar sot zyrtarisht masën e “arrestit me burg” Lulzim Berishës, i cili u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë dy ditë më parë. Ish-kreu i bandës së Durrësit akuzohet për vrasjen e Klodian Salihut. Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 Dhjetor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri…
PKK Morinë Tentoi të hynte në Shqipëri, me 19 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari kosovar. Sekuestrohet shuma e eurove. Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë. Nga kontrolli fizik, atij i janë gjetur 19 000 euro që nuk i kishte deklaruar në pkk, konform ligjit…
Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri. Referuar të dhënave të Instat, Rama tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro. Në sektorin publik kryeministri pohoi se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish. “Paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundmi është 830 euro. Paga mesatare e përgjithshme, pra kombinimin i sektorit publik me atë privat. Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim…
Tregjet lundruese në Mekong Delta të Vietnamit janë bërë mënyrë jetese për vendasit duke shitur mallrat e tyre, por ato janë bërë gjithashtu një aktivitet argëtues për turistët që vizitojnë zonën. Duke u ofruar turistëve mundësinë për të blerë fruta dhe perime ekzotike, kafe lokale ose ushqime vietnameze të përgatitura në varka, këto tregje lundruese fillojnë të punojnë shumë herët në mëngjes dhe qëndrojnë të hapur deri në perëndim të diellit. Tregjet lundruese janë tregje ku mallrat shiten nga varkat. Me origjinë në kohë dhe vende ku transporti ujor ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e përditshme, shumica e…