Author: tirana

“Lëre Lulin të flejë gjumë”, i tha njëri prej komentuesve kryeministrit. “Luli është zgjuar, s’po fle, mos i bini në qafë, është aktiv, bën xhiro me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh mdodnjë pasgjer mos u rrotullo me makinë, më prezantoi me Unikatilin unë do e përshëndes me Hysenin, s’ka faj se bufi po i ha demokratët rrugës”, tha Rama.

Read More

Dashi Saturni do jetë planeti që do influencoje më së shumti jetën tuaj në çift. Do kuptoheni edhe vetëm me një vështrim me partnerin dhe gjithçka do shkojë për mrekulli mes jush. Beqarët do jenë të pavendosur për atë që duan të bëjnë me jetën e tyre dhe nuk do tentojnë të bëjnë ndryshime. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt sepse do pendoheni. Demi Dite e bukur dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret nuk do…

Read More

Kryeministri Edi Rama në komunikim me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy” theksoi se vota e 11 majit është një votë gjeopolitike, situatë të cilën duhet ta shfrytëzojmë me mençuri. Sipas tij, Bashkimi i Shqipërisë më Bashkimin Evropian është një çështje ekzistenciale. “Fitorja i duhet Shqipërisë më 11 maj, më shumë se çdo individi, se më 11 maj është një votë gjeopolitike. Futja jonë në BE, bashkimi me atë familje të madhe është një çështje ekzistenciale. Nuk mund të rrimë veç, nuk mund të jemi delja që e ha ujku. Aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin Shqipërinë të…

Read More

Si pasojë direkte e ndjekjes së videove udhëzuese, të publikuara në TikTok, në Finlandë gjatë dy viteve të fundit mes adoleshentëve të moshave nga 13-18 vjeç, të cilët janë vetëvrarë, mbi 30 për qind ishin djem dhe 50 për qind ishin vajza. “Tiktok i rekomandoi përmbajtje rreth vetëvrasjes një djali 11-vjeçar finlandez me pasoja të rënda. Ndërkohë, një studim vë në pikëpyetje pretendimet e Tiktok për mbrojtjen e të rinjve”, sipas areena.yle.fi. Në TikTok ka video të shumta propaganduese mbi pabarazinë e gjinive. Pavarësisht kërkesave të shumta të mediave shtetërore dhe organizatave të ndryshme shoqërore të disa shteteve evropiane, TikTok…

Read More

Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore;. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë. Era…

Read More

Zbulohet identiteti i katër të rinjve që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Fushë-Prezë. Ata janë Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Ndërsa Aleksandër Krrashi është drejtuesi i betonieres, i cili u largua në momentin e aksidentit, por u kap më vonë nga policia dhe ndodhet në komisariat. Pas hetimeve rezultoi se automjeti që drejtohej nga shtetasi Enejdi Laçi, 25 vjeç dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes automjeti është përfshirë nga flakët dhe drejtuesi i…

Read More

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë, në Fushë-Prezë, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj. Një betoniere është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakës, ndërsa shoferi i betonieres është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur mjetin. Mjeti “Mercedes Benz” është konstatuar duke u djegur nga efektivët e shërbimit të qarkullimit rrugor rreth orës 23:50, dhe pranë saj edhe betonieren. Mësohet se pas konstatimit, në vendin e ngjarjes ka shkuar një mjet zjarrfikës i Kamzës, por ka qenë tepër. Brenda automjetit “Mercedes…

Read More

Në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama duket se ka nevojë edhe për ndihmën e opozitarëve që të braktisin Sali Berishën dhe partitë e reja, siç shpjegoi në takimin me strukturat e PS të Elbasanit. ”Brukseli duhet të marrë një mesazh shumë të qartë, asnjë lëkundje, duke futur në mes qoftë një rrjedhje sado të vogël të kënetës apo moçaleve të vogla që janë krijuar rreth kënetës, me baballarët dhe tezet tek lista e mbyllura”,-tha Rama. Po ashtu është solidarizuar me Altin Dumanin, ku tha se kreu i SPAK-ut është kërcënuar familjarisht. ”Nuk do t’i lëmë shqiptarët të mendojnë…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për ndalimin e kryetarit të Bashkisë të Stambollit Ekrem Imamoglu. Ajo thotë se është thellësisht shqetësues. Duke iu përgjigj një pyetje, Ursula von der Leyen tha se është thelbësore që Turqia të dedikohet në vullnetin për të kryer praktikat europiane. ”Ne e shohim si një lajm thellësisht shqetësues ndalimin e kryebashkiakut, duke qenë se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Është thelbësore që Turqia të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur. Ne duam që Turqia të mbetet…

Read More

“Pozitive, të sinqertë dhe shumë thelbësore”, e ka konsideruar Zelensky bisedën telefonike me Donald Trump. Sipas tij këtë vit mund të arrihet paqja e qëndrueshme. “Ne ramë dakord që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur një fund real të luftës dhe paqe të qëndrueshme. Ne besojmë se së bashku me Amerikën, me presidentin Trump dhe nën udhëheqjen amerikane, mund të arrihet paqja e qëndrueshme këtë vit”. Përfundimi i sulmeve ndaj energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile është “një nga hapat e parë drejt përfundimit të plotë të luftës”, tha Zelensky, duke shtuar: “Unë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në parlamentin e ri do të jenë 12 deputetë. Për të në total opozita do të marrë 84 mandate. ”Fitorja e Koalicionit të Shqipërisë Madhështore është e padiskutueshme, synojmë të marrim 84 mandate. Ne duam që të kemi sa më shumë vota, që të çojmë përpara reformat tona. Ilir Meta do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës. 12 maji do të jetë dita e llogaridhënies për Edi Ramën. Do ta shndërrojmë Shqipërinë në vend prodhues. Partia e Lirisë do të ketë 12 deputetë në Kuvendin…

Read More