Kreu i partisë ”Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj thotë se për fushatë nuk kanë financime, dhe se do ta mbulojë me pagën e tij. Enkelejd Alibeaj: Financime nuk kemi, Zero! Gazetari: Si ia bëni? Enkelejd Alibeaj: Paga ime. ‘Djathtas 1912’ duke qenë subjekt i ri. Për shkak dhe të ligjit i cili në këtë moment është jo i barabartë nuk jem asnjë financim e kontributet janë personale. E konsideron pozitive për arenën politikë futjen e partive të reja të cilat duket se po mbështeten dhe nga shqiptarët. ”Profilet dhe koalicionet e reja pak e nga pak po futen në arenën politike.…
Author: tirana
Drilon Rama ka angazhuar një avokat për të ndërmarrë masa ligjore kundër Xheneta Fetahut, pas publikimit të disa incizimeve private mes tyre. Publikimi ka dëmtuar imazhin dhe dinjitetin e fituesit të ”Big Brother Kosova Vip 3”, ndaj kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndjekur çështjen. Nga ana tjetër, Xheneta pretendon se publikimi i këtyre regjistrimeve ishte një akt mbrojtës, pasi ajo është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij. Ky konflikt ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale, me ndjekësit e ndarë në mbështetje të njërës apo tjetrës palë, ndërsa pritet të shihet se si do…
Erion Veliaj firmosi nga qelia, delegimin e detyrës së kryebashkiakut për një tjetër nga nënkryetarët e bashkisë, Sara Goxhajn. Në media u përfol se kreu i qeverisë kërkoi rikthimin në detyrë të të komanduarës Anuela Ristani, situatë për të cilën Erion Veliaj zgjodhi të reagojë publikisht nga qelia e paraburgimit të Durrësit. Kryebashkiaku thotë se firmosja e ridelegimit u bë duke menduar se emri i Sara Goxhajt ishte dakordëduar brenda grupit drejtues. Duke qenë se ai ndodhet në kushtet e izolimit dhe nuk ka pasur informacion më të detajuar, dhe njofton se me një vendim të dytë të tij, detyra…
Ambasadorët e Austrisë në vendet e rajonit, thonë se mbështesin zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ata kanë zhvilluar një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Posaçme. Ambasada e Austrisë në vendin tonë thotë se diplomatët kanë theksuar rëndësinë e pavarësisë së SPAK në hetim si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës. Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë. “Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, e cila zhvillohet në datat 20-21 mars në Strasburg. Ajo ka ndarë foto nga ky takim. Gjatë fjalimit të saj Spiropali theksoi rëndësinë e forcimit të demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Bashkia e Tiranës ndodhet në kolaps. Asnjë prej drejtuesve të saj të lartë, që ndodhen në zyrë sot, nuk ka tagrin për të firmosur urdhra dhe vendime. Veliaj nxori një urdhër të dytë më parë për t’ia kaluar Sara Goxhajt kompetencat e tij, ndërkohë që deri tani këto kompetenca i ushtronte Anuela Ristani. Kryeministri Edi Rama nuk ishte dakord me urdhrin e firmosur nga Veliaj dhe shkoi të mërkurën në mbrëmje në Bashki për t’i komunikuar Goxhajt largimin nga detyra si dhe rikthimin në këtë pozicion të Ristanit. Por ligjërisht vendimi i Veliajt ishte protokolluar dhe rikthimi i kompetencave te…
Gazment Bardhi ka zbërthyer skemën “5B” të Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës. Bardhi shkruan se dy drejtorët më të besuar të Ballukut, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi kanë marrë 32 mln euro tendera, prona publike e leje ndërtimi me firmën e kryeministrit Edi Rama. Postimi i plotë Në historinë e Shqipërisë nuk ka patur kurrë skemë më korruptive sesa vrasja e konkurrencës së lirë dhe përfitimi i fondeve publike nga vetë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kjo skemë e zbuluar fillimisht në Bashkinë e Tiranës rezulton se është e shtrirë në çdo institucion publik gjatë qeverisjes së…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi në prani të 8 anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti EU4JUSTICE, një seancë që prodhoi edhe disa vendime. Në nisje të seancës, rendit të ditës iu shtua për diskutimpropozimi për caktimin e përkohshëm të drejtueses së Prokurorisë Korçë, Dhorina Theodhori, i cili u miratua unanimisht. U miratuan përkohësisht drejtuesit e 3 prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, Berat dhe Elbasan, për një afat 3-mujor. Pasi u njoh me propozimet e sjella nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi si vijon: Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë Shkodër; Edina Kurti,…
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të enjte në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë. Policia njofton se rreth orës 15:50 një 64-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësoren. Për pasojë 59-vjeçarja vjeçe ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Deputeti i PD, Dashnor Sula i mbetur jashtë listave, thotë se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti. Grumbullin e ofertave që ka marrë po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste. ”Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe…
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Marco Alberti. Ata folën mbi lidhjet dhe nismat që thellojnë partneritetin mes dy vendeve, në shumë sektorë. “Partneriteti mes dy vendeve tona mbetet një shembull i fortë i bashkëpunimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm në të gjitha fushat”, është shprehur Gonxhja në rrjetet sociale. Në qendër të vëmendjes së këtij takimi, ishin marrëdhëniet kulturore, me fokus te Java Kulturore Italiane. Një aktivitet që sjell më pranë traditën, artin dhe krijimtarinë italiane për publikun shqiptar. Pensionet, inovacioni, investimet direkte, kualifikimet profesionale, qenë të tjera tema kryesore…
”Meta për Tiranën”, kështu nis njoftimi nga burgu i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ka shpërndarë një mesazh për zgjedhësit. Meta shpreh besimin se PL do shënojë një fitore historike, ku opozita do të marrë 84 mandate. ”Partia e Lirisë është garancia për rikthimin e demokracisë dhe funksionimin e vërtetë të parlamentit”,-tha Meta.