Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinj që votojnë për herë të parë, prezantoi disa prej pikave kryesore të programit të këtij koalicioni.Ai theksoi ndërtimin e katër kampuseve teknologjike në Tiranë-Durrës, Korçë-Elbasan, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier, me një investim prej 200 milionë eurosh në vit për trajnimin e 25 mijë të rinjve. në katër vite. ”Në programin tonë që e kemi shpalosur më 1 qershor të vitit të shkuar, investimi publik më i madh është ndërtimi i katër kampuseve për teknologji informacioni, që do të hapen në akset Tiranë-Durrës, Korçë-Elbasan, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. 200 milionë euro çdo vit për të…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama tha sot se më 16 maj në Tiranë në sheshin ”Skënderbej” do të vijë gjithë Europa. Në fjalën e tij gjatë takimit me vajza dhe gra në Durrës, kryesocialisti Rama tha se në Samitin e Komunitetit Politik Europian do të vijë jo vetëm Bashkimi Europian. Sipas Ramës, do të shkulen të gjithë nga Londra, në Ankara, Baku, Kiev, Stokholm, BE dhe jo BE, të gjithë ata që janë anëtarë të Këshillit të Evropës. ”Do vijnë të gjithë atje tek Skënderbeu, tek profeti ynë i historisë kombëtare, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s , bashkë me drejtuesit…
“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të”, kështu u shpreh një ditë më parë deputetja socialiste Luljeta Bozo. Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video të shkurtër të saj në rrjetet sociale, ndërsa reagon duke shkruar: ”Për vete merr rrogë deputeti, prandaj pensionistët janë mirë”. Çështja e pensioneve është nga më këtë komentuarat në këtë fushatë elektorale të zgjedhjeve të 11 majit nga të dyja palët politike.
Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në tunelin e Murrizit, si pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. ”Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Kardinali i parë shqiptar At Ernest Simoni (Troshani), një prej figurave më të njohura dhe autoritare të klerit katolik në Shqipëri, ka dhënë mesazhin e tij për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Kardinali shqiptar është shprehur se Papa e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë. ”Të dashur miq! Sikur e keni pa dhe…
Kryetari i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës. Në sallën e mbushur plot, në shoqërinë e kandidatëve, strukturave të partisë, kryebashkiakes Emiriana Sako, u fol për projektet dhe investimet e këtyre viteve, deri te trefishimi i përfaqësimit me gra dhe vajza socialiste. Pjesë nga fjala e Ramës Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua dhe që e kam shoqe. Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që bën punën, pa zhurmë, me kulturë dhe pa fjalë, është kudo, në çdo cep. Sa herë…
Gjesti, fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ka reaguar për herë të parë me një shkrim në rrjete sociale. Ai e quan një eksperiencë të paharrueshme dhe se është i bekuar për gjithë dashurinë që ka marrë. Këngëtari pejan falënderon të gjithë për mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen në këtë rrugëtim. Postimi i plotë i Gjestit Po dalë prej një eksperience që nuk do ta harrojë kurrë. Nuk e kam ditur që jashtë atyre mureve ka me më prit kaq shumë dashuri. Po ndihem shumë i bekuar. Faleminderit për krejt mesazhet, dashurinë dhe përkrahjen që ma keni…
Turi i takimeve për fushatën elektorale vijon. Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, Belinda Balluku ka postuar në Facebook foto nga takimi me qytetarët në Kolonjë. Ajo shkruan se me Edi Ramën dhe me PS, do ecim përpara në rrugën drejt familjes së Bashkimit Europian. ”Me banorët e Kolonjës, të bindur e shumë të vendosur se vetëm me Edi Rama dhe Partinë Socialiste do të mund të ecim përpara në rrugën që na çon drejt familjes së Bashkimit Europian. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Bashkë do të bëjmë edhe më shumë. Më 11 maj, çdo votë…
Arrestimi i tre oficerëve dhe shefave të Policisë Rrugore për korrupsion erdhi pas përgjimeve që janë kryer. Në dosjen e SPAK-ut, thuhet se ka qenë Oficeri i Policisë, Edison Tabaku i cili ka kryer veprimet hetimore. Duke qenë se ai e njihte Erges Vrionin, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin. Një mijë euro i janë dhënë punonjësit të Policise Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të policisë rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë…
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka zhvilluar një sërë takimesh në Itali me biznesmenë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Një prej këtyre takimeve ishte ai me Gianfranco Bruscoli, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të zonës së Pesaros, i cili ka të punësuar me dhjetëra punonjës shqiptarë. “Tirana, Vlora, Durrësi dhe qytete të tjera bregdetare po ndërtohen në mënyrë të ç’rregullt si në Italinë e Jugut dikur. Duhet të ketë një plan ndërtimi, që të mos përfundojmë si disa zona në Spanjë, ku pas 10 vitesh s’do mund të ndërtohet më, sepse është hedhur gjithë ai beton në det”,…
Edi Rama gjatë ditëve të fundit, i ka cilësuar burrat si çyrykë nga përgjegjësia, duke shpresuar që gratë do të kthjellojnë bashkëshortët duke orientuar votat e tyre te Partia Socialiste. Kjo bëri që Sali Berisha të ndryshojë targetin e fushatës së tij. Sot në Pukë, kreu i PD-së vendosi të mos flasë më vetëm me burrat, por me gratë e vajzat. ”Pukjane të mençura dhe shqiptare të mençura, dëgjojeni se si shkon, kalon nga takimi në takim me një gjuhë që nuk po e them më, por e dini vetë ju, në të cilat përpiqet të denigrojë familjen shqiptare. Atë…
Kryeministri Edi Rama ishte sot në zonën e Spitallës në Durrës, ku po merr jetë projekti i Parkut linear Urban. Projekti i Parkut linear Urban në Spitallë, do të jetë një hapësirë rekreative. Kjo me gjelbërim të shtuar, zonë për këmbësorët, pistë biçikletash, terrene sportive dhe kënde të posaçme për fëmijët. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, tha se parku është gati 1,3 kilometra i gjatë. Ajo shtoi se është një investim shumë i rëndësishëm për banorët e zonës. ”Është një projekt që ka pak kohë që ka nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Para dy vitesh kur bëmë…