Vatikani ka shpërndarë imazhe të Papa Françeskut ndërsa ndodhet në arkivol, i cili do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për të qenë i qasshëm për publikun që dëshiron t’i bëjë nderimet e fundit. Drejtuesi i përkohshëm i Kishës Katolike, së bashku me tre bashkëpunëtorë të ngushtë, do të kujdesen për shkatërrimin e “Unazës së Peshkatarit” dhe vulës papnore, duke garantuar që ato të mos keqpërdoren apo të përdoren nga ndonjë tjetër. Ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen përgjatë nëntë ditëve, ndërsa vendimi për datën e varrimit do të merret nga trupi i kardinalëve që janë mbledhur në Vatikan për…
Author: tirana
Nga Gjirokastra ku do të vijojë me takimet për fushatën elektorale, kryesocialisti gjatë komunikimit me ndjekësit tha se më 11 maj ka vetëm një fitues dhe ajo është Partia Socialiste. Rama pati edhe një ‘debat’ me komentuesin, i cili i tha se përse nuk shkon në SHBA, ndërsa kryesocialisti i përgjigjet që në Amerikë ka shkuar kur ka pasur punë. “Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë…
Kryesocialsti Edi Rama iu përgjigjet kritikëve një ditë pasi në një takim me votuesit për herë të parë përmendi edhe historinë e fotos së tij nudo në një plazh në Francë, që iu publikua kur po garonte asokohe si kryebashkiak i Tiranës. Kritikave se foli për foto nudo para fëmijëve, Rama iu përgjigj se e para ato foto në Google janë të mbuluara, e dyta theksoi se ata nuk ishin fëmijë. Kryesocialisti tha se foto u publikuan nga këto zhabulanët që sot bëjnë moralistin dhe tregojnë se ca është familja. “Merrte njëri pyeste sondazhistin e Trump, i thoshte ca ndodhte…
Një zjarr ka rënë në një banesë në katin e shtatë të një pallati në Fier. Banorët e pallatit kanë qenë të parët që kanë vënë re flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen.Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë. Si pasojë e flakëve, janë djegur disa orendi shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një sobë gatimi që ka mbetur ndezur.
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klastera në disa industri, referon një studim i fundit Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Por siç tregojnë të dhënat Kosova dhe Shqipëria janë pas në proceset industriale dhe integrimin me prodhimet e tyre në tregjet globale. Industria automobilistike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ka shfaqur rritje përmes integrimit në zinxhirët globalë, me aftësi në rritje për komponentë të automjeteve elektrike. Procesimi i metaleve, i përqendruar në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, ofron ekspertizë…
Kur bota mësoi për vdekjen e Papa Françeskut të hënën në mëngjes, një kardinal irlandez-amerikan, pak i njohur në botën e gjerë, ishte ai që dha lajmin. Pasi njoftoi se Papa ishte “kthyer në shtëpinë e Atit”, kardinali irlandez-amerikan Kevin Farrell mori një nga rolet e tij më të mëdha deri më tani: “camerlengo”, ose personi që drejton Vatikanin pas vdekjes ose dorëheqjes së një Pape. Papa Françesku emëroi kardinalin për këtë rol në vitin 2019. Kardinali do të qëndrojë në këtë pozicion gjatë “Apostolica Sedes Vacans”, periudhës midis vdekjes ose dorëheqjes së një pape deri në zgjedhjen e Papës…
Presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës. Duke folur për televizionin shtetëror rus të hënën, Putin tha se Rusia gjithmonë e ka parë pozitivisht çdo nismë paqeje. “Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndihen në të njëjtën mënyrë”, tha ai.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se komentet e Putinit tregonin një gatishmëri për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për të mos goditur objektivat civilë. Zelensky nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komenteve të Putinit, por…
Vdekja e Papës shkaktoi keqardhje dhe pikëllim të madh në mbarë botën. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën shumë njerëz për të vajtuar për Papën. Shumë besimtarë erdhën në Vatikan duke mbajtur kryqe në kujtim të Papa Françeskut.Pas lajmit për vdekjen e Papës në sheshin e Shën Pjetrit u mblodhën shumë vetë për t’u lutur për të Jo vetëm në Romë por në mbarë botën njerëzit e përkujtojnë Papa Françeskun e ndjerë veçanërisht për përkushtimin e tij ndaj të varfërve. Avokati i të dobtëve Gjatë gjithë të hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan u mblodhën…
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësirave të shpeshta të cilat pas-mesditës pritet shtim i tyre duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Verior dhe verilindor, ku shirat do të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga vranësira dhe shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat malore Lindore.
DASHI Kjo është një periudhë plot lajme: dashuria favorizohet falë tranzitit të Mërkurit dhe në punë mund të shihni përmirësime, edhe nëse kërkoni konfirmime konkrete. Një periudhë plot lajme: dashuria favorizohet falë kalimit të Mërkurit. DEMI Bëni kujdes nga tensionet e shkaktuara nga Marsi, veçanërisht në punë. Në dashuri shmangni fjalët impulsive dhe kontrolloni shpenzimet për të ruajtur ekuilibrin financiar. BINJAKËT Marsi ju jep energji për të përballuar projekte ambicioze. Në dashuri, pasioni dhe aventura të reja janë në horizont, me intuitë të mundshme financiare. GAFORRJA Vendosmëri në çështjet financiare falë Marsit. Në punë përballojini sfidat me besim; Në dashuri,…
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, këtë pasdite e kaloi me të rinjtë në Ardenicë. Teksa ka postuar foto nga takimi, Balluku shkruan se PS ofron mundësi dhe hapësira që zëri i tyre të dëgjohet edhe më fort. ”Ardenicë në një takim me të rinjtë e Kolonjës, të cilët kanë zgjedhur të mbështesin Partinë Socialiste, forcën politike që ka besuar dhe beson më fort se askush tjetër tek energjia dhe pasioni i të rinjve, duke ju ofruar mundësi dhe hapësira që zëri i tyre të dëgjohet edhe më fort”,-shkruan Balluku.
Edi Rama dhe Pandeli Majko këtë të hënë ishin së bashku në Kavajë, ku u ndalën edhe te historia e fotografive që i publikuan teksa bënte plazh nudo në Francë. Koment për këtë temë e pati edhe Sali Berisha. ”Nëna shqiptare të ketë mbështetjen më të fuqishme që të rrisë fëmijët. Do subvencionojmë çdo fëmijë, të parin me 70, të dytin me 60, të tretin 100% nga shteti deri në 23-vjeç. Ne si komb të gjithë madhështinë e kemi të nënat. Prandaj ata që duan të zhdukin kombin, duan të zhdukin nënën shqiptare. Prandaj Rama si njeri pa vlera, sillet…