Author: tirana

Kombëtarja shqiptare nis rrugëtimin në eliminatoret e Botërorit, në një transfertë shumë të vështirë, siç është përballja me Anglinë. Kuqezinjtë do të sfidojnë një nga kombëtaret më të forta në botë dhe të besuarit e trajnerit Silvinjo, duan të bëjnë surprizën e madhe në mitikun “Wembley”. Në prag të kësaj përballje, trajneri kuqezi ka bërë edhe zgjedhjet përfundimtare, sa i përket titullarëve. FORMACIONET ZYRTARE: Anglia: Pickford, Walker, Konsa, Burn, Lewis Skelly, Rice, Bellingham, Jones, Rashford, Foden, Kane. Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Bajrami, Uzuni.

Read More

Partia Socialiste ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës. Kryeministri Edi Rama vlerësoi skuadrën e kandidatëve socialistë. Për të u është qytetarëve të qarkut një ofertë dhe mundësi zgjedhjeje për ti përfaqësuar denjësisht në Kuvend. ”Jam shumë krenar për këtë skuadër sepse besoj që i kemi dhënë të gjithë qarkut të Tiranës një ofertë të plotë. U kemi dhënë të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje të plotë. I kemi dhënë vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin pa dyshim. U kemi dhënë të rinjve mundësinë të bëjnë zgjedhjen e tyre”,-tha Rama. Rama theksoi…

Read More

Në parkun olimpik ”Feti Borova”, po prezantohen kandidatët e PS-së me të cilët Rama kërkon një mandat të 4 të qeverisjes. Kreu i qeverisë tha se kurrë më parë se ka parë këtë afërsi që ka Shqipëria me anëtarësimin drejt BE-së. ”Ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtarë të BE. Por ajo që unë dua dhe që mund të mos ta kemi pas disa kohësh. KE merret me shqyrtimin dhe tre herë rresht i ka konfirmuar që Shqipëria i ka bërë detyrat e veta dhe i ka kërkuar 27 vendeve që ta anëtarësojnë. Edhe kanë dal…

Read More

Pesë ditë pasi babai i tij u nda nga jeta, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me leje të posaçme nga Gjykata Speciale, u kthye në Kosovë. Thaçi rreth orës 11:00 mbërriti në vendlindjen e tij, në Burojë të Skënderajt, ku për pak minuta qëndroi pranë varrit të të atit, duke kryer homazhe, dhe vendosi një kurorë me lule. “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët e Thaçit, shkruar në kurorë si dedikim për babanë. Thaçi pas…

Read More

Kombëtarja përballet sonte me Anglinë, në sfidën e parë eliminatore për Botërorin 2026. Sfida do të luhet në mitikun legjendar “Wembley”, aty ku ekipi i Silvinjos do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe. FSHF ka zbuluar se Shqipëria do të luajë me fanellat e zeza. Ndryshe nga hera e fundit në Londër ku luajtën me fanellat e bardha, këtë herë lojtarët e Kombëtares do të zbresin në fushë me bluzat e treta.

Read More

Inspektorati Shtetëror i Tregut në Maqedoninë e Veriut ka kryer 82 kontrolle në diskoteka dhe lokale nate, pas tragjedisë me 59 viktima. Nga 23 objekte të licencuara, 13 prej tyre nuk plotësojnë kushtet teknike dhe mund të humbin licencat. Po ashtu, 5 objekte kishin licenca të skaduara. “Nga 41 të tjerat, 30 prej tyre kishin parregullsi në bazë të ligjit për aktivitetet hotelierike. Janë lëshuar 28 vendime për kundërvajtje dhe dy mbyllje për tejkalim të orarit të punës, që nënkupton edhe gjobë”, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Inspektimet vazhdojnë me një hetim të gjerë, në bashkëpunim me institucione të…

Read More

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive, që u çel sot në sheshin kryesor të qytetit të Fierit. 50 kompani rajonale që operojnë në fusha të ndryshme, pjesëmarrëse në panair, ofruan 1800 vende të lira pune, duke zgjuar interesin e qindra qytetarëve të të gjitha moshave. Balluku tha se punësimi dhe kualifikimi i punonjësve, mbetet një prioritet, për të cilin po punohet ngushtësisht edhe me kompani të cilat kanë nevojë për punonjës. ”Është një ditë e rëndësishme në Fier, pasi Agjencia e Kombëtare e Punësimit ka organizuar një ndër panairet…

Read More

Natën mes të shtunës dhe të dielës, 30 mars akrepat e orës shkojnë 60 minuta para. Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të…

Read More

Edhe këtë të premte kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj Lulzim Bashës, përmes një video të postuar në rrjete sociale. ”Tani që të ngjalla, nuk ta kam ngenë që të të dëgjoj përditë që i bie fyllit po në një vrimë”, ironizon më tej Rama-Bashën, teksa i ‘këshillon’ që të mos merret me të, por me kandidatët demokratë, duke ironizuar kështu edhe Partinë Demokratike. Çfarë u tha në videon e montuar nga Rama: Basha: E Rame, ke filluar duke u marrë me shokët e mi ee? Kishe kërkuar Hysenin që në mëngjes. Ja ku e ke Hysenin o…

Read More

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë prej dy ditësh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me prindërit e saj. Policia ka bërë të ditur rastin, ku informon se kallëzimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja me iniciale A.Ll, 35-vjeçe. “Shtetasja A. Ll., 35-vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Read More

Gjatë konferencës “Nga angazhimi në rezultate: Progresi në parandalimin e korrupsionit”, kryeministri Edi Rama falënderoi kryepolicin Ilir Proda. Ai vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin në punë dhe për përmbushjen e rekomandimeve të Greco, por dhe për bashkëpunimin profesional me partnerët ndërkombëtarë. “Dua të falenderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që e shoh të rreshtuar me krenari krah për krah me gjithë trupën diplomatike edhe përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik. Kemi sot një Polici Shteti që jo vetëm rastësisht por edhe simbolikisht mund të rreshtohet krah për krah me të gjitha turpat Policore të Vendeve Europiane”.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim një delegacion të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO), me në krye Solomiya Omelyan, drejtoreshë e Zyrës Rajonale për Europën dhe Azinë Qendrore. Takimi u zhvillua në kuadër të nisjes së përgatitjeve për Programin e ri të Partneritetit për Vendin (PCP) 2025–2030 për Zhvillimin Industrial të Qëndrueshëm të Shqipërisë. Ky takim shërbeu për të prezantuar vizionin e ri të UNIDO-s, për të harmonizuar prioritetet strategjike kombëtare dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në mbështetje të zhvillimit industrial, inovacionit dhe qëndrueshmërisë. “Partneriteti, investimet e qëndrueshme…

Read More