Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00. Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë “papa i të varfërve” në testamentin e tij. Duhet theksuar se shumë…
Author: tirana
Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se nuk ka ndërmend të shkarkojë kreun e Rezervës Federale dhe njoftoi një ulje “të konsiderueshme” të tarifave që ai ka vendosur ndaj Kinës, duke shkaktuar lehtësim në tregjet globale. Shpresat për një ulje të mundshme të tensioneve midis Pekinit dhe Uashingtonit, pas njoftimit të tarifave të Trump, bënë që tregjet aziatike të aksioneve të rriten sot, nga Tokio në Hong Kong dhe lejuan që dollari të rimëkëmbet. Për më tepër, republikani siguroi se ai “nuk ka ndërmend” të shkarkojë kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, pavarësisht kritikave të ashpra që ai ka…
Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka ardhur në sezonin e 42-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë. Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live. I ftuar këtë javë në “Portokalli” do të jetë Gjesti, fituesi i Big BrotherVip Albania 4.
Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut. Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit. Të shtunën në orën 10:00, para sheshit Shën Pjetër do të kremtohet Mesha e Dritës dhe do të bëhet varrimi i Papa Françeskut, kryesuar nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Më pas, arkivoli do të vendoset në bazilikën romake të Santa Maria Maggiore-s, sipas dëshirës testamentare. Kështu, Mesha e Dritës dhe funerali i Papa Françeskut do të mbahen në ditën e…
Masat ajrore me origjinë Veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime. Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin…
Dashi Gjate kësaj dite do jeni te mbushur me shprese se te gjitha dëshirat qe keni pasur ne çift do iu realizohen. Ne fakt duke filluar qe nga mesdita gjithçka do filloje te konkretizohet. Nëse jeni ende beqare do ju duhet te bëni akoma me tepër durim. Ne planin financiar do ndikoheni negativisht nga planetët dhe situata mund te përkeqësohet. Kujdes! Demi Do ketë disa mosmarrëveshje te vogla ne jetën tuaj ne çift sot, te shkaktuara këto nga ndikimi i disa personave te jashtëm. Mundohuni qe here tjetër te mos ua vini veshin. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë…
Drejtuesja politike e PS e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Eldi Çepeli, u takua sot pasdite me pjestarë të komunitetit Egjiptian, në lagjen nr. 4 në Kavajë. “Aksesi i barabartë në shërbime, strehim, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi është themeli për një shoqëri të drejtë. Njerëzit lindin me dinjitet tē barabartë e të drejta të patjetërsueshme. Një komb gjykohet nga mënyra si trajton më të dobëtit, të ndryshmit dhe pakicat e tij. Të drejtat e çdo njeriu janë vlerat që i japin kuptim Bashkimit Europian Me Shqipërinë në familjen europiane, komuniteti Egjiptian, Rom dhe…
Kreu i PS, Edi Rama është duke zhvilluar një takim elektoral me socialistët e Tepelenës dhe Memaliajt. Në takim Rama u prit me muzikë polifonike të zonës, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja politike e qarkut gjirokastrës Mirela Kumbaro. Ajo tha se vota në 11 maj do të jetë për PS. ”Asnjë dyshim për këtë”, tha Kumbaro në fjalën e saj. ”E kemi kthyer qarkun e Gjirokastrës në destinacionin më të mrekullueshëm të agroturizmit”, tha Kumbaro.
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku ka vijuar turin e takimeve. Këtë pasdite zhvilloi një takim me fermerë të Roskovecit. Sipas Ballukut, me dialog dhe bashkëpunim do të adresohet çdo sfidë. ”Një diskutim i hapur me fermerë të Roskovecit, tek Rinaldi, një nga pikat e grumbullimit më të mëdha në zonë. Transformimi i sektorit sot është një realitet, por ka ende shumë për të bërë për të ndihmuar e lehtësuar fermerët, mundi i të cilëve po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sektorit. Përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë do të mund…
Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi është takuar me Sali Berishën. ”Po ndodh, kafe burrash”, shkruan Ilir Vrenozi në Facebook. Kujtojmë se pak ditë më parë, Ilir Vrenozi refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të pirë kafe.
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës. Gjatë fjalës përmendi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha. ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba?”, teksa shtoi se PD do të humbasë me keq se në vitin 2021. ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba. Nëse ne nxjerrim nga 11 maji një shumicë, mesazhi që populli shqiptar u jep atyre që vijnë në 16 maj, është ”ne duam të kuptoni që s’ka kohë…
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër. Për të arsyeja pse ka vendosur që në këtë xhiro të parë të ditëve drejt finishit të bëjë këto takime me gratë dhe vajzat, sepse është krenar për faktin që sot PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave që i është bashkuar fuqisë së burrave dhe djemve që ka qenë këtu gjithmonë. “Kemi arritur të kemi 40% gra dhe vajza në PS, që është një shifër e konsiderueshme, por nuk duhet të ndalemi deri kur të bëhet 50%. Dhe unë them nuk…