Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj vijon me takimet elektorale. Detaji që ra në sy ishte vënia para një përgjegjësie dyshuese politike nga një prej tregtareve në një dyqan rrobash. Dyshimi i tregtares ishte se pasi të fitonin votat, mund të bënin koalicion me Edi Ramën. I gjendur përballë kësaj pikëpyetjeje nga tregtarja, Lapaj nxori një fletë të bardhë A4 mbi të cilën nënshkroi me emër e mbiemër (gjeneralitetet e tij) se e linte premtimin me shkrim dhe firmë se nuk do bënte koalicion me Edi Ramën pas 11 majit. Nëse e thyente këtë premtim: “Pas 11…
Author: tirana
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesat ankimore nr. 9 me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 52 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Durrës” dhe nr. 10 , me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 51 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Tiranë”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore. U shqyrtua në seancë publike kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 3 dhe objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ, “Për shqyrtimin administrative bazuar në denoncimin…
Kreu i PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e katërt për Skraparin qeveria do të bëjë, ku premtoi edhe rrugën Berat-Skrapar. Në fjalën e tij në takimin elektoral me qytetarët e Skraparit, Rama tha se ky nuk është premtim është pjesë e programit. ”E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë”,-tha Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek…
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”. GJKKO pritet të marrë vendimin nesër në 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe tre të pandehurve të tjerë për aferën Partizani. Avokati Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake. “Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar…
Një nga investimet e qeverinë në zonën e Beratit, Ura e Bilçës është inspektuar nga kryeministri Edi Rama në këtë të mërkurë. Në këtë zonë ndërthuren disa projekte infrastrukturore, të cilat janë zhvilluar paralelisht, veç urës edhe ByPassi Beratit ndërtuar në 2021 dhe rruga e Ballabanit që përfundon këtë vit. Sipas banorëve kjo do të ndihmojnë në çlirimin e trafikut që krijohet në Gorricë. ”Ura e Bilçës, një segment tashmë i përfunduar, me të gjithë parametrat urbanë; ndriçim, trotuare të dedikuar për këmbësorët nga të dy anët, e që bashkë me investime të tjera si Bypasi apo rruga e re…
Në një vizitë të veçantë që nënvizon rëndësinë e mjeshtërisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi sot kompaninë “P&GG shpk”. Me një staf prej 87 mjeshtërish të talentuar, “P&GG shpk” prodhon vepra arti që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve më të shenjta të botës, përfshirë Vatikanin. Këto objekte të punuara me përkushtim dhe detaje të jashtëzakonshme janë dëshmi e shpirtit krijues dhe profesionalizmit shqiptar, duke vendosur vendin tonë në hartën e artit liturgjik botëror. Gonxhja vlerësoi punën dhe përkushtimin e mjeshtërve, duke theksuar se kompani si P&GG janë shembulli më i mirë i…
Laert Vasili, u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live. Për të Gjesti shkatërroi shtëpinë, por që fitoi një analfabet. ”Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional,…
Këtë të mërkurë Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësim të masës së sigurisë ”arrest në burg”. Kërkesa është parashtruar nga avokatët e Veliajt gjatë seancës së informacionit 2-mujor, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se hetimi ndaj Veliajt duhet të vijojë në masën ”arrest në burg”. Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në shtëpi” me një masë më të butë, u refuzua nga gjykata edhe për biznesmenin, Elman Abule. Gjatë seancës, Gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 hetimore, duke përfshirë…
Këtë të mërkurë u mabjt një takim i Berishës me gratë kandidate të PD në ambientet e një kafeneje në Tiranë. Në takim ishin të pranishme kandidatet gra të Tiranës dhe disa akviste politike të PD. Nga ana tjetër në takim u vu re që nuk ishin të pranishme kandidatet për deputete si Jorida Tabaku, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi sot deklaratave të demokratit Ilir Vrenozi dje nga Korça, gjatë takimit të Partisë Demokratike. Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se demokratët e Korçës do të vendosin vetë në 11 maj nëse do të zgjedhin mes Shqipërisë në BE dhe Korçës në kënetë. ”Dje e morën vesh të gjithë besoj pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë me Vrenozin e Korçës dhe sot besoj po ashtu se askush nuk ka më çfarë të thotë as për arsyen e kërkesës sime që u duk e çuditshme për kafe me…
Në bashkinë e Lushnjes, në fshatin Plug, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin për rehabilitimin e rrugës që lidh këtë zonë me autostradën. Një rrugë me gjatësi rreth 3 kilometra e cila po i nënshtrohet një rehabilitim të plotë, e që do të plotësohet edhe me elementët urbanë. Zv/kryeministrja, Belinda Balluku, e shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa dhe inxhinierë të FSHZH, ndoqën nga afër ecurinë e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 25% e tyre. “Ne me Fondin Shqiptar kemi nënshkruar edhe një kontratë dhe pas asfaltimit do të vazhdojmë edhe me trotuarin në…
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm. Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave. Momenti i frikshëm është fiksuar edhe nga kamerat. (Klikoni KËTU për të parë videon). Ndërkohë qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit. Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2…