“Arrestimi i kryebashkiakut është thellësisht shqetësues”, deklaroi përpara gazetarëve në Bruksel presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. “Turqia duhet të mbrojë vlerat demokratike, veçanërisht të drejtat e zyrtarëve të zgjedhur.” Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e quajti arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe përkrahësve të tij si një “goditje për demokracinë në Turqi”. “Ne po shohim qartë se hapësira për politikanët opozitarë po bëhet gjithnjë e më e vogël”, tha ajo. Presioni ndaj Erdoganit duhet të shtohet Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të Unionit në parlamentin gjerman, Bundestag, Jürgen Hardt…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, gjatë inspektimit të rrugës Bunavi – Kërkovë në Vlorë, bashkëbisedoi me telefon me një qytetar që jetojnë jashtë vendit. Qytetari i shprehu shqetësimin për një problematikë në zonë, ndërsa i tha se madje i ka dërguar edhe mesazh në telefon për këtë gjë. Kreu i qeverisë shkëmbeu edhe batuta me të teksa i tha se duhet të përqendrohet në timon, pasi duke ngarë makinën sheh vetëm Bashën. Pjesë nga diskutimi: Rama: O Pavlo si je? Qytetari: Zoti kryeministër të uroj shëndet. Të kam marrë në telefon vetëm për këtë hall. Të kam dërguar edhe mesazh. Rama: Më…
Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës. Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët. E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, kjo situatë alarmante do të jetë.
Kryeministri Edi Rama ka kryer inspektim në rrugën Bunavi – Kërkovë në qarkun Vlorë. Rruga ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për 7 fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund. Ky investim i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë, e cila pritet të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.
Territori shqiptar do të jetë sërisht nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara në skajin Verior dhe Jugor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim, të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, por herë pas here do të ketë intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës reshjet të përfshijnë të gjithë territoin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin…
Dashi Duhet të kujdeseni më shumë për veten gjatë kësaj dite dhe të mendoni pozitivisht përherë. Ju që jeni në një lidhje përgatituni për momente plot eufori, lumturi dhe sadisfaksion. Do dini si ti shprehni ato që ndjeni dhe do jeni mjaft pasionantë. Për ju beqarët do jetë pikërisht Marsi ai që do iu hape rrugën drejt dashurisë së shumëpritur. Do ju ngelet vetëm ta mirëprisni atë. Në punë bëni kujdes nga personat që keni rreth e rrotull sepse do mundohen t’ua prishin planet. Mos besoni verbërisht tek askush. Situata financiare do ndikohet drejtpërdrejt nga Saturni. Megjithëse mund te keni…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët në Napoli. Në fjalën e tij Berisha u ndal tek fakti që kombi italian ka pritur valë emigrantësh të cilët ikën në kërkim të një jete më të mirë, të ndikuar nga kushtet specifike në të cilat ndodhej vendi ynë. “Italia dhe Napoli kanë pritur në shekuj valë të emigracionit shqiptar të ndikuara nga pushtime të brendshëm e të jashtme. Hapën dyert e zemrat dhe jam mirënjohës për të gjithë kombin italian”, tha ai, ndërsa ka vlerësuar edhe kontributin e dhënë nga diaspora jonë atje. Berisha ka shtuar…
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka kërkuar nga banorët e kryeqytetit që të votojnë më 11 maj Ilir Metën. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se vota për Ilir Metën, është një votë për misionarin e mbrojtjes së pluralizmit dhe një garant të përbetuar të tij. “Pra sot vota për Ilir Metën është një investim madhor në themelet e tronditura të pluralizmit, i cili ka nevojë sot më shumë kurrë për garante të mëdhenj dhe mbrojtës misionarë të vërtetë si ai”, shkroi Vasili. Postimi i plotë: Vota per Ilir Meten eshte vote per misionarin e perbetuar…
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural Anila Denaj inspektuan rikonstruksionin e hidrovorit të Akernisë në Vlorë. Gjatë inspektimit, kreu i qeverisë u takua me disa qytetarë. Njëri prej tyre i dhuroi një tjetër buf (send). Pasi mori dhuratën, Rama tha “E bukur fare. I ka sytë e bukur, i ka blu. Duhet të thahet këneta“, (referuar kryetarit të PD, Sali Berisha). Sot më herët përmes një postimi në Facebook, kryesocialisti ndau një foto me një buf, dhuratë nga qytetarët vlonjatë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se një samit mbi çështjen e Ukrainës do të mbahet javën e ardhshme në Paris, në prani të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Gjatë këtij samiti, do të finalizohen masat për mbështetje afatshkurtër për ushtrinë ukrainase. Macron theksoi se përqendrimi i Francës dhe i koalicionit është në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurimin e garancive europiane të sigurisë. Ai përsëriti se diskutimet për garancitë e sigurisë do të fillojnë vetëm kur Rusia dhe Ukraina të angazhohen për një armëpushim të qëndrueshëm. Macron theksoi gjithashtu se është legjitime për Ukrainën, si një komb sovran, të përcaktojë se…
Një 31-vjeçar u arrestua nga policia në Roskovec të Fierit. 31-vjeçari goditi me grusht për shkak të detyrës, një punonjës policie. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 31 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, pasi gjatë veprimeve procedurale për vënien e një mase administrative, ka goditur me grusht, një punonjës të Komisariatit të Policisë Fier”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndarjen e numëruesve të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit të 1 (një) anëtari të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit të 2 (dy) anëtarëve të Grupeve të Numërimit të Votave. Partia Socialdemokrate ka të drejtën e propozimit të 1 (një) anëtari të Grupeve të Numërimit të Votave.