Author: tirana

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse në burg, në Facebook-un e tij aktiviteti zgjedhor vijon. Këtë herë është folur për situatën e arsimit në vend dhe se çfarë ofron Partia e Lirisë. ”Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit. Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro. Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla. Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor”,-janë disa nga pikat që premton PL-ja. Postimi i plotë Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqia të tij…

Read More

Kryeministri Edi Rama i bëri apel të rinjve në Belsh që të votojnë Partinë Socialiste, teksa theksoi se tashmë kjo qytezë është kthyer në një destinacion turistik. Në fjalën e tij gjatë një takimi me të rinj që janë votues për herë të parë, duke folur si ishte Belshi dhe si është transformuar pas investimeve të kryera, Rama tha se ”këtu ku jemi ne kishte vetëm ferra, mbeturina dhe harroja se mund të imagjinohej të më kuptonin, besonin apo të më merrnin seriozisht kur unë u thosha ky vend është i krijuar për të qenë destinacion turistik, këtu do vijnë…

Read More

E pranishme në prezantimin e projektit “Mes Semanit e Vjosës”, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, tha se hap një faqe të re, jo vetëm për qytetin, por për të gjithë sektorin e turizmit në vend, duke çliruar një potencial të rëndësishëm ekonomik. Ajo e quan në projekt transformues, i cili tregon se shtrihet në një gjatësi prej 21 kilometrash, në zonën e Darëzezës,dhe që e kthen Fierin në një destinacion të rëndësishëm turistik. ”Ndiheni veten pjesë të këtij projekti të madh, sepse unë realisht mendoj që Fieri është shumë me fat që do të ketë mundësinë që të zhvillojë diçka…

Read More

Kandidati për deputet i PS-së, Damian Gjiknuri vijon takimet në qarkun Vlorë. Teksa ka shpërndarë një video nga takimi në Rajonin 4, Gjiknuri nënvizon se synimi i PS-së në këtë qark është që të marrin 9 mandate deputetësh. ”Vlorë-Me banorët e lagjes “24 Maji” në Rajonin 4 të cilëve u kërkova mbështetjen për zgjedhjet e 11 majit dhe garantova se do vijojmë investimet në infrastrukturë duke sjellë edhe më shumë zhvillim në këtë zonë të qytetit. Synimi jonë është i qartë, 9 mandate për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë”,-shkruan Gjiknuri.

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani informuan këtë të enjte ambasadorët dhe shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it në Ambasadën Gjermane në Tiranë mbi gjendjen aktuale të përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore. Ambasada gjermane në një postim në rrjetet sociale, informon se ”informimi përfshiu gjendjen aktuale të aktiviteteve në të gjithë territorin e Shqipërisë, një përmbledhje të ankesave të marra dhe procedimeve të nisura deri më sot, si dhe statusin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë përkatës”. Postimi…

Read More

Suksesi i shqiptarëve në mbarë botën vazhdon me një emër tjetër, këtë herë në fushën e sportit të boksit. Fjala është për 21 vjeçarin Benjamin Imeri, i cili ka lindur në Gostivar të Maqedonisë. Që moshën 16-vjeçare nisi debutimin në sportet luftarake, ku në verën e vitit 2022 u ndesh kundër kampionit europian në kikboks. Ai ka zhvilluar 9 ndeshje në boksin profesionist ku ka pasur vetëm fitore. Imeri ka zgjedhur të jetojë dhe njëkohësisht të përgaditet në Berlin të Gjermanisë, ndërsa vetēm pak ditë më parë ai mori vesh se ka fituar të drejtën të sfidohet me titullin WBO,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi thotë se me 11 Maj, kryeministri Edi Rama duhet ndëshkuar me votë. Përmes një deklarate për mediat, duke e akuzuar si arkitektin e varfërisë në vend, ai përmend rritjen e çmimeve, gjë që sipas tij, ka goditur më shumë familjet shqiptare që përballen me probleme ekonomike. ”Kjo rritje abuzive dhe e pandalshme e çmimeve është goditje e drejtpërdrejtë për familjet shqiptare, veçanërisht për të rinjtë, për pensionistët, për të gjithë ata që mbijetojnë me ndihma ekonomike lëmoshë dhe për shtresat në nevojë”, tha ai, duke shtuar se ndërsa qytetarët përballen me kushte të…

Read More

Zv/kryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se për pak ditë do të bëhet ulja e avionit të parë në aeroportin e Vlorës. ”Në ditët e para të majit, AirAlbania do bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra dhe 22 mijë metra katrorë terminal”, deklaroi ajo gjatë një takimi në Fier, ku u prezantua edhe projekti për transformimin e zonës bregdetare të Darëzezës. Sipas Ballukut, terminali kur nisi fillimisht projekti, ishte planifikuar për vetëm 5 mijë metra katrorë dhe sot konsorciumi në VIA është duke ndërtuar 22 mijë metra. Kjo sipas…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Ostren të Bulqizës. Xhelal Mziu, kandidat i PD në Qarkun e Dibrës ka grushtuar punonjësin e njësisë administrative Kalosh Murra. Sipas burimeve të “Tirana News”, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mbledhjes se shtabit elektoral të PD Gollobordë. “Murra ishte në derën e zyrave të njësisë administrative kur Xhelal Mziu është shkëputur nga grupi dhe ka vrapuar duke grushtuar punonjësin”, thanë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.Policia dhe hetues të SPAK po mbërrijnë në vendin e ngjarjes.

Read More

Në shenjë nderimi për Papa Françeskun, e shtuna shpallet shpallet ditë zie në Shqipëri, duke ulur në gjysmështizë flamurin kombëtar. Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave këtë të enjte. Njoftimi: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Read More

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur nga puna duke intensifikuar bashkëpunimin në funksion të hetimit të krimeve zgjedhore. Strategjia e tre institucioneve po funksionon përmes një Task Force të posaçme e cila është ngritur prej muajit janar 2025. Sot, kreu i SPAK, Altin Dumani, Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, të ftuar nga ambasadori gjerman, kanë treguar gjetjet e deritanishme në terren. Mësohet se të pranishëm gjatë raportimit të Dumanit, Celibashit dhe Çelës kanë qenë edhe e ngarkuara me punë e SHBA, Nancy VanHorn, përfaqësues nga delegacioni i BE në Tiranë, ambasadori i Britanisë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Elbasan ku po mban takime me biznesin me temë “Paqja fiskale”. “Jetojmë në një realitet ku kemi jetën e përditshme të të gjithëve, nga ana tjetër kemi një jetë virtuale me pasqyrat e të gjithëve ku nuk ka vend për suksesin tuaj. Njoh një pjesë të mirë tuajën dhe e di shumë mire se sa shumë keni ecur e se çfarë premisash të reja ka ekonomia falë jush. Por në ato pasqyra nuk ka vend për ju sepse ju përfaqësoheni atje nga legjenda oligarkësh, 2-3 apo 5, të tjerët nuk ekzistojnë. Sipas tyre 5…

Read More