Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e qarkut Vlorë në Sarandë, por gjithashtu ka folur dhe për pikat kyçe të programit të tij. Duke u ndalur tek të rinjtë, ai dha një premtim të fortë, që lidhet me tarifat studentore të tyre. Ashtu si herë të tjera, Berisha premtoi se studentët do të marrin një minimum prej 200 eurosh, minimum jetik ky që do u shërbejë që ata të shlyejnë pagesat e nevojshme mujore. ”Saranda a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Nëse ka një vend që humb rininë në mnëyrën më të pamëshirshme, është Shqipëria e këtyre 12…
Author: tirana
Kandidati për deputet i PS, Damian Gjiknuri vijon takimet. Këtë pasdite zhvilloi një takim me banorët në Novoselë, ku tha se ”Zbatimi e projekteteve transformuese me fokus qytetarët, ndërtimi i Aeroportit të ri dhe investime të tjera në infrastrukturë do i japin një tjetër hov zhvillimit në ekonomik kësaj njësie të qytetit dhe të gjithë Vlorës”. Postimi i plotë Takimi me banorët e Njësisë Administrative Novoselë një prej zonave, për të cilën do vijojmë të kemi vëmendje të shtuar. Zbatimi e projekteteve transformuese me fokus qytetarët, ndërtimi i Aeroportit të ri dhe investime të tjera në infrastrukturë do i japin…
Kreu i PS-së, Edi Rama ka vijuar këtë pasdite takimet me gratë dhe vajzat në Elbasan. Ndryshe nga takimet e kaluara, Rama i ka kërkuar këngëtares Englantina Toska që hapi takimin, që të këndojë sërish. Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në. ”Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye”,-tha Rama.
Kreu i PD, Sali Berisha, turin e takimeve elektorale po e vijon në Sarandë, në një takim në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit. Ai është pritur me këngë popullore të krahinës, polifoni labe nga grupi “Zëri i Bilbilit”. Në këtë takim foli edhe qytetarja Eranda Budo. Ajo u shpreh se pavarësisht problemeve që ka Shqipëria unë zgjedh të rris fëmijët e mi këtu dhe demokratët po kultivojnë atdhedashurinë, traditat dhe identietin tonë. ”Unë jam nënë e dy fëmijëve e shkolluar për administrim biznes dhe e pa punë. Pavarsisht të gjithë problemeve që ka sot Shqipëria un kam…
Kreu i PS, Edi Rama thotë se në 11 maj shqiptarët kanë mundësinë ose të votojnë PS-në për Shqipërinë në Bashkimin Europian, ose të të votojnë për “kënetën”, në gropë. Në një takim elektoral në Gramsh, Rama u bëri thirrje veçanërisht edhe demokratëve që në 11 maj të votojnë PS-në, pasi, siç tha ai, Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta anëtarësojë Shqipërinë tani në Bashkimin Europian. ”Një fermeri demokrat nga fshati Sulovë i them se bashkë me votën tënde ne do të mund të marrim 300 milionë euro në vit me hyrjen në BE dhe është shumë…
Kida ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të ëmbël ku shfaqet në krahët e të fejuarit të saj, teksa shijojnë bashkë pushimet në një vend tropikal. Dyshja duken të qeshur dhe të relaksuar, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që i shoqëron në këtë fazë të bukur të jetës së tyre.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, informon se do të përdorë një sistem të ri takimesh për viza, duke nisur nga data 30 maj 2025. Nëpërmjet shërbimit të ri, aplikantët për vizë do të mund të marrin informacionin për vizë, të paguajnë tarifat e aplikimit për vizë, të planifikojnë dhe të riplanifikojnë takimet e intervistave për vizë, si dhe të marrin shërbime për dorëzimin e dokumenteve. Po ashtu, bëhet e ditur se për të zbatuar këtë sistem të ri, aplikantët për viza nuk do të jenë përkohësisht në gjendje të gjenerojnë fletëpagesat ose të bëjnë ndryshime në orar nga data 19-29…
Sipas Edi Ramës, rilindja e industrisë ushtarake do të krijojë shumë vende pune të mirëpaguara në Gramsh. Në një takim me socialistë të Gramshit, Rama u ndal te rivitalizimi i industrisë ushtarake, të cilën e cilësoi një hap tjetër shumë të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Rama theksoi se në Gramsh ka një histori, traditë dhe mundësi, ndaj i siguroi banorët se do të vazhdojë puna që ka nisur në këtë drejtim. ”Po diskutojmë me kompani të ndryshme për disa pika të Shqipërisë. Një nga pikat ku duam të sjellim një kompani të madhe për të filluar prodhimin dhe…
Lulzim Basha ka marrë pjesë në homazhet për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Ai la dhe një mesazh ngushëllimi ku vlerësoi jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë si një figurë universale të paqes dhe mëshirës. ”Papa Françesku u largua nga kjo botë, por drita e tij do të mbetet përgjithmonë. Lamtumirë, At i Shenjtë! Trashëgimia jote do të jetojë në vlerat që mbrojte dhe në zemrat që preke”,-shkruan Basha. Postimi i plotë Në homazhet për Papa Françeskun me mirënjohje dhe respektin më të thellë, nderova sot jetën dhe veprën e Atit të Shenjtë, një figurë universale që la…
Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës. ”Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL. Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli…
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për konfiksimin e një apartamenti 60 m2 të ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Ai u dënua me 6 muaj nga burg nga Gjykata e Posaçme për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë më 26 qershor të vitit 2023, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm më 13 shkurt të këtij viti. SPAK-u e akuzon Dedjan se ka fshehur në deklarimin e një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë. Dedja ka thënë se ky apartament është i vëllait të…
Sali Berisha këtë të enjte prezantoi kandidatët “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Himarë për qarkun e Vlorës. Berisha u shoqërua edhe nga Fredi Beleri, i dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për blerje votash gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek arrestimi i Belerit. Sipas Berishës drejtësia u përdor për t’i marrë Belerit mandatin. Nga ana tjetër u ndal edhe tek çështja e pronës, ku premtoi se qytetarët do të pajisen me dokumente. ”Ndaj dhe jam këtu për t’u zotuar para jush se qeveria e ardhshme,…