Sali Berisha: Qeveria e ardhshme paprekshmërinë e pronës, kompensimin e saj, pajisjen tuaj me dokumente, të gjitha legalizimet do t’i ketë përparësi absolute. Sot, në Shqipëri ka ligje që janë një kopje e ligjeve të ’46. Rama ka krijuar një agjenci ku ka vendosur si pronë të gjithë terr e shtetit shqiptar. Ka vënë aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve në Himarë, në Vlorë, në Berat, kudo në Shqipëri. Ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të kthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston.…
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Europa”, një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Vau i Dejës/Sot, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Mali i Jushit”, Bushat, është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit N. P., i cili ka qenë i parkuar në afërsi…
Për të promovuar aktivitetin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe për të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes studentëve dhe sektorit privat, Universiteti i Tiranës organizoi “Ditën e Hapur” dhe Panairin e Punës në ambientet e këtij fakulteti, ku mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.Në këtë aktivitet, 41 kompani biznesi prezantuan mundësitë e tyre për punësimin e të rinjve, bashkëpunimin në projekte shkencore dhe mbështetjen përmes bursave për studentët. Studentët patën mundësinë të krijonin kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e bizneseve, duke hedhur hapat e parë drejt tregut të punës. Ndërkohë, vëmendja u përqendrua dhe…
Florenc Doka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si Drejtor i Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEVP) në Peqin. Vendimi është bërë publik ditën e sotme, ndërsa burime zyrtare nuk kanë bërë të ditura arsyet e largimit të tij nga ky post. Sipas informacioneve të siguruara, Florenc Doka ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje e cila është pranuar dhe miratuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Maja. Dorëheqja vjen në një moment kur institucioni që ai drejtonte ka qenë pjesë e vëmendjes për çështje të ndryshme që lidhen me administrimin dhe funksionimin e burgjeve në vend, megjithatë…
Kryetari i PD, Sali Berisha ka mbërritur sot në Himarë për të marrë pjesë në prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM në këtë qytet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Berisha u shfaq i shoqëruar nga Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, por u arrestua për shitblerje votash. Beleri më pas kandidoi për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Evropian nën siglën e partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe siguroi një vend në të. Së bashku me Berishën ishte dhe ish-kandidati tjetër për zgjedhjet e Himarës,…
Java që sapo lamë pas ka qenë historike për këngëtarin Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke marrë me vete edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Finalja madhështore e spektaklit u shoqërua me emocione të shumta dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku, i cili e mbështeti Gjestin deri në momentin e fundit. Por triumfi i tij nuk përfundoi aty. Në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në Instagram ka arritur në 600 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon dashurinë dhe entuziazmin që publiku ka…
Radhët e gjata dhe as nata s’i kanë ndalur besimtarët që duan të bëjnë homazhe për Papa Françeskun. Edhe pas mesnatës, besimtarë të shumtë kanë pritur në rradhë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Atit të Shenjtë, trupi i të cilit është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit, raporton La Repubblica. Bazilika do të qëndrojë e hapur për një kohë të pacaktuar për të lehtësuar fluksin e besimtarëve dhe për t’i lejuar ata të përshëndesin Papatin argjentinas. Selia e Shenjtë po përgatitet për ceremoninë e së shtunës, ku pritet të marrin pjesë delegacione nga e gjithë bota, figura politike por…
Me largimin e dimrit dhe ardhjen e ditëve më të ngrohta e më të gjata, shumë njerëz përballen me një ndjesi të çuditshme lodhjeje, të njohur si “lodhja e pranverës”. Edhe pse nuk konsiderohet një sëmundje, kjo gjendje është reale dhe shfaqet për shkak të ndryshimeve në ritmet biologjike dhe stilin e jetesës. Simptomat më të zakonshme përfshijnë mungesën e energjisë, përgjumjen, irritimin dhe vështirësitë në përqendrim – ndjesi që shpesh lidhen me ndryshimin e temperaturës dhe ekspozimin më të madh ndaj dritës natyrale. Ja disa mënyra të thjeshta për të përballuar lodhjen e pranverës: -Shfrytëzoni dritën e diellit. Ekspozimi…
Një tjetër natë tronditëse për kryeqytetin ukrainas. Rusia ka ndërmarrë një sulm të furishëm ndaj Kievit në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke përdorur raketa balistike dhe dronë. Sipas autoriteteve vendase, të paktën 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 63 të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe 6 fëmijë. Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit njoftoi në kanalin zyrtar në Telegram se sulmi nisi rreth orës 01:00 dhe goditi katër lagje të ndryshme të qytetit. Në lagjen Sviatoshynskyi, një ndërtesë banimi u përfshi nga flakët pas një goditjeje të drejtpërdrejtë, duke lënë disa banorë të bllokuar nën rrënoja. Zjarre…
Edi Rama: Si shpjegohet që ka njerëz që çdo natë çfarë nuk thonë, unë jam shenjestra kryesore, kriminel, hajdut, asnjë provë deri më sot. Vetëm dokrra. E pi verën 33 mijë euro. Lëshohet një fjalë, përsëritet dhe më pas kthehet e vërtetë. Po çfarë është ky muhabet. Unë mendoj se kur përdor metafora merrem me thelbin e çështjes.
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, foli për drejtësinë por edhe për kritikat për fushatën elektorale. “Kur unë thosha ma jepni timonin që të drejtoj pa të tjerë në prehër se ndryshe nuk bëhet reforma, u bë apo su bë, u bë apo su bë drejtësia që godtet majtas e djathtaa. Kush e bëri? Timoni pra. Nëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me këtë vendosshmëri nuk do të bëhej. Ata rrotull nesh nuk e duan SPAK. Kërkojnë të përdorin SPAK dhe thellimin e luftën kundër korrupsionit si një argument pse ne nuk duhet të votohemi.…
Kryeministri Rama në takimin e tij virtual, traditë tashmë çdo të martë dhe të enjte, iu përgjigj pyetjeve të komentuesve të shumtë në rrjetet sociale. “Shqipëria e sotme është më e mira që ka qenë ndonjëherë. Nuk e di nëse i bëni ndonjëherë analizë ndërgjegjes suaj. Unë nuk bëj vetëm batuta dhe ironi, bëj dhe ndonjë batutë dhe sarkazëm kundërshtarëve që nuk kanë lënë të rritur e të mitur pa u marrë dhe pa e mbuluar me baltë. Nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika dhe beteja politike është dyluftim me mjete paqësore, me fjalë dhe…