Kabineti qeverisës pas 11 majit do të jetë mbarëkombëtare, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale këtë mesditë. I pyetur se kur do të shpallë anëtarët e kabinetit, Berisha pohoi se nuk është aq konservator sa britanikët, ndaj kabineti do të njoftohet pas zgjedhjeve. “Do të jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve kudo ku janë. Kabinet në hije në Evropë paraqesin vetëm konservatorët britanikë, kabineti ynë do të shpallet pas fitores së 11 majit”, tha Berisha.
Author: tirana
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të PD për zgjedhjet, duke u ndalur veçanërisht te çështjet e strehimit dhe pronësisë. Berisha premton se çdo çift i ri do të përfitojë një banesë përmes kredive të buta, duke e bërë të mundur strehimin e tyre pa barrë të rëndë financiare. Ai gjithashtu garanton se çështja e pronave do të zgjidhet përfundimisht brenda mandatit të parë, duke theksuar se të gjitha legalizimet do të jenë falas dhe lejet ekzistuese do të kthehen në tapi brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. “Ne…
Një minibus pasagjerësh dhe një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt, u përplasën pranë tunelit Güzeldere në autostradën Van-Hakkari, Turqi. Mediat vendase bëjnë me dije se në aksident kanë mbetur të vdekur 7 persona, ndërsa të plagosur 12, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë, ndërsa policia ka ‘zbarkuar në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve. Pas ngjarjes ka reaguar edhe ministri i Brendshëm dhe zv.kryetari i bashkisë, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurit, ndërsa kanë bërë thirrje që autoritetet të hetojnë ngjarjen për…
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Nata”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Andrea Zanellari, 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat. Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit…
Një zjarr i madh shpërtheu të martën, më 22 prill, në zonën e menaxhimit të kafshëve të egra Greenwood Forest, në Ocean County, New Jersey, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të rreth 3,000 banorëve dhe shkatërrimin e mijëra hektarëve tokë pyjore. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të kushteve të motit të thatë dhe erërave të forta, duke djegur më shumë se 8500 hektarë dhe duke kërcënuar mbi 1300 ndërtesa. Autoritetet urdhëruan evakuime të detyrueshme në tre zona të qarqeve Ocean dhe Lacey, ndërsa hapën qendra në shkollat e mesme lokale për të akomoduar banorët e zhvendosur. Në të…
Një fotografi e paverifikuar shfaq një zjarr të madh, pas një shpërthimi në rajonin Vladimir të Rusisë, 22 prill. Një shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një depo municioni në një bazë ushtarake ruse në rajonin Kirzhach të rajonit Vladimir, në verilindje të Moskës, tha guvernatori rajonal Aleksandr Avdeyev. Katër njerëz janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve, i cili nxiti autoritetet të lëshojnë urdhër për evakuim, tha Avdeyev. Ai shtoi se municionet morën flakë dhe predhat shpërthyen në zonën e depos. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha më herët se zjarri ishte shkaktuar nga…
Kreu i PD Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë pranë Nunciaturës Apostolike në Tiranë, ku shprehu ngushëllimet më të ndjera në emër të Partisë Demokratike për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Berisha vlerësoi Papën si një udhëheqës të madh të paqes dhe një mik të veçantë të Shqipërisë. Ai theksoi rolin heroik të priftërinjve shqiptarë, që ranë heronj për Krishtërimin. Sali Berisha vizitë pranë Nunciaturës Apolistike në Tiranë për ngushëllim për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut: Erdha të shpreh në emër të PD, ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin më të madh për Papa Franceskun. Papa Francesku u…
Një tjetër operacion policor është finalizuar me sukses në kryeqytet, si pjesë e aksioneve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili u kap në flagrancë me një armë zjarri që dyshohet se kishte për qëllim ta shiste. Operacioni “Gracka” ndodhi te Don Bosko, ku shërbimet e Seksionit të Hetimit të Trafikut të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, ndaluan të riun Armand Deda, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, dokumenti iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë me municion luftarak. Policia njofton se hetimet vijojnë për të zbardhur detajet…
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Berat me fermerët për bujqësinë e zhvillimin rural. Ai ka theksuar arritjet e qeverisë në fushën e infrastrukturës dhe mbështetjes për fermerët gjatë dekadës së fundit. “Nga njëra anë, vetëm në këtë dekadë ne kemi mbështetur dhe realizuar 47 projekte të infrastrukturës për ujitjen, digat dhe për të shmangur përmbytjet. Një pikë tjetër që është shumë e rëndësishme është zhvillimi i madh që kanë njohur në këtë dekadë pikat e grumbullimit dhe mbi 70 pika grumbullimi janë mbështetur nga programet tona, ashtu siç janë financuar 16 tregje dhe janë krijuar…
Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez. Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në…
Do të mbahet sot seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seanca e shkuar, më 16 prill, u shty pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve. Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale të fëmijëve përmetarë duke realizuar punimet e tyre për ‘Shtëpinë e Evropës’, dhe e cila do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj. Në video dëgjohet Rama teksa u thotë fëmijëve se punimet e tyre do të futen në një album të madh dhe do të “veshin” shtëpinë që do të ndërtohet në sheshin Skënderbej për të pritur liderët evropianë. “E para njëherë keni bërë një punë fantastike. E dyta, që ta dini se për çfarë duhen këto. Zyshat do t’i marrin këto dhe do t’i bëjmë…