Forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Krujës kanë zbarkuar që në orët e para të mëngjesit në zonën e Fushë-Krujës, duke zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë. Sipas burimeve, kontrollet janë fokusuar në zona të njohura për kultivimin e kanabisit, përfshirë serat, tunelet, banesat e braktisura dhe të gjitha vendet e dyshuara si “të nxehta” për këtë aktivitet të paligjshëm. Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin, me pjesëmarrjen e forcave speciale, njësive të antidrogës dhe policisë vendore.
Author: tirana
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në një pjesë të madhe të saj. Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë…
Kanë kaluar gati pesë vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health Service (NHS), i cili shkruan se një në dhjetë persona janë të paqartë nëse e kanë ose jo këtë virus në trupin e tyre. Studimi, i cili anketoi më shumë se 750 mijë persona, u përqendrua në ndikimin që pati ky virus në jetën e tyre pesë vite pasi pandemia i detyroi të qëndronin të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë. Kështu, një në 20 persona u shpreh se ndjen ende simptoma të Covid-it.…
Aeroporti Heathrow i Londrës do të qëndrojë i mbyllur këtë të premten për shkak të një zjarri që ka përfshirë një nënstacion elektrik. “Për të ruajtur sigurinë e pasagjerëve dhe kolegëve tanë, Heathrow do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 23:59 të datës 21 mars. Pasagjerët këshillohen të mos udhëtojnë në aeroport dhe duhet të kontaktojnë linjën e tyre ajrore për informacione të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e autoriteteve. Zjarri i rënë në nënstacionin në Haines, la mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe shkaktoi evakuimin e rreth 150 njerëzve nga zonat përreth.
Vendi ballkanik ka plazhe spektakolare, mikpritje të ngrohtë, një kryeqytet emocionues dhe shumë atraksione të tjera për të eksploruar, shkruan Alice Taylor në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The Times”. E vendosur mes Malit të Zi dhe Greqisë dhe e rrethuar nga pjesa e Mesdheut ku deti Adriatik takohet me detin Jon, Shqipëria po shndërrohet shumë shpejt në një nga destinacionet më emocionuese të pushimeve në Evropë. Plazhet e saj janë ende atraksioni kryesor, me çmime të përballueshme krahasuar me destinacionet më të njohura evropiane për pushime. Në Shqipëri do të paguani rreth 10 paund për një…
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta; moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore; Parashikohet që orët e pasdites; të sjellin kalime vranësirash te lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore; megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë. Era do të…
Dashi Do keni më shume nevojë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift sot. Mirë do jetë të flisni hapur me partnerin dhe të dy së bashku të merrni vendimet e duhura. Beqarët do tërhiqen mjaft nga persona me të mëdhenj se ata, por që mund t’iu përshtaten ne karakter. Në planin financiar nuk duhet të kërkoni askund ndihmë, por të bëni çfarë të mundni vete. Demi Do largoheni paksa nga partneri juaj sot dhe nuk do përjetoni ato emocione qe keni dëshiruar. Dita nuk do jete aspak e mire dhe do mërziteni. Beqareve do ju plotësohen dëshirat dhe do…
Mijëra qytetarë u mblodhën përpara bashkisë së Stambollit, duke protestuar kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem İmamoğlu. Ai u ndalua gjatë një bastisjeje në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. I akuzuar për korrupsion dhe lidhje me organizata terroriste, në kuadër të një goditjeje më të gjerë ndaj liderëve të opozitës. Studentë dhe qytetarë nga çdo cep i Stambollit janë mbledhur jashtë bashkisë, duke shprehur mbështetjen e tyre. Tubimi është shoqëruar me incidente, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e para të Ekrem Imamoglut pas arrestimit.
Draft-raporti për Shqipërinë, i dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, vlerëson progresin në Reformën në Drejtësi. Nga ana tjetër sheh si shqetësim ndërhyrjet dhe presionin ndaj sistemit gjyqësor. Drafti ngre gjithashtu edhe shqetësimin për cenimin e pavarësisë institucionale të SPAK. ”Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e Vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson punën kyçe të SPAK në vijimësinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele…
Kryeministri Edi Rama tregon pamjet nga ambienti i ri ku pritet të prezantojë programin dhe arritjet, sipas tij të qeverisë. Rama komunikon me hartuesit e ambientit nga distanca dhe kërkon të vendosen disa detaje në monitore. ”Kjo anija kozmike e Covidi-t, kishte një fillim 30 sekonda të asaj kohe katër vjet më përpara kur morëm rrugën për fitoren e 8-të. Është shumë më mirë se sa të mbledhim gjithë njerëzit të vinë në një sallë të madhe. Bëjmë këtu këtë dhe pastaj ndajmë këto kapitujt e programit në territor. Duhet dhe një qartësi e siglës”,-thotë Rama.
KQZ miratoi projektvendimin “Për rregullat për administrimin, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë territorit, dokumentacionin përkatës, si dhe tabelimin e rezultatit të votimit nga jashtë vendit“. KQZ gjithashtu miratoi edhe aktet e fundit që përcaktojnë si dërgohet dhe si kthehet pas zarfi i votave të diasporës. Emigrantët këshillohen që brenda 3 ditëve pasi marrin fletën e votimit, ta plotësojnë dhe ta kthejnë. Asnjë votë që mbërrin pas orës 19.00 të ditës së zgjedhjeve, nuk do të numërohet. Sipas KQZ-së, votuesit në asnjë rast nuk duhet të bëjnë shënime mbi zarfet e votës, por vetëm duhet të votojnë në fletë.…
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes kundër Anglisë në “Wembley”. Teksa u pa optimist, ai tha se skuadra është e motivuar për të dhënë maksimumin në fushë. ”Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Kemi lojtarë të rinj dhe të talentuar që kanë sjellë një frymë të re. Të gjithë kanë punuar fort në stërvitje për të arritur diçka që nuk është bërë më parë. Disa ëndrra duken të pamundura, por ndonjëherë realizohen. Nuk jemi këtu për t’u fshehur pas faktit që Anglia është një ekip i madh. Do të provojmë shanset tona…