Author: tirana

Basha ka ironizuar deklaratën e Ramës në Dibër duke thënë se kush voton për të është çyryk dhe është e vërtetë. Për Bashën nuk mund të jesh njeri normal që të votosh sërish një kryeministër që premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri 1 milionë shqiptarë. ”Nëse voton Edi Rama, nxjerr të korruptuarit nga 7×7-313. Për herë të parë herë të parë e ka thënë një të vërtetë në Dibër. Sa tha, gjysma janë çyryk, apo 1/3 janë çyryk? Është e vërtetë, mos t’i vij keq po e them dhe unë, jo vetëm në dibër, por në të gjithë Shqipërinë.…

Read More

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, njëheraz kandidate e PS-së, thotë se mbështetja e të rinjve me programe nga qeveria shqiptare, është një mënyrë për të shpërblyer kontributin dhe angazhimin e tyre në shumë fusha. Muzhaqi e bëri këtë deklaratë nga aktiviteti i zhvilluar në Tiranë, për prezantimin e politikave dhe programeve prioritare të qeverisë në mbështetje të të rinjve, ku të pranishme ishin edhe ministrja ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. “Kemi disa shtylla shumë të rëndësishme për të rinjtë ku Qeveria investon,…

Read More

Këngëtari Leo ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar ”Katile”. Projekti vjen edhe me një videoklip shumë të veçantë. Një këngë ritmike e cila çel padyshim sezonin veror, që për artistin do të jetë i ngjeshur me shumë koncerte. Leon e kemi parë edhe në ”Big Brother Kosova Vip 3”, një rrugëtim plot me dinamika, aty ku njohu Lelën dhe krijuan një lidhje që vijon me shumë dashuri edhe sot.

Read More

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, thotë se pasaporta europiane do t’i sigurojë shqiptarëve statusin e qytetarëve të barabartë në BE. Në takimin me gratë dhe vajzat e qarkut të Lezhës, Rama kërkoi votën në 11 maj për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. ”Hyrja në BE nuk është një çështje që Shqipëria do të shkojë diku por është e kundërta, BE do të vijë këtu. Ne do të bëhemi pjesë e asaj familje dhe kjo pasaporta europiane nuk është një dokument tjetër udhëtimi. Ajo që ne kemi është dokument udhëtimi pa viza por nuk ke leje qëndrimi”. Kryesocialisti shprehu besimin absolut…

Read More

Nesër do të mbahet finalja e madhe e ”Big Brother Albania Vip 4”. Pas javësh të tëra emocionesh, sfidash dhe surprizash, gara ka mbërritur në katërshen finaliste. Këtë vit, produksioni ka zgjedhur të sjellë një format ndryshe dhe më spektakolar për natën finale. Në një risi të plotë për historinë e formatit, finalja do të zhvillohet në dy skena të veçanta dhe paralelisht. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca live nga disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. Besa Kokëdhima, Tiri Gjoci, Klajdi Musabelliu, Redon Berani, Kelly, Vserlo, Petro Xhori dhe Riki, të cilët pritet të…

Read More

Rreth 115 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u ka dërguar një letër nga burgu atyre duke u kërkuar që të reflketojnë dhe të reagojnë. Sipas Salianjit autokracia në pushtet, ka synuar t’i trajtojë të rinjtë si masa pa zë, pa kujtesë e pa aspirata, duke përdorur propagandë e spektakël në vend të qeverisjes së mirë, por ai thekson se zëri i tyre është vendimtar për të bërë ndryshimin. Në letrën e tij, Salianji i fton të rinjtë të të kuptojnë se krimi, korrupsioni, padrejtësitë sociale…

Read More

Në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, drejtuesja Suela Beluli, zhvilloi një takim pune me kreun e SPAK, Altin Dumani. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të lartë të DVP Durrës dhe prokurorëve dhe oficerëve të caktuar në Seksionin e Posaçëm të Përkohshëm Kundër Krimit Zgjedhor të Prokurorisë Durrës. Ky takim u organizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK ”Mbi komunikimin e ndërsjelltë efikas dhe bashkëpunimin reciprok lidhur me hetimet mbi vepra penale gjatë periudhës zgjedhore të zgjedhjeve të Kuvendit të Shqipërisë 2025”. Palët diskutuan…

Read More

Ramadani, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, e ka vizituar këtë të fundit në Hagë. Ai bën me dije se gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga djali i tij, Arlindi, ndërsa djali tjetër, Genti, nuk u lejua të takohej me xhaxhain e tij. “Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk iu lejua vizita për xhaxhain e vet Rexhën”, shkruan Ramadani. Për të pavarësisht se nuk pati mundësi ta takonte fizikisht,…

Read More

Misioni i Giorgia Melonit në Uashington ka përcjellë ndjenja pozitive në mesin e drejtuesve të lartë të Komisionit Evropian. Takimi i Shtëpisë së Bardhë ishte një mundësi e dobishme për të krijuar ura të mëtejshme me administratën Trump duke respektuar rolet e ndryshme, siç ka deklaruar tashmë vetë Meloni. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministren Giorgia Meloni pas misionit të kryeministres italiane në Shtëpinë e Bardhë. Takimi ishte pozitiv. Meloni dhe Von der Leyen kishin rënë dakord të qëndronin në kontakt para dhe pas takimit dypalësh mes kryeministres italiane dhe presidentit…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut Lezhë. Ai theksoi se 11 maji më shumë se zgjedhje për qeverisjen e vendit në 4 vitet e ardhshme, dhe se është një moment vendimtar për realizimin e ëndrrës dhjetëra-vjeçare të shqiptarëve, anëtarësimin në BE. Me batuta tha se pa gruan ai vetë është si “ndërtim pa leje”. ”E kemi nisur me diku te 10-12% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë dhe zgjedhje pas zgjedhjesh, arritëm 50% gra dhe vajza në këshillat bashkiakë. Prej disa vitesh e kemi qeverinë e Shqipërisë në pesëshen e parë të…

Read More

Kandidati për deputet i PS, i cili është në listë të hapur në qarkun Vlorë, Damian Gjiknuri ka vijuar me takimet. Ai zhvilloi një takim me banorë të Njësisë Administrative Shushicë në Bashkinë e Vlorës. Gjiknuri u kërkoi atyre votën për PS në zgjedhjet e 12 majit, pasi në këtë mënyrë votojnë për rritjen e pensionitm për rritjen e rrogës dhe pagës mesatare. ”Jam rikthyer dhe kam gjetur mirënjohjen tuaj. Në Njësinë Administrative Shushicë, së bashku do të vijojmë punët e nisura. Komunikimi ynë ka qenë i drejtpërdrejt, pasi unë kam qenë gjithmonë në dobi të komunitetit. Ka lista të…

Read More

Drejtuesit e koalicionit Nisma ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Pano Soko zhvilluan një takim me fermerët në Koplik. Ata shpalosën një pjesë të programit të tyre dhe kërkuan vota për numrin 6 në 11 Maj. ”Dy gjëra të mëdha në infrastrukturë unë i kam thënë dhe ne do t’i bëjmë nëse ne një ditë do të drejtojmë Shqipërinë. Nga Shkodra dhe deri në Sarandë ne do të bëjmë një autostradë të përmasave botërore, model”, tha drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj. Soko i cili vjen nga fusha e ekonomisë kritikoi sistemin duke thënë se “e vjel” fermerin nga paratë që fiton…

Read More