Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë. Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës. Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino. Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive…
Author: tirana
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një vizitë në Krujë, ku u takua me pronarët e disa bizneseve. “Simboli i mençurisë, e çmend Ramën”, tha Berisha pasi njëra prej zonjave i dhuroi skulpturën.
Në Rubik kryeministri Edi Rama deklaroi se ish-Uzina e Bakrit do të kthehet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake. Gjithashtu shtoi se kjo do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori. “Do të profilizohen në prodhime të llojeve të ndryshme. Ne jemi duke negociuar me aleatët e mëdhenj të Shqipërisë dhe me kompani nga më të avancuarat në fushën e Mbrojtjes. Së shpejti programi do të nisë pas firmosjes së kontratë, në qendrën e Industrisë Ushtarake…
Rrënoja industriale e të kaluarës, do të kthehet në shërbim të Industrisë Ushtarake. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur në qytezën e Rubikut. Sipas Ramës, qytezat e shkretuar do të shndërrohet në një prej qendrave kryesore të prodhimeve ushtarake për Forcat tona të Armatosura si edhe për eksportin. Sipas tij, ky rivitalizim do të hapë një front i ri punësimi për një sërë specialitetesh e kategorish, po ku puna do të jetë e cilësisë së lartë dhe e mirëpaguar për çdo kategori. “Në kuadrin e hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Krujë, deklaroi se një gjykatës ka urdhëruar SPAK të nisë hetim ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimin e shtëpisë së tij në Surrel. Berisha akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe fshehje të vërtetës mbi mënyrën e ndërtimit dhe regjistrimit të pronës. “Vila e tij në Surrel ka themele dy herë më të mëdha se sarajet e Enver Hoxhës. Ai e ka regjistruar në emrin e tij, ndryshe nga diktatori që i la si pronë shteti,” u shpreh Berisha. Ai shtoi se kryeministri ka deklaruar…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një përditësim mbi ecurinë e punimeve për zgjerimin e superstradës Tiranë–Durrës. Ai theksoi se puna që po bëhet do të sjellë një aks rrugor me standarde të larta, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm kushte për sigurinë dhe komfortin e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve. “Kjo është pamja e superstradës Tiranë–Durrës në përfundim të punimeve që po bëhen aktualisht për zgjerimin e saj. Një aks me kushte dhe parametra tërësisht europiane të sigurisë rrugore, si dhe me të gjithë elementët e tjerë të mobilimit urban, ndriçim dhe gjelbërim, për t’iu përshtatur më…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e investimeve në punonjës nga ana e sipërmarrësve shqiptarë, duke u shprehur se është bërë e qartë se shfrytëzimi i krahut të punës nuk mund të vazhdojë pa motivim dhe mirëmbajtje. Gjatë një vizite në një fabrikë në Tiranë, ai theksoi se ka një kthesë të rëndësishme në mentalitetin e biznesit, ku investimi në punonjës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. “Sipërmarrësit shqiptarë investuan shumë më tepër për godinat e makinat sesa menduan për punëtorët. Sot ka kthesë të rëndësishme edhe për faktin se e kanë kuptuar se nuk shkon dot më përpara…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Daullas të Fierit. Fermeri 56 vjeçar Agron Sukulli ka mbetur aksidentalisht viktimë teksa po kryente shërbimet xhenerike poshtë mjetit. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe efektivë të policisë së Fierit ku po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. “Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po…
Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë fjalës së tij në Konferencën e 8-të Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, theksoi se beteja kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë madhore për institucionet e drejtësisë në vend. Ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm dhe efektiv, duke nënvizuar se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të arrihet një luftë e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por qenia ime sot këtu është në vazhdën e takimeve…
Në prag të festës së Pashkës, është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë gjithsej 10,478 shtetas. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar në hyrje të territorit shqiptar, me 7,921 hyrje, ndërsa në dalje janë shënuar 2,557 shtetas. Autoritetet bëjnë me dije se fluksi më i lartë është regjistruar gjatë pasdites së së enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë përpunuar gjithsej 10,700…
Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga sot me risinë kryesore këtë vit që turistët e minutës së fundit do të paguajnë dyfish. Vitin e kaluar, për të ulur numrin e turistëve që vinin vetëm për një ditë, Venecia vendosi një pagesë për hyrjen në qytet gjatë periudhave kur ka shumë vizitorë. Ky ishte një eksperiment për të menaxhuar më mirë turizmin dhe për të mbrojtur qytetin. Venecia u bë qyteti i parë turistik i madh në botë që ‘taksoi’ njerëzit për të hyrë. Më shumë se 35,000 udhëtarë ditorë kanë rezervuar tashmë një biletë, sipas Venezia Today.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i spitalit rajonal të Lezhës, teksa thotë se do të shndërrohet në një qendër të standardeve evropiane. Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se bëhet fjalë për një investim të qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë, dhe së shpejti, do të hapë dyert për rreth 200 mijë banorët e zonës që mbulon. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të kantierit të Rilindjes së Spitalit Rajonal Lezhë si një qendër e standardeve europiane, falë investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, i cili së shpejti do të hapë dyert për rreth 200…