Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli sot para gjykatësit të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Erjon Bani për shqyrtimin e informacionit dy mujor të zhvillimit të hetimeve. Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve dhe për këtë arsye seanca u shty për datën 23 prill.Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të GJKKO pasi akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Durrësit, pas…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Lin, në afërsi të fshatit Piskupat. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa e plagosur ka mbetur pasagjerja e këtij mjeti.Kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj nga mjeti, ndërsa është dërguar menjëherë drejt spitalit për shkak të dëmtimeve të marra. Raportohet se e dëmtuara nuk paraqet rrezik për jetën. Policia sapo ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Read More

Largohet nga banesa 13 vjeçari, prindërit kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij. Një 54 vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan ka denoncuar në polici largimin nga banesa të djalit të tij 13 vjeç. Fëmija, pjesë e pakicës rome është larguar prej 3 ditësh. Sipas informacioneve, ai lypte në rrugë dhe mendohet se është larguar në ndonjë qytet tjetër për të lypur. Policia po punon për gjetjen e adoleshentit.

Read More

Një mjek në Gjermani është akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve. Ai akuzohet për administrimin e sasive vdekjeprurëse të medikamenteve të ndryshme për pacientët paliativë. Prokurorët po kërkojnë gjithashtu një ndalim profesional të përjetshëm për të dyshuarin 40-vjeçar, të ndaluar që nga gushti i vitit 2024, i cili kishte qenë aktiv në disa shtete gjermane, raporton Reuters I dyshuari, i cili nuk është emëruar zyrtarisht në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, nuk i ka pranuar akuzat, kanë njoftuar prokurorët. Ai fillimisht dyshohej se ishte i përfshirë në katër vdekje vitin e kaluar, për të cilat prokurorët kanë thënë se…

Read More

Finalizohet pas 3 muajsh hetime mbi kallëzimet e disa qytetarëve, për mashtrim, operacioni policor i koduar “Premtimi”. Kërkonte 1000-1500 euro, pasi ofronte kontrata pune në shtete të ndryshme, nëpërmjet mashtrimit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Dokumentohen 3 raste të marrjes së shumave të parave me anë të mashtrimit, gjatë muajit prill. Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë 3 muajve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, mbi kallëzimet e bëra nga disa shtetas, për mashtrim me kontratat e punës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Premtimi”. Si rezultat i operacionit,…

Read More

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i votimit të diasporës po vijon. Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se votuesi i parë, ishte një emigrant në Gjermani. Celibashi shtoi se deri më tani, kanë votuar 111 persona, zarfet e të cilëve janë tërhequr nga posta DHL. “Votuesi i parë, të cilit i ka mbërritur zarfi, ka qenë nga qarku i Dibrës, jeton në Gjermani. Janë në mbërritje, 111 zarfa, janë 111 votues dhe është tërhequr ky zarf nga DHL. Votimi nga jashtë, pra votimi i zgjedhësve shqiptarë, tashmë konsiderohet i kryer. Është rasti për të…

Read More

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës, më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ZRRE-ja ende nuk ka njoftuar se sa kushton kilovati për konsumatorët familjarë, por edhe të bizneseve. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 maj. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues. Rritja e çmimit të tarifave vjen pasi bordi i ZRRE-së më 11 prill ka miratuar…

Read More

Në Lushnjë pronari i stanit është plagosur me armë gjahu pasi një person shkoi t’i vidhte bagëtitë. Lushnjë Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari. Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të…

Read More

Policia e Kuçovës ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim tre ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “Kultivimi”, që ka si synim vënien përpara drejtësisë të autorëve të një rasti të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Mendrak, në vitin 2021. I arrestuari, E. M., banues në Tiranë, u kap si rezultat i hetimeve të koordinuara me Prokurorinë e Beratit dhe i kontrolleve të mbështetura në inteligjencën policore. Sipas të dhënave zyrtare, 34-vjeçari dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (arrestuar më 13 maj 2025) dhe B. Ll., i cili vijon të jetë…

Read More

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm mbahet seanca në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca pritet të nisë në orën 12:00. Do jetë gjyqtari, Erjon Bani, i cili do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Veliajt për heqjen e masës se arrestit ose zëvendësimin më një masë më të lehtë.

Read More

Në kushtet e një rritjeje rekord të numrit të turistëve dhe në prag të zgjedhjeve komunale, qyteti i Vjenës po shqyrton vendosjen e një takse të re për vizitorët, të njohur si “euroja e kulturës”. Kjo taksë do të aplikohet për çdo qëndrim në hotele apo struktura të tjera akomoduese dhe do të përdoret ekskluzivisht për mbështetjen e jetës kulturore në qytet. Sipas Këshillares për Kulturën, Veronica Kaup-Hasler, Vjena po përjeton një “bum turistik të paprecedentë”, me kulturën si atraksionin kryesor. Vizitorët tërhiqen nga opera, ekspozitat artistike dhe koncertet në ambient të hapur, ndaj ideja e një tarife të vogël…

Read More