Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shitblerje votash në Fier, kandidatja socialiste Zaka: Fushata jo arenë shpikjesh, PD deklarata për të justifikuar humbjen

18:11 / April 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 04 14 180136
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kandidatja e PS për deputete në Lushnje, Kiduina Zaka ka dalë në një deklaratë për shtyp, pas lajmit lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për PD duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar. Zaka tha se fushata nuk është një arenë shpikjesh dhe intrigash. ”Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara”,-tha Zaka.

Deklaratë për mediat e PS Lushnje, përmes kandidates për deputete, Kiduina Zaka

Partia Socialiste nuk komenton asnjëherë çështje të cilat janë nën hetim nga organet e drejtësisë, por sot jemi detyruar të reagojmë për shkak të një deklarate të rreme dhe ulët të Partisë Demokratike, qarku Fier, po aq te ulët sa edhe veprimet e tyre. Partia Demokratike përpiqet të mbulojë të vërtetën lidhur me arrestimin e një personi, i cili kërkonte të blinte vota për Partinë Demokratike, duke akuzuar Policinë e Shtetit për skenarë të organizuar.

Kemi marrë dije sot nga mediat se Policia Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas banor i bashkisë së Lushnjes, ka arrestuar Marim Lekajn, 38 vjeç, banues në Njësinë Administrative Hysgjokaj të bashkisë Lushnje, i cili i ka premtuar dhënien e një shumë parash shtetasit kallëzues, duke i kërkuar të votojë për Partinë Demokratike dhe i ka marrë atij Kartën e Identitetit.

Të kapur në krim elektoral, drejtuesit lokalë të PD Fier, përpiqen të heqin përgjegjësinë nga vetja, duke hedhur baltë mbi të tjerët, por shqiptarët e dijnë mirë se kush janë ata, që për të arritur qëllimet e tyre të mbrapshta, janë gati të vrasin edhe njerëz, siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.

Ne ju bëjmë thirrje drejtuesve lokalë dhe qendrore të Partisë Demokratike, të heqin dorë nga këto tentativa kriminale për të prishur procesin zgjedhor, pasi nuk kanë asnjë shans ta deformojnë vullnetin e popullit shqiptar. Ne e kuptojmë qartë se të gjitha deklaratat e Bufit apo sejmenëve të tij, si dhe të gjithë veprimet e paprecedenta që po ndërmarrin, janë thjeshtë dhe vetëm për të justifikuar humbjen historike te 11 Majit, për partine e kënetës dhe partickat kioska që kanë hapur, për të çorientuar votuesit.

Vota e Shqiptarëve do të jetë për të ardhmen e tyre europiane, për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, për pasaportën europiane dhe jo për kënetën ku duan ta mbajnë bufat dhe bretkosat e vjetër e të rinj të politikës shqiptare. Në të njëjtën kohë Partia Socialiste ju bën thirrje qytetarëve të Lushnjes dhe gjithë qarkut Fier, që të denoncojnë pa frikë çdo tentativë për blerje votash, apo krime te tjera elektorale.

Fushata elektorale është një moment për shpalosje programesh politike, takime me zgjedhësit, konkurrencë transparente dhe të ndershme dhe jo një arenë shpifjesh e intrigash për tu pasur zili dhe nga regjisorë telenovelash të pasditeve. Kërkojmë nga organet ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, apo Kodit Zgjedhor në të gjithë parametrat e tij dhe garantojmë që Partia Socialiste është e totalisht e angazhuar për të performuar sipas kornizës ligjore dhe elektorale, pa dëmtuar imazhin e vendit tonë, që ndodhet tashme në procesin e shumëpritur të anëtarësimit europian.

Kiduina Zaka PD PS vota
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.