Vladimir Gjuta ka thënë se armën dhe një dorezë hekuri që i kishte me vete kur u arrestua para selisë së PS, i mbante për siguri dhe jo për ndonjë ngjarje. “Armën dhe dorezën i kisha për vetëmbrojtje dhe për të ruajtur paratë”, është shprehur Gjuta, tha një zyrtar i policisë për gazetaren Anila Hoxha.
Author: tirana
Mbrëmjen e djeshme mediat kosovare publikuan një video në të cilën shihet edukatorja e një kopshti privat në Prishtine, që ushtron dhunë ndaj një fëmije. Në video shihej edhe një person tjetër që nuk reagon aspak për dhunën që po ushtrohej ndaj të miturit. Menjëherë pas bërjes virale të videos kanë ardhur reagime të shumta
Sot u zhvillua mbledhja e katërt e komitetit të Rindërtimit për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. 10,023 qytetarë vazhdojnë të jenë të pastrehë, në çadra, ndërsa 12 mijë familje përfitojnë bonusin e qerasë. E ftuar në Top Talk ditën e sotme për të folur pikërisht për këtë gjë ishte inxhinierja Luljeta Bozo.
Postimet në rrjetet sociale i bënë tre adoleshentë romë, që të binin në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se kanë goditur me thikë të mitur të tjerë në zonën Nea Ionia dhe më pas mburreshin për arritjet e tyre për miqtë e tyre në internet. Të tre të rinjtë, të moshave 14, 16 dhe
Seanca e Kuvendit e cila vijon prej orësh është shoqëruar me debate mes kryetarit Gramoz Ruçi dhe deputetit të LSI-së, Ralf Gjoni. Ruçi ka përjahstuar nga seanca deputetin e opozitës së re. Teksa ky i fundit po fliste sipas tij për dështimin e Reformës në Drejtësi dhe kapjen e shtetit nga mazhoranca, kryeparlamentari ndërpreu fjalën.
Ish-kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Fatmir Xhafaj kërkoi që gjyqtarët dhe prokurorët që janë larguar nga sistemi me pasuri marramendëse duhet të hetohen si e kanë vendosur. Ai tha se kjo nuk bëhet me retorikë. “Aktualisht kemi 130 gjyqtarë dhe prokurorë të larguar, nuk janë të njëjtat shkaqe ku është bazuar shkarkimi, një pjesë
Videot tronditëse të mediave sociale kanë kapur tmerrin, frikën dhe tërbimin e disa qytetarëve kinezë kur po futeshin në karantinë pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Një video tregon një grua duke bërtitur brenda një kutie metali9ke kur oficerët përdorën kutinë për ta futur atë në izolim. Ndërsa një pjesë tjetër e pamjeve kap me
Disa besojnë tek dashuria me shikim të parë, të tjerë mendojnë se duhet më shumë kohë për të rënë në dashuri me dikë. Disa prej çifteve të famshëm shqiptarë kanë treguar se kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin me shikim të parë, madje nuk besonin në të derisa u ndodhi vetë. Historitë e tyre jua
-Kontrolli i Lartë i Shtetit ka realizuar një auditim për përdorimin e internetit në disa institucione të administratës publike, qendrore dhe lokale duke evidentuar disa parregullsi. Auditimi për performancën e përdorimit të internetit në administratën publike është kryer në ministri, bashki dhe drejtori. “Identifikimi dhe administrimi i elementëve kritikë në ofrimin e shërbimit të internetit
Vllaznia eliminoi Flamurtarin ditën e sotme, teksa i mposhti me rezultatin 2-0, brenda në stadiumin e tyre.Flamurtari-Vllaznia Pas ndeshjes së parë në Shkodër e cila ishte mbyllur me barazimin 2-2, shpresa për një kalim në raundin tjetër te vlonjatët ishte shumë e madhe. Madje edhe në disa intervista të dhëna nga drejtues të kuqezinjve, janë
Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte pjesë e “Sanremo” në natën e tretë të tij. Ajo prezantoi krah moderatorit italian Amadeus dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.Jo vetëm në mediat shqiptare, por dalja e Alketës bëri bujë edhe në ato italiane. Moderatorja mori shumë komente pozitive dhe sigurisht të gjitha këto i ndau në rrjetet sociale.
Një aksident raportohet se ka ndodhur në fshatin Peshkëpi të Vlorës. Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa janë plagosur 5 persona. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 ambulanca. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.