Author: tirana

Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin). Për të katërtën herë, qeveria italiane po tenton të transferojë emigrantët në anën tjetër të Adriatikut. Këtë herë, megjithatë, nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të veçantë falë dekretit të 28 marsit të kaluar që lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të përgjuar në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Moravë të Beratit, teksa raportohet se një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e përplasjes së fortë. Mësohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit, ku ka humbur jetën më pas. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë…

Read More

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtesa të ndryshme. Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama nga ndarë pamje nga puna që po vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim do të përmbushë plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë. “Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimti të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.…

Read More

Dashi Keni një vizion të qartë, por shmangni përplasjet e drejtpërdrejta. Më mirë të dëgjoni dhe më pas të veproni. Impulsiviteti mund të krijojë tension. Numëroni deri në dhjetë përpara se të flisni. Demi Do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për të kryer gjithçka që e keni shtyrë. Vëmendjet e vogla kanë më shumë ndikim se fjalimet e mëdha. Binjakët Do të jeni të kthjellët dhe të shkëlqyer. Do të jetë një kohë e mirë për të hedhur një ide. Do jetë një ditë e lehtë, perfekte për ata që duan të kthehen në lojë. Gaforrja Shmangni sjelljen e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se PS synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve. Rama gjatë një takimi në Durrës, tha se në këtë qark PS synon 9 mandate deputetësh. Ai shtoi se sot PS është në momentin njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit. “Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht.…

Read More

Pas akuzave të Belind Këlliçit se në operacionin e SPAK në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur tek ky insitucion lidhur me këto pretendime. SPAK i hodhi poshtë këto pretendime dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.Kërkesa për Informacion e Euronews Albania drejtuar SPAK dhe BKH. Përgjigja e SPAK-ut: Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Durrës. Ai tha se anëtarësimi në BE është garancia se drejtësia dhe shteti do të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeverisë. ”Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht të gjitha ato plagë. Diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja. Pozicioni në BE e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta, por s’janë të…

Read More

Lulzim Basha në takimin me gratë dhe vajzat foli për pikat e programit për familjen. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Basha tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7×7=313. Pjesë nga deklarata Më 11 maj duhet të bëni një zgjedhje. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a besoj tek familja ime, apo besojmë tek Edi Rama, se të dyja nuk rrinë bashkë. A besojmë tek një e ardhme më e mirë për…

Read More

Nesër (11 prill) partitë politike çelin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet. Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të çelë e para fushatën. Në sheshin “Nënë Tereza” po punohet për ndërtimin e skenës së mitingut hapës. Berisha nuk premtoi surpriza të mëdha. Partia Socialiste fushatën e hap zyrtarisht më 12 prill në orën 12, simbolikë që lidhet me 12 yjet në flamurin e BE, destinacion që socialistët e kanë premtim kryesor. E premtja e datës 11, teksa PD përgatitet për mitingun hapës, PS do ta gjejë në terren në takime masive në 12 qarqet e vendit me gratë. Dy…

Read More