Author: tirana

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të ShBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë. ”E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot një takim frytdhënës me bordin drejtues të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Ata diskutuan se si një klimë më e favorshme investimi mund të sjellë një prani më të madhe të SHBA në ekonominë vendase dhe të nxisë prosperitetin e ndërsjellë.…

Read More

”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, është aktiviteti që çeli fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi po mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku krahas vajzave dhe grave të pranishme, do të ketë lidhje direkte me gratë kandidate nga 11 qarqet e tjera të vendit. Motorët e fushatës sapo janë ndezur dhe Partia Socialiste synon të marrë një mandat të katër qeverisës. Drejtuesja e Forumit të Grave Socialiste, Evis Kushi foli për hapat e saj në politikë dhe ftesën që mori nga PS. ”Pranova për dy arsye sepse kuptova që…

Read More

Kryestrategu amerikan i PD-së, Chriss LaCivita ka zbarkuar në Tiranë. Ai do të jetë krah Berishës në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Këtë orë ai është parë krah ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një nga zonat në qendër të kryeqytetit. LaCivita ka paralajmëruar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, se duhet t’i trembet ardhjes së tij për të qenë në fushatë krah PD-së. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.

Read More

Partia Socialiste organizon eventin ”Vajzat dhe gratë socialiste për Shqipërinë 2030”, takim i cili i paraprin çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit. ”Shqipëria është grua, Europa është grua”, është motoja e këtij takimi me gratë socialiste në të 12 qarqet e vendit. Në hapje të këtij takimi, sekretarja e gruas të PS-së, Evis Kushi vlerësoi kontributin e grave në këtë forcë politike dhe vlerat që ato ofrojnë. ”Sot kemi 38 500 gra dhe vajza në familjen tonë të madhe socialiste. Bashkëdrejtimi i organizatave nga një burrë dhe grua është vendimi më i mirë që kemi marrë. Sot kjo…

Read More

Pas ndarjes zyrtare, Monika Kryemadhi ka reaguar duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë. Pavarësisht ndarjes me Metën, deputetja thotë se do të vijojë të kërkojë me përkushtim votën për babain e fëmijëve të saj. ”Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj”,-shkruan Kryemadhi. Postimi i plotë Të dashur miq! Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë…

Read More

Anija e Marinës “Libra” e cila u nis nga Brindisi me 40 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit. Emigrantët do të vendosen në Gjadër, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri. Anija me të cilën mbërritën në Shëngjin, do i dhurohet i Shqipërisë. Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt. Kjo pasi komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron, thotë se vendimi i Trump për të pezulluar tarifat reciproke për 90 ditë ka hapur hapësirë për bisedime. Për të është vetëm një pauzë e brishtë. ”Pezullimi i pjesshëm i tarifave amerikane për 90 ditë dërgon një sinjal dhe lë derën e hapur për bisedime. Por kjo pauzë është e brishtë”, shkruan Macron në rrjetin social X. Ai e quajti pauzën “të brishtë”, pasi sipas tij, këto 90 ditë reflektojnë pasiguri për të gjitha bizneset në të dy anët e Oqeanit Atlantik. Macron ripohoi se Franca dhe Bashkimi Evropian do të jenë të bashkuar në negociatat…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj 27 të pandehurve. Ata janë anëtarë të dy grupeve të strukturuara kriminale, të akuzuara për trafikim të qënieve njerëzore. Veprat për të cilat akuzohen: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë me qëllim përfitimi, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal”, kryer në formën e krijimit, drejtimit, organizimit apo pjesëmarrjes, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”, “Korrupsion aktiv i personave…

Read More

Lulzim Basha bashkë me kandidatin Saimir Lika zhvilluan një takim me fermerë në Pezë Helmës në Tiranë. Basha foli për bujqësinë. Sipas tij parashikon 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët dhe 50 milionë euro për infrastrukturën bujqësore. ”150 milionë euro në vit. 100 milionë subvencione, 50 milionë euro për infrastrukturën. Pse s’i ka shteti këto, sigurisht që i ka. Vetëm vitin e kaluar nga taksat e shqiptarëve kanë harxhuar 7.2 miliardë, dhjetëra qindra herë më shumë. Duke e kthyer vëmendjen tek subvencionet, tek infrastruktura rurale, ne e kthejmë shpresën që ju të jetoni me ndershmëri e me dinjitet,…

Read More

Kryeministri Edi Rama komentoi lajmin për mbajtjen e konferencës së katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE më 14 prill në Luksemburg. Rama ironizoi Berishën i cili është shprehur se s’do të ketë më hapje kapitujsh me BE. ”Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq. Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen”, thekson Rama. Postimi i plotë Po si thanë? S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë…

Read More

Një grup shoqatash kryesisht të besimtarëve myslimanë protestuan këtë të premte para godinës së Parlamentit. Kjo për të kundërshtuar qëndrimin që ka mbajtur Shqipëria për atë që po ndodh në Rripin e Gazës. Protesta u thirr pas dekorimit të kryeministrit Edi Rama me medaljen presidenciale të nderit të Izraelit, nga Forumi Mysliman i Shqipërisë, nën sloganin “Jo në emrin tim – Tubim për Palestinën”. Sipas tyre dekorimi nuk bëhet në emër të shqiptarëve, por në emër të mbrojtjes që kryeministri i ka bërë gjenocidit Gaza. “Rama bëri një gabim fatal që ka shkuar në Izrael, ia ka ulur vlerat vetes”,…

Read More

Xheneta Fetahu ka hedhur një thumb ndaj Eglit. Ajo ka postuar një moment nga bisedat mes Gjestit dhe Eglit, duke diskutuar me tone të përziera. ”Hapur i ke bërë gjërat para kamerave”, i thotë Egli, ku i referohet sjelljes së tij gjatë kohës kur kishte një lidhje me Xhenetën. Egli e ka pyetur Gjestin se përse nuk ishte treguar po aq i afërt edhe me të, siç kishte qenë më herët me Xhenetën. Në përgjigje, Gjesti është dëgjuar duke thënë: ”Nuk pyetet njeriu se çfarë ka qenë, por se si është tani”. Xheneta nuk ngurroi të komentojë me një shënim…

Read More