3 orë zgjati takimi i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me babanë e tij të sëmurë në ambientet e QKUK-së, në Prishtinë. Ai është brohoritur nga qindra mbështetës. ”UÇK, UÇK”, ”O Hashim, o hero, krejt Kosovën këtu e ke”. Thaçi mbërriti ditën e sotme në Kosovë, pasi Gjykata Speciale pranoi kërkesën e tij për të vizituar babanë. Kjo pasi gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar muajin e fundit. Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit po realizohet nën mbikëqyrje të plotë dhe për arsye humanitare bindëse.
Author: tirana
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në konferencën që u mbajt në Kolegjin e Evropës. Hasani e vuri theksin te rëndësia parësore që BE-ja duhet t’i kushtojë pranimit të anëtarëve të rinj. “Kjo politikë strategjike e zgjerimit e BE-së mbetet instrumenti më i mirë gjeopolitik. Kjo në adresimin e kërcënimeve të sigurisë, paqartësive dhe sfidave ndaj paqes e stabilitetit. Ky diskutim është më aktual në një mjedis ndërkombëtar ku mbizotërojnë tensione dhe konkurrencë gjeopolitike në rritje”. Hasani nënvizoi se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për sigurinë e kontinentit evropian. “Argumenti ynë kryesor për integrimin…
GJKKO ka dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste për çështjen e tjetërsimit të 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg. GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Vezir Gjikokën, dhe nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 1 vit e 4 muaj Jerasimo Basho dënohet me 3 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 2 vite burg. Hetimet treguan se Goro përcolli pranë…
Adriatik Lapaj, kreu i “Nismës Shqipëria Bëhet”, reagoi sërish për përfshirjen e prindërve të anëtarëve të koalicionit në listën e mbyllur. Ai thotë se nuk ka kandidat kryetarësh, por garë. Postimi i plotë: Kanë nisur krejt tytat e baltës për të denigruar zgjedhjen tonë që prindërit tanë të jenë në listat e mbyllura si garanci për garën tonë në listat e hapura. Me gjasme ne po kandidojmë baballarët. A të mjerë që s’u ngopët duke e shqyer këtë vend! Ne po shkojmë me lista të hapura, pra do garojmë. Nuk ka kandidat kryetarësh, por garë. Prindërit tanë janë aty që…
Azilkërkuesit në Austri nuk do të kenë më të drejtë të tërheqin pjesëtarët e afërt të familjes. Ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar, tre partitë e koalicionit të ri qeverisës në Vjenë kanë vendosur mbylljen e praktikës së njohur të bashkimit familjar. Kabineti qeveritar ra dakord me këtë ndryshim kyç në ligjin e azilit, i cili tashmë do të kalojë për votim në Këshillin Kombëtar, e më pas në parlament. Kancelari Christian Stocker i partisë popullore konservatore (ÖVP) e argumentoi këtë hap, me tejkalimin e kapaciteteve pranuese të Austrisë – veçanërisht në sektorin e arsimit ka mbingarkesë. “Në vitet 2023…
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë cakton 16 marsin për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 31 janar, me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e…
Shtyhet seanca gjyqësore për “Sterilizimin”. Shkak u bë mungesa e te pandehurës Naile Ajazi për arsye shëndetësore ndërsa dhe mungoi dhe mbrojtja e saj ligjore. Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 3 prill në orën 12:00. I pranishëm në seancë ndodhej dhe ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rapaj. Ky i fundit paraqiti kërkesën që të mbrohej nga një avokat italian, por gjykata i sugjeroi të kërkojë leje nga dhoma e avokatisë shqiptare.
Kreu i PD Sali Berisha, ndërkohë që fliste për listat e partive të dorëzuara mbrëmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për parlamentaret e 11 majit, deklaroi se listat e PS përbëhen nga hajdutë dhe patronazhistë. Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se nëse do të krahasohej Ceno Klosi me Petro kocin, ky i fundit do të dilte i pastër “qelibar”, duke iu referuar këtu faktit që Klosi është në listat e PS edhe pse është nën hetim nga SPAK. “Lista e hapur është hajdutë dhe patronazhistë. Ceno Klos të dytë nuk vënë nëse do ta krahasosh me Petro…
Prokurorët belg thanë të enjten se disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian. Sipas prokurorëve, janë kryer 21 kontrolle nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flandër, Valoni dhe Portugali. Prokurorët nuk zbuluan emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme. Ata thanë se korrupsioni, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve të rreme besohet se kanë ndodhur rregullisht dhe “me shumë diskrecion” nga viti 2021 deri më sot. Kjo ka ndodhur “nën maskën e…
Ervin Ceca ka marrë postin e kryetarit të bashkisë Berat. Kryebashkiaku i mëparshëm dha dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit.
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka marrë sot vendimin në lidhje me ankimimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, për masën e sigurisë “Arrest me burg”. Në përfundim të seancës, avokati Maks Haxhiaj u shpreh se organi i akuaës nuk paraqiti asnjë provë të re, ndërsa u shpreh se shpreson që të jetë Gjykata e Lartës ajo që do të vendosë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt. Sipas tij “Arresti me burg” është një masë absurde kur subjekt i saj është persona që është zgjedhur 3 herë nga qytetarët si kryetar bashkie. Avokati Maks Haxhiaj: Prokuroria nuk solli…
Pezullohet lundrimi detar në Vlorë deri në datë 15 mars. Kapiteneria e Portit të Vlorës njofton se për shkak të motit të rënduar, me erë të fortë, pezullimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit vijon edhe prej datës 13 mars deri në datë 15 mars. Kapiteneria e Portit të Vlorës konfirmon se trageti i linjës me Italinë do te vijojë normalisht itenerarin e përcaktuar. Situata nga moti vijon me erë të fortë, ndërsa forca e detit arrin nga 6 deri 7 BF dhe lartësia e dallgëve nga 1,5 deri në 2 metra.